Mallkimi i historise shqiptare

Lauri

Anunnak
Nata e 21. gushtit 1823

Nata ogurzeze e dt.21-gusht-1823

Prane lokalitetit Karpenisi(Greqi)ku dy nder luftetaret dhe kapedanet me te shquar te Kombit tone u gjenden perballe njeri-tjetrit ne nje duel per jete a vdekje,perleshje e pergjakshme trup me trup e cila perfundoi me vrasjen e Luanit Suliot"Marko Bocari"nga duart e Kapedanit te fuqishem Mirditor"Lleshi i Zi,Gjomarkaj"(Luftetari me i frikshem i kohes se tij)..........

Keto Shqiptare te medhenj u gjenden ne vendin dhe kohen e gabuar,por edhe ne sherbim te dy kauzave respektive te cilat realisht nuk ishin ne sherbim te ceshtjes se tyre Kombetare por n.q.s rrethanat e kesaj dite i analizojme brenda kontekstit historik te kohes,nuk duhet te marrim guximin qe te gjykojme asnjerin prej tyre.......


marco4_zps3pibhjol.jpg

Lleshi i Zi i Gjonmarkajve ( ? - 1837)

I pari, Kapedani i fuqishem mirditor: Lleshi i Zi, i Gjomarkajt 1837
Ishte ne sherbim te Pashait te Shkodres,Mustafa Pashe Bushatlliut [1796 - 1860]
Kapedani i fuqishem Mirditor;Lleshi i Zi,Gjomarkaj(?!..-1837)ishte ne sherbim te Pashai te Shkodres,Mustafa Pashe Bushatlliu(1796-1860)te cilin e kishte urdheruar Sulltani per te mbledhur forcat dhe per te shtypur kryengritjen greke per pavaresi nga Perandoria Osmane dhe perkrah Mustafait qendronte aletati i tij besnik nga Oroshi"Lleshi i Zi,Gjomarkaj"i cili komandonte truprojen personale te Pashait te Shkodres qe perbehej nga 500-Luftetare te zgjedhur nga Treva autonome e Mirdites."Lleshi i Zi"edhe pse me i madh ne moshe,ishte nen komanden e nipit te tij"Dode Preng Lleshi"sepse provizorisht,paria i takonte nipit te tij sipas rregullave te paracaktuara te"Deres se lavdishme te Gjomarkajve"por realisht(de facto)per gjithcka veprohej ne baze te vullnetit te te fuqishmit"Lleshi i Zi"sepse vete Mustafa Pashe Bushatlliu i besonte edhe jeten......"Lleshi i Zi"ishte nje personalitet shume imponues por edhe shume i frikshem per te gjithe armiqte e tij pasi ai njihej per brutalitetin dhe mungesen e meshires kundrej cdo armiku i cili guxonte qe te behej pengese per Autonomine e Mirdites dhe sidomos per ambiciet e tij personale.....Ishte trupmadh,shume i fuqishem,besnik deri ne vetemohim,aspak tolerant me armiqte e tij,hakmarres i pashpirt por shfaqej edhe si nje Katolik i devotshem(Filipopol,Bullgari).Emertimin"I Zi"e ka marre nga pamja e tij,pasi autoret e kohes e pershkruajne si nje burre shume te gjate dhe te fuqishem me ngjyre te zeshket te lekures dhe me nje pamje shume te eger prej Malesori te vertete te armatosur gjer ne dhembe,qe vishej gjithmone me te zeza dhe ne fushen e betejes te kallte friken deri ne palce........Ishte pikerisht merita personale e"Lleshit te Zi"i cili e katerfishoi siperfaqen e Treves se Mirdites brenda nje intervali kohor shume te shkurter duke e cuar numrin e Bajrakeve te Mirdites nga 4-5 deri ne 12-Bajrake qe perfaqesojne Mirditen e sotme etnografike e cila eshte e ndare padrejtesisht si pjese integrale e 8-Bashkive te reja qe jane krijuar nga reforma administrative territoriale e vitit te kaluar(Mirdite,Lezhe,Vau i Dejes,Puke,Fushe-arrez,Diber,Burrel&Kurbin)........etj.

marcco2_zpsmttuxzwh.jpg

Marko Bocari (1788-1823)

I dyti "Kapedani&luftetari Suliot;Marko Bocari(1788-1923)"ishte personaliteti me i jashtezakonshem qe ka dale nga Treva martire e Sulit dhe gjithashtu ai ishte nje intelektual i mirefillte i kohes qe njihet per botimin e fjalorit te pare Shqip-Greqisht te cilin e ka punuar ne ishullin Shqiptar te Korfuzit.Sipas gojedhenave,familjet e vjetra Suliote;"Bocari&Xhavella"ishin pasardhesit e drejtperdrejte te 200-Luftetareve te hyjnorit"GJERGJ KASTRIOTI"te cilet pasi sherbyen edhe nen Komanden e Princit famemadh"LEKA I III-te DUKAGJINI(i caktuar si i tille me amanetin e GJ.KASTRIOTIT ne diten e tij te vdekjes;17-janar-1468)",keto luftetare te shenjte nuk pranuan qe ta braktisin Atdheun e tyre te shejnte"Arberine"por moren Familjet e tyre dhe migruan drejt jugut te Arberise per ne malet e larta te Sulit(Epir)ne perendim te qytetit te Janines dhe ne pjesen lindore te Treves se Camerise tone martire......Ketu ata ja arriten qe me forcen e armeve,te ruajne pavaresine e tyre te plote nga Perandoria Osmane por edhe Besimin e tyre Ortodoks deri ne diten kur u masakruan nga Ali Pashe Tepelena dhe ku pjesa me e madhe prej tyre u detyruan qe te braktisin"Malet e Sulit"dhe te shkrihen me popullsine greke duke humbur gradualisht Identitetin Kombetar Shqiptar,sic ndodhi edhe me familjaret e"Marko Bocarit"te cilet luftuan duke dhene jeten per pavaresine e Greqise dhe gjithashtu hodhen bazat e shtetit te ri grek se bashku me mijera Arvanitas te tjere........"Marko Bocari"pershkruhet nga autoret e huaj europiano-perendimor si;nje burre trupmadh,luftetar i fuqishem,i mirearsimuar,shume besnik,Ortodoks fanatik,i adhuruar nga te gjithe vellezerit e tij Arvanitas(Shqiptaret e Greqise),frymezues i kryengritjes greke per pavaresi dhe modeli me i persosur i heroit kombetar sipas definicioneve te shumta te autoreve te ndryshem europiane."Marko Bocari"ishte pikerisht Kryetrimi i cili ju pergjigj menjehere thirrjes per ndihme nga ana e ish armikut te tij te perbetuar"Ali Pashe Tepelena(1740-1822)"nderkohe qe ky i fundit kishte mbetur i rrethuar nga ushtria osmane ne ishullin e liqenit te Janines ku po rezistonte krejt i pashprese pasi tashme e kishin tradhetuar te gjithe miqte e tij besnike por edhe vete 4-djemte e tij te cilet ishin bashkuar me Sulltanin."Marko Bocari"i erdhi menjehere ne ndihme Pashait plak ne krye te luftetareve Suliote,por tashme ishte shume vone pasi koka e tij u pre nga shpata e tradhetise!!!............."Marko Bocari"ishte misherim i virtyteve me te larta te nje Burri Shqiptar por vendi,koha ne te cilen ai jetoi e sidomos infuenca anti-Shqiptare e Kishes Ortodokse greko-bizantine e tjetersoi duke e larguar nga lidhjet e tij te gjakut(perkatesia Kombetare Shqiptare)por gjuha e tij amtare dhe fjalet e tij te fundit perpara se te jepte shpirt,ishin ne gjuhen e embel;"Arvanitika(Shqip-dialekti Tosk)".

marco3_zpstlklnd5f.jpg Ali Pasha

Ne shatoren e Kapedanit nga Mirdita
Heori suliot,Marko Bocari, nderrmer nje sulm vetevrases ne tentativen per ta vrare Komandantin e pergjithshem te ushtrise osmane Mustafe Pashe Bushatlliun,duke depertuar fshehtas gjate mesnates deri ne zemer te pararojes osmane,e cila perbehej nga 3.000 luftetare shqiptare nga Pashalleku i Shkodres ku 500 prej tyre ishin katolike nga Mirdita me ne krye te Dod Preng Lleshin dhe xhaxhane e tij,Lleshi i Zi.Marko Bocari u nis me 350 luftetare suliot dhe sulmoi kampin osman qe ishte vendosur prane qytetit te vogel Karpenisi dhe duke u zvarrisur arriti deri prane shatores se Mustafe Bushatliut ,por gabimisht sulmoi shatoren e prijesve katolik (Dode Preng Lleshit dhe Lleshit te Zi) qe ndodhej prane shatores se Komandantit te pergjithshem.Aty per aty, filloi nje luftim i pergjakshem me mirditorin Lleshi i Zi,i cili pasi e mundi me jatagan Marko Bocarin nxorri koburen e tij dhe e qelloi ne koke.Sipas gojedhenave Marko Bocari kur po jepte shpirt,psheretiu ne gjuhen shqipe,gje qe shkaktoi hutim te vrasesi i tij Lleshi i Zi i cili mbeti i shtangur ne vend.Legjenda thote qe ai shfryu me fjalet " Pse flet shqip,a je shqiptar ...".Plumbi i shkrehur nga arma e Lleshit te Zi,shkaktoi vdekjen e heorit arvanitas,por zhurma e saj zgjoi gjithe kampin dhe te gjithe u versulen kunder luftetareve suliot,duke masakruar shumicen e tyre...Trupi i pajete i Marko Bocarit u terhoq zvarre nga bashkeluftetaret e tij,duke mos lejuar qe kufoma e tij te perdhosej nga ushtrija osmane.
Mbas disa ditesh,Marko Bocari u varros ne Misilongji.Varri i tij u perdhos tri here nga ushtrite osmane,por emri i Marko Bocarit u be simboli i rezistences dhe pavaresise se Greqise duke qene qind-per-qind gjak shqiptari.
[P.Zefi]

marco1_zpsvdhhyzoj.jpg
Luftetaret suliot terheqin trupin e Marko Bocarit nga kampi i luftes
Vrasja e Marko Bocarit.
 
Last edited by a moderator:

Lauri

Anunnak
Titulli: Mallkimi i historise shqiptare

Te terheq gjaku Jana..:)
 
Top