Makinat elektrike/ Volkswagen kërkon të mundë Tesla-n në lojën e vet

-640-0-605347cc024a3.jpg

VW mund të jetë një markë më pak “trendy” sesa rivali i vet amerikan, por e ka marrë sfidën e makinave elektrike po aq seriozisht.

Këtë javë VW lajmëroi se do të shtojë qendrat e prodhimit të makinave elektrike dhe do të investojë me dhjetëra miliard euro në krijimin e baterivae të cilat do të mund të zgjasin për më shumë kilometra dhe të japin performancën e një makine me motor tradicional.

“Qëllimi ynë është të nisemi nga një pozicion i avantazhuar në krahasim me konkurrentët tanë”- ka thënë presidenti i VW Herbert Diess, i cili parashikon se brenda një dekade makinat elektrike do të ndeshen më shpesh se ato me karburante.

Sipas planit të ri, pritet që VW të mund të krijojë një sistem “software” për makinat e veta që do i japin drejtuesit një eksperiencë interaktive dhe mundësinë që të ketë më shumë opsione nga sa ishte imagjinuar më parë në një makinë.

Natyrisht, kompania “Tesla” ka qenë e para që krijoi inovacion në këtë fushë, por është evidente se tashmë VW po bëhet konkurrenti më i fortë i saj, duke tejkaluar në investime edhe Benz-in apo BMW në planet për tranzicionin drejt transportit privat elektrik.

Tiranapost.al
 

Attachments

  • -640-0-605347cc024a3.jpg
    -640-0-605347cc024a3.jpg
    46.4 KB · Shikime: 0
  • -640-0-605347cc024a3.jpg
    -640-0-605347cc024a3.jpg
    46.4 KB · Shikime: 0
Top