• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Marrëdhëniet e çiftit pas lindjes së fëmijës

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të gjithë e dinë se lindja e një fëmije modifikon jetën e një çifti dhe kjo është e paevitueshme. Për shumë muaj pas lindjes, i vogli, me nevojat dhe progresin e tij, tërheq gjithë vëmendjen dhe të mbush gjithë kohën, kënaqësitë dhe entuziazmin.
Por intimiteti i krijuar nga dëshira dhe momente në të cilat harrohet bota, zhduket duke mos i kushtuar shumë kohë njëri-tjetrit, duke bërë që shpesh raporti të mos ekzistojë.
Dhe jo vetëm se nuk ka më shumë kohë për të qenë bashkë, por edhe sepse impulsi për të bërë dashuri nuk lajmërohet më si më parë.
Po pse ndodh kjo? Disa ndryshime, fizike dhe psikologjike, janë edhe pengesa e parë nga ku nis dhe raporti. Hormonet stimulues Nuk ke dëshirë të bësh dashuri? Pas lindjes, rënia e dëshirës mund të realizojë rritjen e nivelit të prolaktinës, një hormon i prodhuar nga gjëndra e hipofizës, për të stimuluar prodhimin e qumështit nga gjëndrat e nënës.
ثshtë hedhur hipoteza se pjesa më e madhe e prezencës së prolaktinës influencon shumë në sferën emotive, nga njëra anë rrit edhe më shumë dashurinë e nënës dhe instinktin për të mbajtur fëmijën dhe nga ana tjetër tkurr dëshirën seksuale. Frika dhe shmangia te shumë femra pas lindje së fëmijës iu shfaqet “episiotomia”, ndjenja e frikës dhe mund të ndodhë që të evitojnë raportin seksual për shkak të frikës që provohet nga dhimbja. Kjo frikë reagon si një nxitës i dëshirës.
Për t‘u ndjerë shumë më e qetë, kjo nënë e re duhet t‘i nënshtrohet një vizite gjinekologjike, në mënyrë për të qenë më e sigurt për shërimin më të mirë të plagës dhe për të evituar mundësitë e ndonjë infeksioni të mundshëm, që gjithsesi mund të bëhet i bezdisshëm. Kështu këshillat e mjekut mund të bëhen një ndihmës i mirë, për vazhdimin e jetës së rregullt dhe normale në çift.
Të ndjerit nënë femrat pas lindjes, sidomos të fëmijës së parë, ndihen shumë të angazhuara në rolin e tyre të ri si nënë, aq sa nuk e ndjejnë dhe nevojën për kënaqësitë e jetës seksuale. Në fakt, një intimitet i mrekullueshëm që krijohet mes nënës dhe fëmijës ndoshta mund të bëjë që të harrohet se ekziston një tjetër intimitet, të cilit ia vlen që t‘i krijosh hapësirë.
Por duhet treguar kujdes që edhe pas kujdesit të veçantë që duhet treguar për të voglin, të mos lihet mbas dore jeta në çift. Sa të dëshiruar e ndjen veten pas lindjes. ثshtë më se normale që pas lindjes së fëmijës t’iu ketë mbetur pak bark dhe disa kile më shumë. Mjafton ky fakt që të ndiheni të shëmtuara dhe të padëshiruara dhe kjo ju ka bindur që nuk jeni më aq të dëshiruara sa më parë dhe ju mban larg nga një raport i kënaqshëm seksual.
Ndonjëherë rënia e dëshirës për të bërë seks interpretohet si një mekanizëm mbrojtjes psikologjik, i cili eliminon dëshirën për të bërë dashuri dhe shmang rrezikun e një refuzimi të dhimbshëm nga ana e partnerit. Kujdesi i baballarëve për fëmijët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në tri gra kujdeset më shumë se sa burri për fëmijët.
Një numër gjithnjë e më i madh baballarësh, për shkak të nevojave apo dëshirës, vendosin që të qëndrojnë në shtëpi për t‘u kujdesur për fëmijët. Në vendet evropiane gjërat po ndryshojnë edhe për meshkujt. Kërkimi i një leje prindërore për të qëndruar me fëmijët nuk është më kaq “skandaloz” si në të shkuarën.KS
 
Top