Lufta me pandeminë/ Si po konkurrojnë SHBA-ja dhe Kina për të qenë superfuqia më e madhe botërore

Lufta me pandeminë/ Si po konkurrojnë SHBA-ja dhe Kina për të qenë superfuqia më e madhe botërore​

1613673029872.png

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të “riparojnë” e “gjallërojnë” bashkëpunimin me aleatët e tyre evropianë ndërsa Uashingtoni dhe Pekini po shihen si konkurrentë në Evropë lidhur me mbështetjen për sigurimin e vaksinave si dhe rimëkëmbjen post-pandemisë.


Presidenti Joe Biden pritet të flasë të premten virtualisht në Konferencën e Mynihut për Sigurinë.

Të enjten, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të bisedojë virtualisht me homologët e tij francezë, gjermaninë dhe nga Mbretëria e Bashkuar (i ashtuquajtura E3), rreth asaj që zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price i quajti “sfida të përbashkëta globale”.



Zoti Blinken do të marrë pjesë gjithashtu në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në 22 shkurt me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell. Fjalimi i Presidentit Biden të premten vjen pas një zotimi nga ana e Presidentit kinez Xi Jinping për të rritur në vitet e ardhshme importet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) drejt tregut kinez.

Javën e kaluar, zoti Xi kryesoi një takim virtual të nivelit të lartë, me udhëheqës e zyrtarë nga i ashtuquajturi blloku “17 + 1”, duke i vënë syrin hyrjes në tregun evropian të vaksinave kundër COVID-1-s ndërsa pohonte ndikimin e Kinës në rajon.
Grupi 17 + 1 u krijua në 2012 ndërsa Kina kërkonte bashkëpunim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Dymbëdhjetë prej tyre janë anëtarë të Bashkimit Evropian.

“Kina është e gatshme të shqyrtojë në mënyrë aktive nevojat për vaksina nga ana e vendeve të EQL-së” tha zoti Xi, duke përmendur Serbinë dhe Hungarinë si dy vende që kanë filluar tashmë të kryejnë programe vaksinimi në mbarë vendin me vaksina kineze.

Në pesë vitet e ardhshme Kina synon të importojë, më shumë se “170 miliardë dollarë amerikanë mallra nga vendet e EQL-së”, tha zoti Xi, duke propozuar krijimin e një tregu fermash me shumicë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, në një përpjekje për të dyfishuar ekspertet bujqësore nga keto vende drejt Kinës si dhe për të rritur tregtinë bujqësore me to me 50% gjatë pesë viteve të ardhshme.

Thirrja e Pekinit drejtuar vendeve evropiane vjen ndërsa Uashingtoni po shton përpjekjet rreth asaj që zyrtarët e cilësuan, “gjallërim i aleancave kryesore” dhe kthim në multilaterizëm.

“Administrata Biden-Harris është e përkushtuar për thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët tanë mbi Kinën, duke filluar me Evropën”, i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Ne i njohim partnerët tanë evropianë, interesat dhe marrëdhëniet e tyre dhe nuk po i detyrojmë ata të zgjedhin mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, ne mbetemi të shqetësuar pasi Kina i ka përdorur shpesh organizatat shumëpalëshe si një mjet për të avancuar interesat e saj ekonomikë, kombëtarë, ato të lidhura me sigurinë dhe politikën e jashtme në kurriz të paqes dhe prosperitetit të vendeve të tjera, respektimit të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha zëdhënësi.

Vëzhguesit rajonalë thanë se zoti Xi u prit ftohtë në samit. Gjashtë vende zgjodhën të dërgojnë ministra në vend të krerëve të shteteve në samitin virtual, niveli më i ulët i përfaqësimit në nëntë vite.

Të gjashtë vendet janë Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania dhe Sllovenia.

Vëzhgues të tjerë thanë se suksesi më i madh i Pekinit në samitin virtual ishte të provonte se blloku 17 + 1 “nuk ka vdekur”, ndërsa vënë në dukje se zoti Xi nuk arriti të tërheqë të gjithë krerët e shteteve të EQL-së për të marrë pjesë, pavarësisht ftesave personale dhe “veprimeve të dëshpëruara” të Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.

“Asnjë ndikim i prekshëm shtesë i fituar në BE nga Pekini” shkruante në Twitter Jakub Jakóbowski, bashkëpunëtor i vjetër i Qendrës për Studime Lindore, me bazë në Varshavë.

Në janar, Serbia mori një milion doza të vaksinës kineze kundër COVID-it Sinopharm, duke u bërë vendi i parë evropian që përdor vaksinat kineze. Serbia dhe Kina kanë mbajtur lidhje të ngushta ndërsa kompanitë kineze investojnë me miliarda euro në infrastrukturë e projekte në fushën e energjisë në Serbi.

Gjithashtu në janar, Hungaria u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian që miratoi vaksinën kineze Sinopharm. Shumë vende të BE-së mbështeten tek vaksinat e siguruara nga kompanitë amerikane Pfizer e Moderna./ VOA
B; G.shqip
 
Top