Marrëveshja Shqipëri- Turqi, gjuha turke lëndë me zgjedhje në shkolla

Gjuha turke është vendosur si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare.

Ky vendim është bërë i ditur nga marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë, e publikuar në Fletoren Zyrtare në 2 mars.
Kjo marrëveshje mes dy vendeve ndër të tjera parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.
Në nenin 2. pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet.
Ndërkohë që më poshtë, neni 3. pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Përmbatja e nenit tre:
Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare
Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.
Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.
Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor./Opinion.al
11-1.png

Klan
 
Attachments

  • 11-1.png
    11-1.png
    21.9 KB · Shikime: 0
  • 11-1.png
    11-1.png
    21.9 KB · Shikime: 0
Nganjehere them, mos te ishin keto temat e turqve, nuk do te dilte ne fushe fytyra e vertet e anti-shqiptareve.

Eshte interesat se mbajn mende gjoja luften turko shqiptare te para 500 vjete e kte te kosoves vetem ne menyre siperfaqsore..
Ja pyte endrren sahere ka vizitu prekazin?asnjher se pash se foli me urrejtje per serbet sa per turqit..dhe e din pse!vetem pse jan musliman ?

Ate e kam shti nlist tzeze, sepse s'dua tshoh as tbisedoje me greke tforumit.
 
Nje korrigjim te vockel per dijetaret e forumit

Lufta ishte me osmanllinjte , jo me turqit

faleminderit dhe vazhdojme me emisionin e rradhes

kshu si e keni nis , kujtoni cik edhe luften me gjermonin e italine fashiste se e keni me te fresket
 
Joo gjermoni taliani nuk na kan pushtu..ata erdhen veq per vizit dhe iken.ata i kemi xhan?
 
Pra si perfundim marveshja qe u nenshkrua nga Rama dhe Erdogan do perdoret per leter higjenike ne tualetet e kryeministrive te vendeve perkatese. :D

Shperndahuni tani lool
 
Nje korrigjim te vockel per dijetaret e forumit

Lufta ishte me osmanllinjte , jo me turqit

faleminderit dhe vazhdojme me emisionin e rradhes

kshu si e keni nis , kujtoni cik edhe luften me gjermonin e italine fashiste se e keni me te fresket
Dmth jo ali hohe po hoxhe ali lol
 
Pra si perfundim marveshja qe u nenshkrua nga Rama dhe Erdogan do perdoret per leter higjenike ne tualetet e kryeministrive te vendeve perkatese. :D

Shperndahuni tani lool
Jo pa pi kafe me endrren Erdogani nuk ik nga dashuria se ka per popullin shqiptar?
 
Top