Marrëveshja Shqipëri- Turqi, gjuha turke lëndë me zgjedhje në shkolla


Gjuha turke është vendosur si lëndë me zgjedhje në shkollat shqiptare.

Ky vendim është bërë i ditur nga marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Turqisë, e publikuar në Fletoren Zyrtare në 2 mars.
Kjo marrëveshje mes dy vendeve ndër të tjera parashikon edhe futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.
Në nenin 2. pika 9, parashikohet shkëmbimi i përvojave në hartimin dhe përmirësimin e materialeve arsimore të përdorura në të dy vendet.
Ndërkohë që më poshtë, neni 3. pika 2, sanksionon edhe futjen e gjuhës turke në shkolla. Në këtë pikë thuhet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Përmbatja e nenit tre:
Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhëve zyrtare
Palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.
Pala shqiptare synon të kryejë një vlerësim për kërkesat, për të mësuar gjuhën turke si një gjuhë e huaj si lëndë me zgjedhje të lirë, me qëllim shpalljen e një programi pilot në gjuhën turke.
Pala shqiptare do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve turq në seminaret/kurset verore të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Pala turke do të sigurojë çdo vit kuota për pjesëmarrjen e studiuesve/studentëve shqiptarë në seminaret/kurset verore në gjuhën dhe kulturën turke.

Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor./Opinion.al
11-1.png

Klan
 

Attachments

  • 11-1.png
    11-1.png
    21.9 KB · Shikime: 0
  • 11-1.png
    11-1.png
    21.9 KB · Shikime: 0
Pra si perfundim marveshja qe u nenshkrua nga Rama dhe Erdogan do perdoret per leter higjenike ne tualetet e kryeministrive te vendeve perkatese. :D

Shperndahuni tani lool
Jo pa pi kafe me endrren Erdogani nuk ik nga dashuria se ka per popullin shqiptar?
Po nuk veshi burken Endrra ska shanse te takoje te madherishmin Erdogan lool lool
Jo mi ca femer eshte kjo..Erdogan do bej tolerim ne bikin do e pres?
 
Endrra e di un ku te dhemb ty?

Der Wind kommt aus Osten?
Ku me dhemb mua ? .. jo moj Arfe sme dhemb askund.. se aq sa kam jetu nuk do jetoj.
E pra te huaj e te percar Shqiptaret ne tokat e tyre nga sllovenia deri ne Peloponnes.
Ska rendesi nga fryn era Ost oder West.
 
Zhurme zhurme, shume zhurme,
shume zhurme

Ky eshte forumi jone forum i kontradiktes
i paqes i luftes
i zenkes dhe ...
Vazhdojeni vete tashi ?
 
Top