Lufta e trete boterore!

Marla

Quo Vadis!
LUFTA E TRETE BOTERORE... ...tashmë ka filluar.

Mes Globalistëve pa Atdhe dhe Patriotëve.
Mes Njerëzve pa Familje dhe Njerëzve që e duan Familjen.
Mes Njerëzve pa din e iman dhe Njerëzve që njohin Zotin dhe Nderin.
Mes Urryesve dhe Dashuronjësve. Mes Injorantëve dhe Të Diturve.
Mes Idiotëve dhe Të Zgjuarve.
Mes Trushplarëve dhe Mendjendriturve.
Mes Llumit dhe Vlerës.
Mes Teneqeve të zhurmshme dhe Arit të heshtur. Mes Amorales dhe Morales.
Mes Histerikëve dhe Racionalëve.
Mes Skllevërve të Axhendave Monstruoze dhe Njerëzve të Bukur e të Lirë. Hienat kundër Sorkadhes. Deep State i Establishment kundër Shtetit Legjitim. Të parët të armatosur me urrejtje, covid, censurë, BLM, Antifa, marksizëm, Fake News, zjarr, hekur dhe miliarda dollarë. Të dytët veç me Dashurinë për Jetën, Nderin, Të Vërtetën, Ligjin, Biblën a Kuranin, Budën a Konfucin, dhe me besimin te E Mira. Kurrë më parë Liria e Fjalës dhe e Mendimit nuk është vrarë si sot. Mediat kriminale dhe Taborret e tyre sociale po çensurojne jo vetëm njeriun e zakonshëm, por edhe mendjet më të ndritura të Shkencês, Kulturës, Historisë dhe Humanizmit. Çensurohen mijëra mjekë, dijetarë, shkencëtarë, gazetarë, politikanë, shkrimtarë, filozofë. “Krimi” i tyre: E Vërteta! Po flaken nga puna mjekë, gazetarë, ekspertë, pedagogë, juristë që mendojnë ndryshe nga Njerëzit e dhunshëm të Axhendave. Në asnjë diktaturë jakobine, bolshevike, fashiste, naziste apo juntë ushtarake nuk janë arritur të tilla nivele kriminale të kontrollit të Mendimit. Autoçensura e amerikanit të sotëm është më e frikshme se heshtja e shqiptarit të djeshëm. Antishteti po e mposht shtetin. Epoka e Antikrishtit me Che Guevarën në gjoks dhe Djallin në mendje. Policia e Mendimit e George Orwell në funksionim të plotë. Dhe si në çdo luftë botërore historinë do ta shkruajnë fitimtarët. Dhe si në çdo luftë botërore betejat e para i fiton E Keqja. Deri në momentin kur e mbarsur nga Dashuria jonë Sorkadhja do të lindë Luanin. Dhe atë ditë ata njerëz që do t’u ketë mbetur sadopak cipë do të skuqen nga turpi. Nga të dy palët. Dhe do të digjen në të njëjtin Ferr Moral. Ata të tyret që gënjyen. Edhe këta tanët që heshtën.


Artan Gjyzel Hasani
 

Drejtori

Karikaturistikarikaturonnjekarikaturkarakteristike
ti coc po pi qe postoj gjona satanike.. :p :p
 
Top