Mariana Kondi: Nëse do më jepej mundësia, do të ikja që sot nga Shqipëria!

Mariana Kondi: Nëse do më jepej mundësia, do të ikja që sot nga Shqipëria!​

1654965143018.png
Aktorja Mariana Kondi rrëfeu në një intervistë për Report Tv rrugëtimin e saj artistik. Mariana ka pranuar sfidën e gazetarit për të peshkuar, ndërsa solli në kujtesë edhe një episod me mjeshtrin e skenës, aktorin Kadri Roshi.

“Ishte një ditë e bukur kështu si sot, kur xhironim filmin “Fejesa e Blertës”, më kujtohet kur Kadri Roshi më tha:”Do të vish të shikosh”.

I thash nuk më duket e bukur, e kur më pyeti se çfarë më dukej e bukur, i thash, ja të më vij i dashuri për shembull tani do ishte e bukur”, tha Mariana Kondi.Teksa rrëfente marrëdhëniet me aktorët e tjerë ndër vite, pyetjes së gazetarit se nëse do të bashkëpunonte më një aktor që nuk e pëlqente, Kondi ka veçuar Hervin Culin, duke e cilësuar këtë të fundit një hic.

“Unë nuk jam te ato që më një që e kanë inat nuk luajnë. Përveç drejtorit të Teatrit, madje nuk duhet thënë as drejtor se nuk është drejtor, vetëm fytyrën e atij nuk e duroj dot, ai është thjeshtë një hic, një fluks sapuni që çuditërisht nuk po ç’pohet akoma”, tha aktorja.Mariana shprehet se nuk do e ndryshonte asnjëherë këtë profesion, ndërsa ka ndar publikisht pengjet e saj më të mëdha.

”Jo nuk ma do mendja, unë në jetën time më përpara kisha një merak, tani kam dy. E para kasha merak se doja edhe një fëmijë tjetër jo vetëm një, ndërsa tani kam merak edhe largimin nga puna”, tha ajo.Ajo nuk e mohoi faktin se dëshiron të largohet nga Shqipëria.

“Që në këtë moment po të më jepet mundësia, largohem nga Shqipëria. Ndoshta nuk është keq që e them, ishalla s’ma marrin për dobësi. Dua drejtësi, qetësi, kam nevojë për qetësi…ndoshta është brezi im. Dua një park, një vend për tu qetësuar, na duhen shume liqene e shumë teatro të tjerë”, tha Mariana.

Si rrallëherë, Mariana ka folur për bashkëshortin e saj, pavarësisht se atij nuk i pëlqen kjo gjë për faktin se nuk dëshiron të bëhet pjesë e punës së saj, ajo u shpreh se edhe sot ndjehet xheloze për të
b.monitor.
 
Kjo si aktore s'me ka pelqyer kurre por kur shoh te tjere qe nuk dine as te shqiptojne emrin e vet dhe marrin role jo vetem ne kinematografi por edhe ne emisione televizive atehere nje fare keqardhje e ndjej, jo vetem per Marianen por mbi te gjitha per ne si artdashes.
Nga Shqiperia eshte bere vertete te ikesh naten pa hene!
Mire qe shteti mban interesat e oligarkeve por me administraten dhe institucionet e veta jo vetem qe nuk i sherben popullit por mundohet t'ja marre edhe ate pak fryme qe i ka mbetur
 
  • Më pëlqen
Reactions: VIP
Mua me ka pelqyer dhe me pelqen shume kjo! :D
Dhe bisedat i ka sh te lezetshme, spontane te cilterta! Ndonese kete nuk e lexova ne fakt.
😁
 
Top