• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Majlinda Bregu reagon për marrëveshjen dhe zbulon gabimin e Lulzim Bashës

legjenda

Tetova
Deputetja e PD dhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu
Deputetja e PD dhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës.
Në një postim në FB, Bregu tha se ajo që ka rëndësi është që PD do të marrë pjesë në zgjedhje dhe vota nuk do t’i mohohet askujt!

“Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranoien e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm”, shprehet Bregu.

Reagimi i Majlinda Bregut
Detajet teknike të Marrëveshjes Politike për mua sot janë të parëndësishme.
Rëndësia e të sotmes është se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Kjo është ajo që desha dhe për hir të kësaj nuk zgjodha heshtjen komode, por vendosa t’I them hapur c’kisha.
Këtë deshën dhe për këtë u përpoqën të gjithë miqtë europianë e ata përtej oqeanit.

Kjo është ajo për të cilën u investuan Partitë Popullore Europiane dhe këtë kishte bazë paketa e 25 Prillit e propozuar nga David McAllister.

Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranoien e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm.
Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për tu organizuar për zgjedhjet.

Por më mirë vonë se kurrë. Rëndësi ka që Vota nuk do t’i mohohet askujt!
Një Falenderim për të gjithë miqtë që u përpoqën të na ndihmonin me arsye, kur arsyeja e shëndoshë ishte ajo që na mungoi
http://www.botasot.info
 
Aver

VIP
"Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranoien e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm”, shprehet Bregu.
Po me pelqen Majlinda.
 
Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Po me pelqen Majlinda.
Sdo ishte keq ta shihnim edhe ne drejtimin e PD....

Me ben nje gje pershtypje me keta perfaqesuesit e PD.

Kam bindjen qe duhet te jene komplet tjeter nga cfare shfaqen ne TV, duket sikur vete struktura qe drejtojne i imponon kete lloj qasje, te eger, te vrazhde, te ndyre nga goja. Nje menyre te shprehuri sa te con ne neveri ....bhoooo
 
Pajtohem, kjo nga fillimi eshte konstruktive ne zgjidhjen e ketij problemi.

Femer me dy pale tope. Tjeret servila te Bashes.
 
Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Pajtohem, kjo nga fillimi eshte konstruktive ne zgjidhjen e ketij problemi.

Femer me dy pale tope. Tjeret servila te Bashes.
dhe sot me shume kurre doli ne pah....ku jane Ristani?, Paloka? and company???

Majlinda si pedagoge ska te dyte, mos humbi pike qe ju fut politikes?
 
Aver

VIP
dhe sot me shume kurre doli ne pah....ku jane Ristani?, Paloka? and company???

Majlinda si pedagoge ska te dyte, mos humbi pike qe ju fut politikes?
Si pedagoge nuk e njoh. Si politikane me duket Ok.

E ka karizmen qe ta merte kjo drejtimin e PD-se. Kush e le se.
 
Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Si pedagoge nuk e njoh. Si politikane me duket Ok.

E ka karizmen qe ta merte kjo drejtimin e PD-se. Kush e le se.
se mori Olldelja...do e marri kjo!
"republika e re" teorike....s'le gje ne kembe!
 
Opium

Dyrrah
Keto jan njerez qe i duhet shqiperis , jo te gjithe i dalin kunderi kryetarit dhe servilave.
Gjithesesi oraginizim partiak ne shqiperi eshte akoma me zona influence si ganstera te vjeter , dhe brezi qe e pason mesohet me menyrat e tyre per te mbijetuar ...
 
Fatkeqesisht femrat si Bregu jane shume te rralla ne politiken shqiptare.
Por nuk eshte rastesi ama qe Bregu ka qene kritike qe ne fillim.
Ka te beje me te kaluaren e saj si ministre integrimi dhe si interlokutorja me e besueshme e qeverive Berisha.
Bregu vazhdon sot e kesaj dite te ruaje kontaktet qe ka pasur ne EU.
 
Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Fatkeqesisht femrat si Bregu jane shume te rralla ne politiken shqiptare.
Por nuk eshte rastesi ama qe Bregu ka qene kritike qe ne fillim.
Ka te beje me te kaluaren e saj si ministre integrimi dhe si interlokutorja me e besueshme e qeverive Berisha.
Bregu vazhdon sot e kesaj dite te ruaje kontaktet qe ka pasur ne EU.
Hajde bejme nje interpelance dhe kerkojme qe Bregu te zeri vendin e Bashes....B per B nuk verehet shume diferenca
 
Hajde bejme nje interpelance dhe kerkojme qe Bregu te zeri vendin e Bashes....B per B nuk verehet shume diferenca
Majlinda e beri zevendesimin e vet.
Ne Kryesine e PD saluli e zevendesoi me Albina Deden.
Patozin sa per dijeni e zevendesoi me Salianjin.
Le ta krrujne akoma me gjethe fiku po ja mbajti.
 
Top