“Mami e keqe!... Pse UNث duhet të fle”?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
"Fëmija im më bërtet 'mami e keqe', kur është i mërzitur me mua. Si duhet të reagoj?"
Në kohën kur fëmija arrin moshën shkollore, me siguri që ka më shumë kontroll të zemërimit të tij dhe duhet të veprojë më mirë se më parë, Megjithatë, ai është përsëri i ndjeshëm, veçanërisht ndaj ‘padrejtësive’ që i bëhen. ( “Pse UNث duhet të shkoj të fle kur mami qëndron zgjuar deri në orën 10? Mami e keqe, të urrej!”). Kur ndodh kjo, ai ka nevojë për ndihmën tuaj që të deshifrojë ndjenjat e tij dhe ti menaxhojë ato.
mamikeqe1.jpg

Kur fëmijët tuaj 4-6, vjeç ju thonë ‘Mami e keqe!’ mos u nxitoni ti thoni që ‘Ti nuk mendon vërtet kështu’, as mos u tundoni ti thoni që ‘Epo unë të kam xhan, se ti je shume i mirë’ Ju do ta bënit atë të ndihej i turpëruar. Më mire përdorni këtë shprehje; ‘ Dukesh shumë i zemëruar. Paske shumë dëshirë të rrish edhe pak zgjuar.’ Në këtë moshë ju mund ti dëgjoni të thonë : ‘Ti asnjëherë nuk më lë të qëndroj deri vonë!’ ose ‘Ti gjithnjë më çon në shtrat në kohën kur flenë bebet!’ Në vend që t’ia ktheni me zemërim ju mund të vazhdoni ta ndihmoni që ti artikulojë ndjenjat e tij: ‘Ti do të doje të qëndroje edhe pak zgjuar.
mamaikeqe2.jpg

ثshtë e vështirë të shkosh në shtrat duke e ditur që edhe fëmijët e tjerë janë ende zgjuar’. Më pas, vendosni limitet tuaja dhe ndihmojeni të eksplorojë opsionet Brenda kufijve të tij: ‘Në ditët e shkollës, koha jote e gjumit është ora tetë- ndryshe nuk do të ndihesh i çlodhur në mëngjes. Por ti mund të lexosh një libër në krevat për pak kohë. Si të duket si ide? Edhe pse sjellja verbale e fëmijës tuaj mund t’ju duket pak lënduese, përpiquni të mos e merrni personalisht. Mbi të gjitha, ai thjesht kopjon çfarë dëgjon që thonë të tjerët në situate të tjera. Ai përkthen emocionet e forta në fjalë të thjeshta të cilat i ka dëgjuar nga të rriturit: ‘E urrej të pres në stacion të autobusit’ ose ‘E urrej kur bie telefoni ndërsa po darkojmë’. Prandaj, kujdes kur shprehni emocionet tuaja përpara fëmijës. Kujtoni që sjellja e fëmijës tuaj është normale dhe në asnjë mënyrë nuk tregon atë që ai ndjen vërtet.
Telegrafi
 

Alchohole

Moderator!
-Skane faje as prinderit,te sillesh but me femijet ti plotesosh gjithe deshirat qe i kerkon femjia menjhere po lazdrohet.Sipas mendimit tim prinderit duhet te jene pak me te vrazhde me femijet dhe qe ne moshe te vogel ti mesojne qe te kene kutlure dhe te dine se kur eshte koha e gjumit,e lojes,e TV-s dhe gjithave.Qdo gje ne kohen e vet ,asgje te mos teprohet.....
 

red~passion

E cakerdisur :)
Hmm,varet nga femija,mbesa ime e vogel qe eshte vetem tre vjece e ka kuptuar qe i pelqen gjumi,e di kur e ka orarin e gjumit dhe mezi e pret,madje po ta zgjosh nxehet jashtezakonisht shume hahaha (ketu me ka ngjare mua) dhe kerkon te fleje prape :D
Sdi te jap ndonje keshille,doja vetem te tregoja kete historine :)
 
Top