Marrëveshja Shqipëri- Turqi, gjuha turke lëndë me zgjedhje në shkolla

Gjuha turke është vendosur si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare.

Ky vendim është bërë i ditur nga marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë, e publikuar në Fletoren Zyrtare në 2 mars.
Kjo marrëveshje mes dy vendeve ndër të tjera parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.
Në nenin 2. pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet.
Ndërkohë që më poshtë, neni 3. pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Përmbatja e nenit tre:
Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare
Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.
Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.
Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor./Opinion.al
11-1.png

Klan
 
Attachments

  • 11-1.png
    11-1.png
    21.9 KB · Shikime: 0
  • 11-1.png
    11-1.png
    21.9 KB · Shikime: 0
Duhet te kishin futur dhe historine qe te kuptonin nxenesit Turq sa te keqinj kane qene paraardhesit e tyre me ne.?
 
Ky me keq se enveri me popujt miq. Mesuan rusishten brezi I atehershem se e kishim mire me Bashkimin Sovjetik. Tani turqishten kaja nonen lol
 
Nuk ka asgje te keq te mesosh nje gjuhe apo letersi te huaj jo, kulture eshte, problemi eshte çfare fshihet nga pas duke ditur se kush e ka lidhur marrveshjen.
 
Nuk ka asgje te keq te mesosh nje gjuhe apo letersi te huaj jo, kulture eshte, problemi eshte çfare fshihet nga pas duke ditur se kush e ka lidhur marrveshjen.
Jo jo ska asgje vertet, madje gje shume e mire eshte. Ja une tani po mesoj turqishten kot per qejf

por eshte tjeter gje tjua mesosh femijeve ne shkolla

Mendoj qe duhen mesuar gjuhet baze qe perdor bota dhe jane me te frekuentuara si gjuhe pastaj keto sekondaret
 
Jane gjuhet perendimore neper shkolla me sa di une.
Ne gjimnazet tona ne varesi te qyteteve perdoren Anglisht, frengjisht dhe Italisht.
 
Jo jo ska asgje vertet, madje gje shume e mire eshte. Ja une tani po mesoj turqishten kot per qejf

por eshte tjeter gje tjua mesosh femijeve ne shkolla

Mendoj qe duhen mesuar gjuhet baze qe perdor bota dhe jane me te frekuentuara si gjuhe pastaj keto sekondaret
Me zgjedhje thote , pra ti zgjedh
Rusishtja ishte me detyrim
 
1 stall ne fier e barabarte me gjuhe te huaj me zgjedhje.
A e kuptoni sa lire shitemi ne shqiptaret e shekullit 21
 
Me zgjedhje eshte aman. Mesa di une me zgjedhje eshte dhe spanjishtja ne shkollat e mesme Shqiptare.
Nuk me dha asnje efekt ky lajm. Ashtu sic nuk me bejne pershtypje gjuhet e tjera me zgjedhje.

Se lexova me siper qe mesohen gjuhet me te frekuentuara. Ate mos e thoni ju se turqishtja per ne shqiptaret te mbaron pune edhe ne Gjermani, hahaha
 
ke parasysh kur zbulon shqiptari rroten? cdo gje i duket gjithe lulka
se turqishtja i prishte pune ne fakt , se kane gjysmen e fjalorit me fjale turke pune e madhe fort lool
 
ke parasysh kur zbulon shqiptari rroten? cdo gje i duket gjithe lulka
se turqishtja i prishte pune ne fakt , se kane gjysmen e fjalorit me fjale turke pune e madhe fort lool
Ne fakt nuk e kuptova as debatin qe ngriti, as euforine e disave "ua sa mire" (a thua se nuk degjojne perdite turqisht ne tv) dhe as atyre qe e kundershtonin kategorikisht.
 
Lutfen abi ??
Un them si ide esht esht mir kjo per tek tema veshjeve qe saher qe t nxjerrin foto veres kto britni spirsat e forumit te vendosim nje voice atomatikisht "marshallah marshallah" ??
Hahahaha

Po se syt mesysh tani e tutna bohen per naj hoxhe mi fry ?
 
Me zgjedhje eshte aman. Mesa di une me zgjedhje eshte dhe spanjishtja ne shkollat e mesme Shqiptare.
Nuk me dha asnje efekt ky lajm. Ashtu sic nuk me bejne pershtypje gjuhet e tjera me zgjedhje.

Se lexova me siper qe mesohen gjuhet me te frekuentuara. Ate mos e thoni ju se turqishtja per ne shqiptaret te mbaron pune edhe ne Gjermani, hahaha
Hi Soul si te kam?

Nuk ka gje te keqe jo te mesosh gjuhe dhe zgjedhja vjen si free will dhe option qe te jep programi arsimor qeveritar jam dakort me ty. Sa me shume gjuhe te huaja aq me mire. Ne Bruksel dhe hollande mesojne 3- 5 gjuhe te huaja 3 i kane me detyrim me duket. Nejse

Une them qe pervec gjuheve me te perdorura ne bote shteti duhet te favorizoje gjuhet e pakicave kombetare ne zona te caktuara pra ket politike duhet te zgjedhin si dhe duhet te loboje fort qe gjuha shqipe te mesohet ne shkolla si lende me zgjedhje ne territoret e fqinjeve ku banojne shqiptare. Turqishtja sme ben sens ne arsimin publik pasi nuk kemi popullsi te tille ne shqiperi por me ben sens ne kolegjin turk privat.

Mgjate wshte ok turku na dha disa donacione per ndertim por me kusht qe te nenshkruajme dhe kete marveshje. Kam idene qe do ngelet vetem ne leter.

Fundjave te bukur hun! ?
 
Ky me keq se enveri me popujt miq. Mesuan rusishten brezi I atehershem se e kishim mire me Bashkimin Sovjetik. Tani turqishten kaja nonen lol
Në kohën e miqësisë me Kinën, thonte im atë, duhej të mësonin përmendësh citatet e Mao Ce Dung.

Unë preferoja gjuhen arabe e kineze në shkolla, janë gjuhë që kërkohen dhe nevojiten.
Turqishtja vetëm për qëllime të shtrembërimit të historisë dhe të asimilohen sa me shumë shqiptarët me kulturën e turki-stanëve.
 
Top