Man City

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Aguero: Do të mësoj nga eksperienca e Mançinit

Sulmuesi argjentinas i Sitit ka shënuar 6 gola deri tani, por kërkon leksione nga ish-sulmuesi italian

Sulmuesi i Mançester Sitit, Serxho Aguero, mendon se mund të përmirësojë zanatin e tij nën urdhërat e trajnerit Roberto Mançini, duke qenë se tekniku italian ka qenë një sulmues i kompletuar si futbollist. 46-vjeçari Mançini ka fituar 2 herë Serinë A, 6 Kupa Italie dhe ka zhvilluar 36 ndeshje për kombëtaren italiane. Aguero erdhi këtë verë nga Atletiko e Madridit për një shumë që mendohet të jetë rreth 38 milionë stërlina.

Argjentinasi ka qenë nga më të dalluarit në Premier Ligë, duke shënuar 6 gola dhe asistuar një tjetër gol në vetëm 4 ndeshje. Pavarësisht statistikave të suksesshme, 23-vjeçari mendon se ka ende për të mësuar, veçanërisht nga Mançini, i cili është njeriu ideal për t’i treguar si bëhen golat: “Padyshim që futbolli këtu është ndryshe nga ai në Spanjë, por do të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të fokusohem në stërvitje. Mund të mësoj shumë nga eksperienca e Mançinit si sulmues. Ai ka për të më ndihmuar dhe shpresoj të zbatoj atë që më ka mësuar dhe treguar në fushë.

Kapiteni Pas barazimit 1-1 me Napolin në Champions, kapiteni i Sitit, Vinsent Kompani, shprehet optimist: “Ndeshja e parë iku dhe tani duhet të fokusohemi si të dalim të parët në grup. U gjendëm në disavantazh përballë një ekipi të mirë dhe të fortë italian, por u kthyem në lojë dhe patëm shanse për të shënuar. Nuk luajtëm keq. Nëse luan në Champions, njerëzit presin të fitosh në fushën tënde, por mendoj se marifeti është të vendosësh veten në situata, ku duhet t’i bësh presion vetes, që të fitosh.

Gareth Berri mendon se Mançester Siti ka një skuadër, që është e fortë sa duhet për të përballuar ndeshje të ashpra si në Premier Ligë, ashtu dhe në Ligën e Kampionëve, që e nisën me një barazim 1-1 me Napolin: “Ka për të qenë një përballje e ashpër Championsi. Të luash jashtë fushës tënde në Europë dhe më pas të kthehesh në Angli për të luajtur në Premier Ligë është e vështirë, ndaj duhet të mësohemi me këtë fakt. Por kam besimin, jemi një skuadër e madhe dhe të gjithë janë të gatshëm të bëjnë një hap përpara kur duhet.”
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Man City

Mançini: Mario? Një ditë si Mesi e Ronaldo

Trajneri i Sitit

Ishte ai që i dhuroi debutimin në Serinë A dhe ishte sërish ai që e mori në Angli te Mançester Siti. Asnjë më mirë se Roberto Mançini s’mund të flasë për Mario Balotelin: “Mario është një sulmues, por talenti i tij e lejon të luajë edhe si anësor, kjo aftësi mund ta ndihmojë të rritet edhe më shumë.” Tekniku i Sitit, mes tjerash, tha se ai mund të përshtatej fare lehtë me cilindo tip sulmuesi, qoftë me një pykë si Dzeko, qoftë me një qendërsulmues “të lehtë” si Serxhio Aguero.

Më tej, Mançini vlerësoi përmirësimin gjatë 2 muajve të fundit dhe arriti deri në krahasimin me dyshen “supreme” Mesi-Ronaldo. “ثshtë më i përqëndruar në stërvitje, sakrifikon më shumë. Kur luan si zëvendësues, integrohet menjëherë në ndeshje. Sigurisht, ai kërkon të luajë që në fillim, sepse kërkon të shënojë. Pasi mbaroi ndeshja me QPR-në, më tha më pas ‘mister, nuk munda të shënoj’. Ndërsa unë iu përgjigja se goli i tij ishte të ndihmonte skuadrën në një moment të vështirë. Mesi dhe Ronaldo le të fillojnë ta presin.”
 

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Pe: Man City

Siti kalon pengesën Arsenal, diferencën e bën David Silva

Mançester Siti fiton ndaj “topçinjve” me golin e shënuar nga spanjolli, në pjesën e dytë. Skuadra Mançinit ruan vendin e parë me tri pikë më shumë se Mançester Junajtid

David Silva shënoi golin e vetëm, teksa Mançester Siti shënoi dyvjetorin e Roberto Mançinit në krye të klubit, duke qëndruar në krye të Premier Ligës, pas fitores 1-0 ndaj Arsenalit. Ekipi i shpenzimeve të mëdha të Mançinit e humbi përkohësisht vendin e parë, pasi Junajtid fitoi 2-0 ndaj QPR-së më herët ditën e djeshme. Por, anësori sulmues i Spanjës, David Silva, shënoi golin e tij të pestë sezonal dhe të 50-n e Sitit, tepër deçiziv në minutën e 53-të.

Robin van Persi, Aron Ramsi dhe Tomas Vermalen ishin shumë pranë shënimit për Arsenalin, ndërkohë që Pablo Zabaleta i Sitit u ndal vetëm nga traversa në minutën e 66-të, pas një goditjeje nga distanca. Siti ruan kryesimin me 2 pikë ndaj Junajtidit pas 16 ndeshjesh. Arsenali u rikthye sërish në Mançester, pas atij shpartallimi 8-2 nga Junajtid në “Old Trafford” më 28 gusht.

Ekipi i Arsen Vengerit ishte rikuperuar mirë pas atij shpartallimi, duke fituar 9 nga 12 ndeshjet e fundit në kampionat, duke ardhur në “Etihad Stadium” si pretendent për vendin e 4-t në renditje. Siti, i fuqizuar ndjeshëm nga miliardat e sheikëve të Abu Dabit, aktivizoi ish-lojtarët e Arsenalit, Kolo Ture dhe Samir Nasri. Megjithatë, “topçinjtë” kishin Robin van Persin, një nga sulmuesit më në formë të Premier Ligës, pasi ka shënuar 12 gola në 8 ndeshjet e fundit në kampionat.

Në një ndeshje tepër të fortë e luftarake, nuk ka patur asgjë që të veçohet se cili ishte ekipi mbizotëruar në pjesën e parë. Serxho Aguero dhe David Silva rrezikuan shpesh herë mbrojtësit e Arsenalit, por ishte portieri i Sitit, Xho Hart, ai që shpëtoi në dy raste portën e tij në 20 minutat e para. Portieri i Anglisë, u detyrua të devijonte gjuajtjet e Zhervinjos, Ramsit dhe Vermalenit në hapësirën dramatike prej 60 sekondash, përpara se kolegu i tij rival, Vojçek Shçesni, t’i mohonte golin Mario Balotelit nga shumë pranë portës, në minutën e 23-të, pas krosimit të Mikah Riçards.

Të dy ekipet ishin pretendente për ta fituar këtë takim. Van Persi u duk tepër i qetë në 30 minutat e para, përpara se sulmuesi i Holandës të drithëronte portën kundërshtare me një gjuajtje me kokë në të 32-n, e cila përfundoi jashtë, përpara se Silva të ndryshonte shifrat vetëm 7 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë.

Ish-lojtari i Valencias u tregua i shpejtë të reagonte ndaj topit të mbetur në zonë, pasi Shçesni e kishte të pamundur të ndalte gjuajtjen e fuqishme të Mario Balotelit nga brenda zonës. Ky ishte goli i 50-të i Sitit në Premier Ligë këtë sezon, nga 25 brenda dhe jashtë fushe.
 

cent

...Lontano
Titulli: Man City

Nuk ka fitues mes City dhe Liverpool
03/02/2013

2dhgv3k.jpg


Kryendeshja dhe derbi i kësaj jave në Premier League Angleze pa dyshim që ishte ai në mes të Manchester City, kampion aktual i Anglisë dhe skuadrës legjendare angleze, Liverpool, e cila përfundoi me rezultat 2-2. Fillimi i pjesës së parë ishte i barabart dhe pa shumë raste shënimi. Ndeshja fillon të ndizet pas minutës së 20. Millner depërton për mrekulli në krahun e djathtë dhe më pas bën një pasim zhagaz tek Dzeko i cili pa problem shënon. Minuta e 23-të e takimit. Por, goli i Dzekos mund të harrohet pas ishte Sturridge që hesht tifozët e City. Ai gjuan me të majtën e tij dhe Hart nuk ka shans që ta presë dhe Liverool barazon, 1-1 minuta e 29. Gerard i njohur për goditjet e tij nga larg rreth 40 metra do të godas topin aq shumë saqë vështirë që do ta kapte ndonjë portier në botë. Kundërpërgjigja e City ishte shumë e shpejt pasi ata shpeshtuan sulmet. Në minutën e 78, Peppe Reina bën një gabim amatoresk që i kushton me gol City. Këtë gabim e shfrytëzoi mirë Aguero i cili shënoi për rezultat 2-2. Liverpool, pati edhe një mundësi të mirë shënimi në minutën e 90 me Sturridge, por golin ja mohoi kësaj radhe portieri i kombëtares së Anglisë Joe Hart./lajmesport
 

cent

...Lontano
Titulli: Man City

Mancester Siti rikthehet te fitorja falë Agueros
06/10/2013
Siti rikthehet te fitorja falë Agueros “Etihad Stadium” ka qenë fatal për Evertonin. Skuadra e dytë e qytetit të Liverpulit ka pësuar ndaj Sitit humbjen e parë sezonale, edhe pse kaloi e para në avantazh. Në minutën e 16-të, Romelu Lukaku përfitoi nga një tjetër pasiguri e Haritit dhe ktheu në gol një asist të Jagielkës. Avantazhi i miqve zgjati shumë pak. Zgjati vetëm kohën që iu desh Sitit ta dërgonte sferën në mesin e fushës. Për të sjellë qetësinë te skuadra e Pelegrinit mendoi Alvaro Negredo që, pasi mori një pasim nga Jaja Ture, shtangu Tim Hauardin. Mirëpo, barazimi nuk u mjaftonte “qytetarëve”, të cilët duhet të harronin dy humbjet e pësuara brenda pak ditëve në Premier dhe Champions. Kështu, në fundin e pjesës së parë është Aguero, ai që merr mbi supe ekipin. Sulmuesi argjentinas me një parabolë perfekte mposhti portierin amerikan të Evertonit, që nuk mund të shmangte golin e dytë. Vazhdimi i lojës foli vetëm për Sitin, që do të vinte në kasafortë tri pikët në minutën e 69-të, kur “Kun” Aguero, me ndihëm e Hauardit, kthehu në gol një penallti të fituar nga Zabaleta. Pelegrini – “Nuk ishte e lehtë të konfirmoja Hartin, por e di që tani ai ka më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e ekipit. Pas ndeshjes me Bajernin bisedova shumë gjatë me të. Pas paraqitjes së sotme na duhet që të punojmë edhe më shumë”.
/Panorama.Sport
 
Top