Lumturi është...

Shoku_vjeter

Anëtar i Nderuar
1- Kur di cfare do nga jeta.
2- Kur je krenar per ate qe ben.
3- Kur motiv te behet familja.
4- Kur gezon dashurine e prinderve dhe ja u di
vleren pa i humbur.
5- Kur ke shok, miq, qe kujtohen per ty sistematikisht.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Ta kesh shpirtin plot nga njerezit qe do dhe te duan dhe te falin dashuri, emocione pozitive. Per kaq ka nevoje njeriu.

Per eksperienca specifike lumturie pastaj, ka plot (per shembull te udhetoj ne nje vend te ri, te kem mbaruar dicka me sukses, kur e kam çliruar trurin nga mendimet qe me rendojne, te kujtoj kohera te vjetra qe na sjellin te qeshura me miqte etj).
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Te jesh i kenaqur me ate qe ke, duke filluar nga shendeti ( po e pate)
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Kur ne zemer ke Zotin,
E di se cdo te mire e ke nga Ai.
Kenaqesh me cdo gje qe posedon dhe
nuk lakmon apo xhelozin cfare ka tjetri.
Atehere do te jesh i lumtur.
Veshtiresite apo sprovat e jetes mund te te lodhin ose merzisin per nje periudhe por nuk munden te ta marrrin lumturine.
Sepse lumturia e vertete jeton
brenda Nesh!
Ne shpirt! Si te kesh shpirtin aq lumturi do kesh dhe ne jete!

Nese do permendja detaje do e nisja nga familja ( te kete harmoni mes njeri tjeterit- nje familje pa konflikte, zenka te renda)e duke vajtur tek miqte, tek puna, tek udhetimet, tek kafja duke pa 1 film, perqafimet qe te mbushin zemren, dhuratat qe ben e te behen, nje mesazh nga dikush qe eshte kujtuar per ty, nje cokollate, nje bisede, e shume e shume te tjera.
Cdo detaj i jetes!
 

DeliriumMind

Speak the truth, even if your voice shakes 🦁☀️
Lumturia per mu eshte Eren, engjelli im pa krah por qe krahet mi vendos cdo here qe me mbush me puthje dhe me thot qe jam embelsira tij.
E kam rritur ad alto contatto, nate dhe dite (kur skam punuar) gjithmon prane meje... nuk pranoj qe asnje ti prishi endrrat dhe ta lendoj. Qoft dhe thjesht batut... e lej te lire te sperimentoj dhe te gezoj, te digjet, te ngacmoj dhe te gaboj por gjithmon duke i mesuar te miren dhe te keqen. Qe te kuptoj se cdo veprim e ka nje pasoj... dhe tani qe ka mesuar te komunikoj dhe te shpreh emocionet, me qorton kur derdh ndonje lot qoft dhe gezimi ?
E di qe sdo te kem mundesi ta mbroj ne cdo moment, por deri sa te jem gjall, eshte motivi jetes time.
Eshte shpirti im i vogel... dhe nuk pranoj keshilla te jo-kerkuara. Buzeqeshja e tij eshte plot ngjyra... rrezaton mes te gjithve dhe sjell humor te mire kudo.
Nuk dua asgje me teper nga jeta.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Lumturi eshte kur ndjen se gjumi po vjen dhe do i ver Pauze ksaj dhimbje koke qe me shkalloi ?
 

Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar
Lumturi eshte kur njerezit qe te rrethojne te falin dashuri dhe buzeqeshje cdo dite edhe kur ti ndihesh i / e harruar ose e merzitur
 

Katil

Antarë i Respektuar
T rrish i gjys dite në forum pasi ke 4 muaj që futesh nga 1 min ndit:p
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Kur shkon me ba gjumin dhe e din se gjith familjan jan shendosh,dhe zgjohesh po me kete ndjenje..tjerat jan kalimtare?
 

Marla

Antarë i Respektuar
Schopenhaueri ka thene, jeta luhatet si lavjeresi, nga e majta ne te djathte, mes vuajtjes dhe kokeçarjes . Ja kjo eshte lumturia.
 
Top