• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Marketingu Online dhe Biznesi nga Shtepia

Marketingu Online dhe Biznesi nga Shtepia​

Ka shumë mënyra të reja dhe krijuese për të tregtuar produktet dhe shërbimet të paktën jo shumë të kushtueshme në mos të lira, kështu që të harxhosh shumë para për të do të ishte shumë e tepërt. Por nëse ju nuk keni para për të harxhuar ndoshta e keni paracaktuar të dështojë biznesin tuaj për shkak të mos reklamimit. Në këtë situatë njerëzit duhet të jenë tepër të kujdesshëm për të kërkuar mënyrat e lira të reklamimit
Nga Timothy Spaulding
Disa njerëz paguajnë gati verbërisht shume para për reklamat, por ka edhe nga ata që nuk kanë ndonjë buxhet për reklamat e në shumicën e rasteve nuk bëjnë fare reklama. Të dyja janë të dëmshme për biznesin tuaj dhe nuk ka ku te shkoj me keq se nga ç’ka vajtur.
Ka shumë mënyra të reja dhe krijuese për të tregtuar produktet dhe shërbimet të paktën jo shumë të kushtueshme në mos të lira, kështu që të harxhosh shumë para për të do të ishte shumë e tepërt. Por nëse ju nuk keni para për të harxhuar ndoshta e keni paracaktuar të dështojë biznesin tuaj për shkak të mos reklamimit. Në këtë situatë njerëzit duhet të jenë tepër të kujdesshëm për të kërkuar mënyrat e lira të reklamimit.

Kur vjen puna për reklamimin ka mjaft mundesi online dhe offline, të cilat do t’iu ndihmojnë të përhapni fjalën mbi faqen e Internetit dhe produktin tuaj dhe ju do të rrisni trafikun dhe të ardhurat për shkak të tij.

Në fillim, përzgjidhni botime lokale si p.sh. gazeta, stacione televizive dhe radiofonike të cilat mund të jenë të gatshme për të pranuar reklama të lira. Shpesh herë këto lloje mediash jane në kërkim të bizneseve lokale të cilat duan të theksojnë debatet ose pjesë të ndryshme të biznesit të tyre. Kjo është një reklamë mjaft e lirë në të cilën duhet të përfshiheni menjëherë. Gjithashtu sigurohuni që adresa juaj e Internetit të jetë në të gjitha materialet e printuara qofshin këto në formë dhurate ose jo. Vendosja e URL-se tuaj aty i bën njerëzit të kujtohen për te madje dhe të bëjnë kërkime mbi atë që ju ofroni.
Pra, ndërkohë që po e bëni të njohur adresen tuaj, sigurohuni që faqja juaj e Internetit është profesionalisht e përshtatshme dhe mjaft komode për konsumatorin tuaj. Sigurohuni që proçesi i kërkimit të jetë i lehtë dhe i pershtatshem po aq sa i sigurt. Përdorimi i sistemeve me pagesë si p.sh. Paypal mund të jetë një ide mjaft e mirë për ju, sepse ai të jep munësinë e kryerjes së pagesave në disa lloje të ndryshme kartmonedhash.

Reklamimi online nuk ka pse të jetë i shtrenjtë. Ju mund të dërgoni buletine informative në gazetat online dhe të gjitha kutitë e botimeve me informacionin tuaj, lidhjeve tregtare dhe disa faqeve të tjera Interneti që kanë të bëjnë me këtë. Sigurisht ju mund të bëni banera ose forma të tjera reklamimi, por nuk keni buxhetin e mjaftueshëm për t’i provuar të gjitha opsionet. Ndërsa ju rriteni, dhe buxheti i juaj i reklamave rritet gjithashtu.
Përsa kohë që ju jeni krijues dhe prokrijues në gjetjen e reklamave të lira/ falas biznesi juaj do të rritet, fitimi juaj do të rritet dhe kështu ju nuk do të shpenzoni shumë për reklamat. Mbani mend, sa më shumë njerëz e vënë re faqen tuaj të Internetit aq më shumë rriten blerjet. Sigurohuni që adresa juaj të jetë e dukshme për sa më shumë njerëz dhe në sa më shumë vende të jetë e mundur.

zeriyt​
 
Top