Martin Camaj

WxP

Antarë i Respektuar
Martin Camaj

lindi ne vitin 1925.Mbas pergatitjes ne kolegjin saverian te Shkodres dhe nje kohe te shkurter mesuesie ne fshatin Prekal u arratis nga vendi me 1948 per ti shpetuar terrorit komunist.Kreu studimet filologjike ne Beograd ,gjate kesaj kohe botoi ne prishtine dy vellimet e para poetike.Ne vitin 1956 shkoi ne Rome ,ku vazhdoi studimet e larta dhe shkroi nje doktorate mbi gjuhen e Buzukut.Bashkepunetor i ngushte i Koliqit,Valentinit,K.Gurakuqit,etj. Behet kryeredaktor i “shejzave” qe per 13 vjet do te ishte revista kulturore me e rendesishme e diaspores shqipetare.Ne fillim te viteve ’60 zhvendoset ne Universitetin e Mynihut ku si lektor me pas si profesor krijon katedren e albanologjise ,deri me sot e vetmja e ketij lloji ne vendet e gjuhes gjermane.Krahas veprimtarise “zyrtare” filologjike krijon me intensitet vepra te shumta ne poezi e proze,edhe pse ne mungese te publikut te mirfillte.Kjo veper,vecanerisht poezia qe i kalon per nga rendesia kufijte e letersise sone,eshte nje ure lidhese midis veriut letrar shqiptar dhe poezise moderne evropjane.Mjeshter gjuhe i nje kalibri prej Bogdani a Fishte,shkeputet dalengadale prej vargjeve tradicionale te poezise sone per t’u nenshtruar imazheve te veta .Bota e Camajt eshte sa shqiptare per nga natyra ,shenjat ,mitet qe percon ,po aq kozmopolite per nga trajta e saj. Vendqendrimi i tij i fundit do ishte Lenggries,vetem ai qe e ka pare Bavarine e eperme dhe fshatrat malore te saj ne nje dite te ngrysur dimri,e kupton pse Martin Camaj zgjodhi pikerisht kete vend per te ngrysur ditet e fundit te jetes se tij te gjate prej mergimtari.Zona malore e Bavarise te sjell ndermend Alpet e Shqiperise ,dhe meqenese Camaj e kishte te ndaluar kthimin ne vendin e tij keshtu qe ishte munduar te gjente dicka te ngjashme me malet e tij.Pas endjeve te shumta Camaj kuptoi se ai ishte i lire te shetiste cdo vend me perjashtim te vendit te vet.Dhe ndoshta zgjedhja e fshatit malor bavarez eshte konsideruar prej tij si kthim ne vendlindje.Pamundesia e autorit per tu kthyer ne vendlindje ka rezukltuar tragjike per jeten personale te poetit por fatlume per letersine shqipe.Sepse ate qe s’ka mundur ta beje fizikisht e ka arritur nepermjet artit te tij.Vepra e tij eshte deshmia me e mire e perpjekjes per te mos e humbur atdheun,vendlindjen.Camaj u be vazhduesi me i denje i vepres se autoreve te letersise shqipe ne gegerisht nga Budi tek Mjeda e Koliqi,ndoshta i vetmi autor modern shqiptar i denje per te vazhduar trashegimine e ndritur te tyre.E zhvilluar ne menyre te natyrshme dhe jashte presionit te letersise dogmatike te realizmit socialist,vepra e Camajt eshte niveli me i larte i zhvillimit te letersise moderne shqipe ose me sakte eshte ana tjeter e painfektuar.Nese vepra e Camajt paraqet nje univers te tere qe ngelet per t’u eksploruar nga nga lexuesi shqiptar,jeta e tij perben nje model qe i duhet sugjeruar shoqerise shqiptare.Camaj eshte intelektuali dhe krijuesi shqiptar qe e realizon vepren e tij pavaresisht rrethanave ose qe me sakte nuk i perdor kurre ato si justifikim per mosrealizimin e saj.Ai vazhdon te botoje ndonese e di mire se ato vepra per nje kohe te gjate do ishin larg lexuesit shqiptar.Komuniteti i vogel i emigranteve shqiptare qe e ka njohur Camajn e pershkruan ate si nje intelektual tejet te kulturuar ,te qyteteruar,e njerezor por te patjetersuar nga te jetuarit gjate ne perendim.Ai ishte krenar per vendlindjen e tij.Koleget shkrimtare shqiptare dhe institucionet e kultures shqiptare e denigruan dhe e fyen shpesh here,por ai nuk u soll kurre ne te njejten menyre me ta.Camaj vdiq ne mars te vitit 1992,ne Lenggries te Bavarise dhe ne nje konference qe dha pak dite para vdekjes la keto fjale per bashkatdhetaret e tij :
“Te dashun miq e vllazen shqipetare,intelektuale...gezohem pa mase se keni vendose te vleresoni vepren time:Ky vleresim na afron.Bate burrnine te me shtini ne rreshtin tuej.Ndonese te ndame prej nje gjysme shekulli,une jam i jueji e ju jeni te mijt.”
Ne vitin 1993 ne Lenggries u themelua shoqata “Martin Camaj”,nepermjet se ciles do te vazhdohet puna ne fushen e albanologjise ,bere nga ai,sidomos ne afirmimin dhe njohjen e letersise shqiptare ne qarqe boterore>Shoqaten e udheheq,gruaja e tij , Dr.Erika Camaj,e cila ne forma te ndryshme po ben afirmimin e kultures tone.


VEPRA NE GJUHEN SHQIPE:
· Nji fyell

nder male (Prishtine 1953)
· Kanga e verrinit (Prishtine 1954)
· Djella (Rome 1958)
·

Legjenda (Rome 1964)
· Lirika mes dy moteve (Munchen 1967)
· Rrathe

(Munchen 1978)
· Njeriu me vete e me tjere (Munchen 1978)
· Dranja (Munchen 1981)
·

Shkundullima (Munchen 1981)
· Poezi 1953-1967 (Munchen 1981)
· Karpa

(Munchen 1987)
· Pishtaret e nates (Prishtine 1991)
· Nen hijen e gjarpnit (Prishtine 1991)
·

Palimpsest (Munchen 1991)
· Kandili i argjendit (1993)
· Djella(version i perpunuar)

(Prishtine 1994)



VEPRA TE PERKTHYERA
· Poesie
· Selected poetry
· Gedichte


· Palimpsest
 
Last edited by a moderator:

alfonci

Veri investigatio
Martin Camaj (1925 - 1994)

Lindi në vitin 1925 në Temali, rrethi i Shkodrës. Regjistrohet së pari në gjimnazin "Xaverianum" në Shkodër, ndërsa pas një karriere të shkurtër si mësues, shkon për studime në Beograd më 1949, ku studion gjuhët sllave dhe romane. Me 1956 u detyrua, për arsye politike të shpërngulet për në Romë, ku punon për ngritjen e tij akademike, së bashku me profesor Xhiuzepe Ungareti. Në vitin 1969 studion albanologji në Universitetin e Mynihut dhe më 1970 fillon punë si pedagog. Martin Camaj vdiq më 12.03.1992, duke lënë pas një vepër shumë të çmuar artistike dhe shkencore.

-- Tre letra të Camajt, dërguar Prof. Krist Malokit --

Mbramja në nord
Eci e eci gjeti blerimin.
Tingujt e kumbonareve lanë pishat
e bredhat e shkuen me bujtë në qiell.
Qetsija e syve t´kaltër rrokulliset
nëpër pullaze t´thepisun e bahet
pasqyrë e dritave të kandilave
të shekullit t`kaluem.

Eci e eci muzgu me plaçka në krah
e para se me hy mbrenda,
e uli barrën skaj deres tue lanë shej
për ta gjetë në terr me një t´prekun,
para agimit.

Larg atyne që flasin si unë
Fishkllin erë ndër shelqe të ngime
me ujna prrojesh
veshtroj, te zanafillja, truemje
se si falen dreqit shpirt e korp,
be të forta
mbi gur, qiell e dhe.

Jam larg atyne që flasin si unë
sa hana që bie prej rrezje në rreze
e pi qumësht n´vedra lanun jashtë
për me vu mazë.

Hutini i shkambit n´agim
dhe guri n´ujë përpijnë tingullin
e kuvendit të keq: n´agim
njeriu bekon diellin si unë!

Një zog lëngon
libri i besimit te shpendeve thote:
cdo zog shtrin krahet e vdes mbi bar,
ndeshkim pse preku kufijte e ndaluem
mes qiellit e dheut.
Nji zog lengon per vdekje mbi bar:
gjethet nder lisa jane zogj e shoke
te pamberrishem
e losin me drite e diell
larg dy gur mullinjsh qe bien
si mbas ligjit njeni mbi tjetrin
pa za.

Nata e koncertit
As bora nuk asht e bardhe ne kete muzg.
Gjindja me kambe te randa vrapon
kah dritat e tingullit.
Ne sallen e koncertit edhe diktatoret
marrin vesh masen e instrumentave.
Ndegjuesit veshe-imet mbyllen syte
e kapen currila pullazesh te lashta,
djegje qytetesh e drush te thata.
Ne tempone dyte gzhatshem era
perkuli grurin deri ne toke.
Ne sallen e koncertit edhe dirigjenti
symbyll s'pau tjeter pos tingujsh
te ndezun brenda nji rrotulle terri.

C'ka i duhej Uliksit Itaka pa grue
Malli, deshire e perjetes
e jo mallengjimi, gurgull frymeshkurte
e joshi Uliksin me kthye i kulluem
atje kah ishte nise.Ne ravgime te paskaje
shtjeri edhe te mbramin petk qe kishte
amzen e pashlyeshme te vegeve ullini
dhe te duerve te grues. Shtjeri edhe petka tjera leshi e lini
e fjeti nder tesha te hueja, Uliksi,
kur harroi amzen.
Homerit s'i erdhi n'goje me thane
perse Penelopa endte per te me duer te veta
petkun magjik te kthimit.
Homeri i perngeshem u kull kujtueshem e tha:
Uliksi e Itaka pa grue-dy krena binjake dhie
me nje bri te thyem: pune e pakryeme.

Gjarpni e grueja
Ajo mbrame harroi trupin e vet
zbuluet
e ne megjes e gjeti pikture te varun
ne murin e gjane dhete pashe:
e kqyri e e kqyri dhe u zhduk.
Petkat e saj teren buze detit
me kemishen e gjarpnit mbi gure.
Shterpia tha se vjen prap, ajo,
deri mbasdite.
Mbasdite vone, gjarpni i rrejtun
doli prej nengurit
e iu zgerdhesh vetmise ndersy,
veshi kemishen e vjeter e shkoi
me fjete.

Nder mija trajta ideja
Prej dite ne dite nji tingull
treqind e gjashtedhete here
prej zgjimi ne zgjim
fryme mali n'pullaz
ose trumcaku lypes meli
ne dritare...

Valle Rugove
Shkyenje qiellin, zurla,
e kaltersia e sferave te nalta
le te bije mbi ne si shi.

Kamba e tupani cajne token e me duer
vrikllojme na shpatat e me duer sutat
ne mal i kapim ne pike te vrapit.

Mos e ulni zanin, kangtare, pse me bie
nder gjuj lodhja e moteve dhe ritmi i ndalun
dyshe m´a ndan krahnorin.

Nji ditë e ka edhe korbi
Erdhi nje korb te dheu i bute nen shkrepa.
Ai s´dinte me ndjekun vallet e pllumbave
pale e pale nen hijen e ullive.
-->
-->
E u ruente mos me lshuemun za
mes gazullimit te pergjithshem
per mos me prishe
ritmin e flatrave nder valle.
Kur te e vona pllumbat kthyen ne banesa,
e ndiu vehten korbi pellumb ne shpirt.

Dita e malit tem
Dheu im âsht i përmendun
për humneret e thella
ndër banorët e malit e të fushës
deri në dét. Mbramjeve atjè
ndëgjohet klithma e grizhlës
ndër kthetrat e shqipes e shpirti i sلj
u flijohet hijevet.
Atje lot drita në sytë e njerzve tash e parë
e epshet s'i njeh kurrkush me emën.
Shpagimi me gjak âsht, për shembull,
gjarpën nën gْr e gjarpni vetë
na qenka mende femne
nën rubën e bardhë ose të kuqe.

Në muzg atje secili prek ballin e vet
e ndien ndër gishta fillin e jetës
e gëzohet.

Gjakmarrja
Vetmia ka thithë erën e bjeshkës
dhe fije bari as fletë nuk lٍt.

Të mnershëm janë korbat e zèz
në pushim mbi qarrat e vjetër
maje mali në vapë.

Mendja e njeriut nën hije shestٍn
udhë gjaku
e sosjen e pagjës në mak e vrrî.

Hija e lisit
Dielli i rل për skîthi lisit të madh
e i zbuloi nën hije eshtnat e njérit
si cokla, si drû.
Hija e tij â e qetë si tis
mëndafshi të zي në faltore.
Gjingallat mbi dega gjimojnë
njiheri në vapë sikur vajtore
me ftyra t'gërvishuna n'gjamë.

Kur dielli don me shkue
hija e lisit rritet e kapet për mal
- gjarpën nëpër rremb:
hija e lisit â e zezë,
hija e lisit na tremb.

Më falni diçka
Më falni diçkà që më kënaq
si puthja e nanës në ballë;
më gëzoni nji herë
si gëzohet gjethi i njomë në puhي,
më shikoni si hana nëpër rremba
e kam me u falë gjithçka:
mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime
dhe në zgavrrat e synit të sلj
do të derdhi lٍt.
Avitu, njerي!
Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë
si bima prej fare në pranverë.

Fill i gjetun
Natën që shkoi u fikën dritat e mbeti
qyteti në terr deri n'agim.

Amvisat kërkuen llampat vojguri
e s'i gjetën në terr.

Në nadje ra dielli e zbeu
faqet e rrokaqiellëve.

Në nadje vrejta rrethin e andrrave
në truell
e gjeta fillin e tretun
në pikën e ndaljes së dritës.

Mospërfillje
Mbas mesnate hana derdhi rrezet
prej majes së shkambit deri në lumë.
Mbasi që u ngi me gjumë
këndon qokthi ndër rreze:
sytë, dy pika uji, ndrisin dhe kanga
pikon në luginë, në terr.

Dikush buzë lumit n'agim gjeti
sqepin e thyem të qokthit e tha:
dam! Kqyre këtë tingull që ra
e plasi në gurë.

Dimën
Flokët e borës ndër grykcat e lisave
e krahnjerri i përjargun ndër degë.
Syni kërkon flakën e fshehtë,
vjedulla strofullin
në gjijtë e rrajëve dhe kujton
ngrohësinë e frymës
nën lëkurën e delës së bardhë.

Iriqi me therra të nguluna n'mish
digjet pa flakë
mbrenda katër ballnave të dheut.

Fragment
Niset për gurbet punëtori
me nji copë qielli në krah
e krypë deti në kutia pishe.
Në dorë mban nji bahe
e gur lumejsh në gojë
në vend të bukës.

Rruga i zdrit prëpara
me gaca zjarmi në sy.

Krymbi i mëndafshit
Fijet e bardha te mendafshit ndahen prej zemres se krymbit qe vdiq vetem ne pallatin mbas malit. Ashte koha e korrjeve: edhe ara xhveshet perpara dimnit plak e jo ma nusja perpara djalit te ri! Ashte koha e pleqnimit me vete.
Nuk jane caqet qe percaktojne kohen, por mosha e njeriut te urte! Rremimi fillon me nje gjalm dy ngjyrash: bardh e zi. Dhe ankohet i urti: askush s'me ndihu te shoh me kohe fillimin e sosjen e fijeve ne gjalm e mbata nen hijen e sendeve. Ne vjeshte kundrova beselidhjen mes jetes e vdekjes prej punevet te pareve mij qe ruenin petkat e mira per mort dhe hynin ne nje vorr brez mas brezi.

Diella (fragment)
Kudo shkoj marr me vete një arkë me rraqe në vete të pavlerë, e kjo asht i vetmi trashëgim që më lanë prindet.
Një ditë tue kerkue diçka në te, gjeta kutinë e duhanit të tim et, ende i vinte era duhan, një amë aromatike si me i pasë ruejtë në dozë konserve. Kutinë, ime amë e pat përdorë shum gjatë mbas vdekjes së shojt, kur pat fillue me e pshtjellë nga nji cigare "prej merzie", thonte ajo. Kutinë e mbante gjithnjë në gji.
Vizat e shkrojat mbi mademin e bardhë të kutisë me lidhin edhe sot me plot kujtime. Lajlat e vizimet në siprinë m'u mbresen në tru si miset e fytyres së tyne, thom me qëllim "fytyres", ne njëjës sepse prindët e mij në kujtesën teme kanë një fytyrë të vetme. Ato gresa ne metal paraqesin në kujtesë edhe fajet e të dy palëve, në një anë, e të miat, në tjetrën.
Nëse nuk i kam dashtë sa duhet prindet (mirë që ka një emen të përbashkët për të dy!) asht faji i sime ame. Unë për atë isha vetëm i biri i tim et i cili duhej rritë e ba i zoti i vetes, posepo, por kryekreje për të mbajtë Plakun. PLAKU ose KY, dmth. im atë ishte për te shtylla e familjes, dikur lulja e djelmise e sot burrnija e bujaria e mishnueme dhe ma i urti njeri në botë, andaj fjala e tij duhej çue ne vend me çdo kusht!
Në mbramje, posa im atë hynte në deren e kurtit, ime amë hopte në kambë as me qene ajo pesembedhetë vjeçe: - Qe, erdh - pëshpëriste tue me shty në krah. - اoja fitilin kandilit që të shohë shpinë e ndritun pse nuk a tue hi në shpellë, por në plang te vet. Largoje shkamin prej rruge, ndërsa unë po qes ujin e nxehtë të lahet kambësh...
Kambët mandej ia lante ajo!
Shpesh me binte në sy si ajo e ruente kafshatën ma të mirë për mundimtarin e shpisë.
Njiqind herë me ka shkue mendja me i vjedhë dratë e tëlyenit në magje. Kurr nuk e harroj, tue ndejë rreth votre, i pata kundërshtue për të parën herë tim et.
- Mire - me tha ai - flasim ma vone. M'u avit, me mori librin që isha tue e lexue dhe nisi me i sjellë faqet në mënyrë nënvleftësuese, si t'ishte libri im një sendegja si lodër. Ishte i acaruem, po e mbante veten:
Dishroj me kuvendue me ty si me një shoq, por ndoshta nuk kemi me mujtë asnjani. Unë kam vjetet, ti ke shkollen, ti për mue je im birë, unë për ty malok. Në plot raste qesh nën mustak për padijen time, për shembull, kur para disa vjetësh pata shikue librin tand, a të bie ndermend?
"Po, ti me pate ra shpute dhe, sigurisht, te kujtohet se nuk t'u pata idhnue. Bile, të lypa të falun, nëse kujtohesh".
"Ma bane edhe ma zi kur me lype të falun... Në familje nuk lypet të falun: skjarojmë fytyren me nji buzqeshje e harrohet gjithçka... Por a mundesh me më thaëe pse pate qeshë?"
"Shikoshe librin e sjellun për së mbrapshtit..."
"E disha se ishte per së mbrapshtit. Deshta me te provue se çka ban ti. A nuk e ke pa kur une e qes firmen me emen e mbiemen në leter kur e do puna? I njoh të gjitha gërmat por s'mundem me i lidhe si gurt apo tullat në mur".
Bante nji gaz te keq tue picrrue sytë. Në atë levizje buzësh, zbulova se atij i vinte keq që më kish dhanë rrugën e shkollës. "Unë e kam fajin që më doli djali dore", do të ketë thanë me vete.
Në atë moment edhe unë jam kujtue se kisha humbë përgjithmonë miqësinë e shokun ma të afërt qe mund ta kisha pasë në jetë.
"Shiko këtu, kjo nuk asht zeja ime. Sa për kaq, bane se nuk dij send në këtë punë, sall fjalet e mia mos i ban n'asgja. I riu si veriu, beson gjithmonë në vedi. Merret vesht: ke kendue plot libra e storina, por unë kam pa e ndie ma tepër se ti, a di sa? sa këtu e deri ne Stamboll ma teper se ti". Ai fliste e unë veresha kokërr ndër sy që të kishte përshtypjen se jam tue ndigjue me bindje.
Ishte e para here që e përqendrosha krejt vëmendjen në fytyren e tim et. M'u duk se hyna ne shpirtin e tij e gjeta pjesën e palatueme, t'ashpër e të shëmtueme të vetes, dhe ketij njeriu i thashë:
Ma jep dorën, lamtumirë! Në këto katër mure ku nëpër dritare të vogla hyn kaq pak dritë, asht mbretnia jote dhe e sime ame. اdo send që lëviz këtu mbrenda duhet të marrë frymë si ju, në të njëjtin ritëm, por i vetmi pinjuell që ju lindi e ju rrnoi, dalë nga dalë tue u rrite, prej djalit u shndërrue në dashamirë, prej dashamirit në një të njoftun të largët dhe, për mos me u ba armik, tash del e tret dikah. Due ajër dhe botë të hapet, pa skaje.
Shum vjet ma vone, para një pamje dimnore, tue përkujtue vetminë dhe atmosferen e ngushtueme t'atyne kohëve, me qenë shkëputë prej shpirtit këto vargje me një dobësi te habitshme, ashtu si bie prej peme një fryt i stërpjekun:

Plepi ka mbete i thatë si shtize:
Si fryn tash era në gardh!
Si loton hardhia e preme me kizë!
Si lari te lumi u mardh!

Sa druja u dogj ndër votra simjet.

Me fletzen e dushkut na ço n'ajer, moj erë,
Na sjell, na pshtjell e qitna njiherë
Në ndoj verri pa dimen.

"Hajt, ve vesh pa i çue turijt, - me shkundi im ate. - Shoh edhe se ke fillue me i ba n'asgja disa urti e doke, ruejtë brez mbas brezi ne trojet tona si malësore si jemi. Para nji jave kje këtu Culi, per Zotin burre per t'u nderue e i mire mjaft! Kur u çue me shkue, nuk e përcolle deri te dera. Ti edhe pak e ke me ua dhane dorën gjindjes ndejun, si në Evropë. Kajherë e ve dorën ne tamth e pyes: kur djali sot ndrroi kështu, po nipi? Sikur, ka me i ardhe marre me thanë se i nipi i kuj asht. Shkurt, djalo, me duket se si me qenë tue shkue me qiri fiket"!
Kështu ishte puna për së gjalli të prindeve të mij, por kur ata u zhduken, vetmia u dyfishue. Atëbotë me kaploi malli i ndrydhun me mote ta kthej kohën prapë për të jetue një jete familjare të re, me prind. Fytyra e tyne u zdrit para syve të mij si t'ishin gjallë: në kujtesë lëmosha me dashuni të papërjetueme rrudhat e ballit të sime ame, por buza e saj nuk qeshte. Përgdheljet e mia ishin te vona, të palandë, mendim qe s'gjen kurrkun fjalë, i thatë.
Butësia birnore e mirënjohja me shtyne ma vone, mbasi që ranë në fashë mallëngjimet e përflakta, të shkruej:

Dy gjana print më thanë kur ishin gjallë:
Poqese shkel ti buken gand,
اoje prej toke, puthe e vene në ballë!
Ndigjo ti djalë, pse na jemi pleq.
Kur te rrijsh te votra mbështetë tue pi duhan,
Mos pshtyj në zjarm
Mos pshtyj në dritë, se a keq!

Harrova plot sende që thanë print
Plot tjera mësova e dola ndoshta i larm,
Por bijve t'mij unë kam me u thanë tu'u rritë:
Mos pshtyni në zjarm,
Mos pshtyni në dritë.

("Penda e Artë" e vitit, akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve)
Dranja
Madrigale mbi fatin e një frymori të papërsosun

Si doli emni prej guri

Ata që presin barin me drapij dhe kosa të shkurta, posaçe për livadhe me gur në bjeshkën e Cukalit, janë njerëz të heshtun dhe vetëm në dukje të qetë: dhimba u bren kocat natën e i kap si pika në mëngjes në muskuj e gjymtyrë kur sjellin së pari rreptas hekurin në bar. Në parzmin e leshtë u fshehet frika e gjarpnit që pret tue njehë në ritëm afrimin e krismës së drapnit në tërfojë.
Mbledhësit e barit flejnë në vapën e ditës mbështetë për trungun e ahut nën hije e shohin andrra syçelë. Ma i riu i zgjoi njëherë e i tregoi atë që kishte gjetë, diçka të gdhendun, gungë e madhe ngjyrë ashti, rrashtën e breshkës e mbi atë gjarpnin dredha-dredha, gjithçka të bamun gurë! Mirë - thanë ata - na e dimë qëmoti se nema e Orëve ndërron në shkamb çdo gja, edhe bariun me tufë përpara, po puna ashtë: si erdhi breshka deri këtu, kaq nalt? Njeni sish shpjegoi me buzë në gaz:
"Unë kam helm në gjak pse gjarpni më zuni tri herë , andaj unë di në këtë mes pakëz ma tepër se ju. Breshka - tha ai - e pruni deri këtu në shpinë gjarpnin. Shikoni, si janë të ngrimë më një si të ishin dy frymorë! Si pela, Dranja, e unë mbi të kaluer."
Mandej folësi mori briskun e me maje ia shkoqi gjarpnin breshkës nga rrashta mbi të cilën gjeti gërresa dredha-dredha, si ravë që përshkon gjysmën e globit. Dranja, e quejtën njëzani ata breshkën në gurë, pa gjarpën.

Parandjenjë largimi

Vrapoja në andërr e zhgjandërr trok mbi shpinën e breshkës. Ajo ishte e madhe si në kohën e artë të racës së vet, para përmbytjes së dheut.
Edhepse vetëdija gjithnjë në mue mjegullohej, shihej qartë çdo send, si të ishte mbështjellë gjithçkaja mbrenda një indi rrezesh. Ndija deri ajrin përvlues në fyt, si kur digjen therra bri are e sheh me sy të ikin andej shpend e shtërpij.
Kur kujtoj këtë jerm, nuk lyp shpjegim andrre, por më jepet me rëmue mbi sende e frymorë të mbrumë me tharmin e gjakut tim.
Vetëdija ashtë një shkëputje që dhemb si ndamja e mishit prej ashtit.

Miqësi e ligshtë

Jam takue nja disa herë me Dranjen shtegut me bar, i cili çon ndër mendulla rranzë malit. Por ajo çdoherë ma mori anën. Shtegu ku u ndeshëm ashtë tepër i ngushtë dhe nuk kalohet nga dy vetë tue ecë krahas.
Sytë e breshkës nuk kanë vetulla, kështu që kur Dranja më ndien, sjell kokën e më shikon tërthoras me kokërdhokë jashtë, sikur t'i kishte mbi rrashtë.
Verën e kalueme ndërroi gjendja. Si vajzë që rritet shpejt, dhe shpejt don me i qitë fat vetes e me dalë nuse, ajo më lë lëshoi një shikim të shkriftë. U mat dy-tri herë, nxori një kambë prej rrashtës, prapë u rrudh, dhe kur i pati nxjerrë të dyja, mbylli ashkëzën e syve me pjekët e veta prej lëkure së gjallë, e uli kryet si me dashë me më thanë: jam në dorë tande, më pre, po deshe!
Miqësia jonë mbahet prej një peni të kalbët që s'do ngrehë prej asnjenit tepër.

Me shijen e sisorëve në gjuhë

Breshkës, nga natyra, nuk i mohohet pimja e qumështit, as me ngranë vezë zogjsh kur bien pahiri nga çerdhja e këlluqen mbi gurë. Këtë e di mirëfilli edhe biologu.
Deri atëherë, Dranja ushqehej kudo e sido, kur, qe, se rrethana e mësoi ndryshe. Në rininë e parëasaj i kandeshin ma së forti tomatet e kuqe dhe pinte rrallë ndonjë pikë ujë në përrue nëse bante fort vapë. Por në moshën e pjekun erdhi e iu mpreh shija.
Ishte verë e natë e shëndritun kur i ra në hundë një erë si e vezëve të breshkave të çeluna. E ndoq deri në strehën e një tëbane, hypi për një dërrasë që ishte zgripi i një korite e ra në qumësht. Si atij që ashtë tue u mbytë në Drin, i shkuen padashë disa cirka nëpër gërlac e iu kand; ma vonë u mësue në të.
Tash Dranja ia ndien amzën atij langu kur sheh çdo shtazë qumështore, pa qenë ajo pllé apo gjiplote. Gjedheve, sidomos, u vehet mbrapa si thithlopa rrëshqanë dhe i çohet goja lang derisa që sisat zhduken prej horizontit të saj.
Qysh se pi qumësht, në bebëzat e syve të Dranjes ka ndërrue pakëz edhe ngjyra e sendeve. Rri shtang përpara një lulje livadhi sikur me pasë harrue me marrë frymë.

Udha e breshkave

Kur një brezni apo popull i tanë e humb drejtimin, s'ka zot që e ndih.
Tue ecë udhës mes mëllezave e ama e Dranjes ashtë e bindun se nuk sos me krye në shkamb, në shteg-pa-shteg, përndryshe fisi i saj tash mija e mija vjet nuk ia kish mbajtë prore në atë krah. Ajo quhet Udha e Breshkave, thonë banorët e vjetër të trevës, kah garendën popullata e tyne me shekuj për të gjatë mjegullës ose të motit të mirë me të njëjtën barrë në shpinë, me besimin e ngultë, të gdhendun në asht se kurrë nuk do të humbasë raca. Dhe kur kalojnë ato përmes dheut të shthurun, pa prita e me erë të ngrime ndër degë, sy-zbrazët e pa mallin që ka Dranja vetë për largësina të fshehta, ua lëshon gjithkush rrugën.
Dranja, për skotën e vet fare e humbun, rri mb'anësh dhe këqyr. Ajo i përngjan timtës ma të vogël të minutit në të tashmen që veçohet nga koha e tanë dhe shkimbet para suve tonë si flakë qiriu.

Vërshimi

Dranjes s'i kalbet ashti dhe mishin s'ia ha askush ndër ne. Prandej, kur na sheh, sado lëkurë murmë të jemi e të parruem, s'i ngjethet shtati puçërrizë nga frika. Por akulli i dimnit të papritun në gjumë, një herë në gjymtyrë, mandej në qafë e krye e deri në zemër, ia qet kësi dheu mbarë farën! Ashtu edhe Drini.
Mbasi ky lumë e then qafën atje ku e then, u zgjanue atë mot për rrafsh, vërshoi andej e këndej katunde e ara, përmbysi lisa me rranjë e damtoi gjithçka.
Kur u paque, si bishë krenare, i ngimë me dhé e çmos, tregoi prenë e bame rrak: shtylla telefoni, derra e shtazë tjera të ajuna, dhe qiti në breg, si me i pasë rradhitë dikush me dorë, varg e varg një morي breshkash. Ngjanin, ashtu të shtrime nën diell, si njerëz të gjykuem për vdekje e mandej të vramë për t'i shti gjindjes tmerrin! Katundarët, me brakesha të gjana shpërvjelë deri në gju, hapën një hulli në fund të arës e i mbuluen me botë. Por kur ndodhi këta, Dranaj i pat lanë hijen atij vend e Drinit të dalun mendësh! Por, akullit, jo.

Qindresa

Qysh se e humba sysh, e kërkova pa nxitje kudo ngapak, tue i lanë shteg edhe rastit të ndeshemi papritmas të dy tue ecë pa udhë në ndonjë lak mali, ose fushoreve bri lumejve.
Dhe s'ka si të jetë ndryshe, kur njeriu të tëhujet dita-ditës edhe prej farefisit. Qet atëherë në harresë shllime e ndjesi mbi punë e sende që i kish për zemër, mun i dalin andje edhe veset e hershme; e jo ma se po përpushet se u zhduk një breshkë prej faqes së dheut!
Atëherë kur e pata ndeshë së pari, isha i unshëm e sy-kuq si zjarmi që flakron në murrlâ. Për çdo krismë mbi rrugë, çoja veshët nalt si egërsinë mali. Era më merrte me vete, dhe për një za të hollë, që klithi si me e pasë therë gjarpni në gji, kisha lanë mbrapa, kambë, dhena mbas dhenash.
Ikën mote. Një ditë ndëgjova befas mbi katundin arbnor një fishkëllimë fryme ndër shkurre e gjineshtra: ndër fletëza e në çdo bishtajzë tringëllonte një shpirt i thamë. Mbrendë, ndër rranjë të ngërthyeme sa llana e krahut, zbulova ashtin e Dranjes.
E këqyra dhe e këqyra, ngathshëm. Mirë, thashë, se e gjeta;
po si ta libroj unë fatin tim, pa hekur, prej vargojve të kalesës?

Vetmia nuk len me marrë frymë kohën

Tisi, breu e pisha janë druj virgjën dhe e lypin vetminë. Por zogjtë nuk i lanë të qetë. Këta dinë mirëfilli si ua merr dielli lulen e vajznisë ndër grykëza, si turpnohen degët kur u shkon e u vjen mushti nën lëvore e si ato i mjekojnë plagët e veta me rrëshinë.
Në vetmi ashtë shumë ma lehtë me njehë në rrashtën e Dranjes, si në varzat e brinit të sqapit, motet.

Bota e një gjuhe

Plasi dielli nga reja, vetimë, në rrashtën e Dranjes mes librash. U ndez anekand vendi flakë, bimësia jashtë, shqimthi i derës, mbrendë balli i votrës e unët që ishin fikë në të.
Currila të dlirun, rrezet tringëlluen ndër kthina të ashtit, thellë, dhe lindën fekse, përmbas, në mur trajtash të mbytuna shqim në dritë, gjithçka në miniaturë, gjithçka dyfish: krena gjarpijsh me qinda gjuhë përjashta - në një anë, e në tjetrën - barna secila me emnin e vet e shëruese, fije e fije të panjehuna, duer mbas duersh me gishta të kallun flakë. Rrashta e tanë dukej si me qenë në diell.
Shikue përjashta, mbarë ashti kish shembllesë grueje, ngërthye me fjalë, sa mizë për kërcunë, në krye e në tru që i rridhnin asaj vijë e vijë, gjak dragojsh nëpër gjuhë. Ngadhnjim, ngadhnjim i frymës së ashtit, ngadhnjim! Por përmes asaj drite shihej se përmbrenda rrashtës, mbrendë në anin e grues, kalbej fara e kuptimit të fjalëve në gjumë para se me u zgjue. Andaj nuk kishin as tinguj.

Prozat e mësipërme poetike janë shkëputur nga përmbledhja me të njëjtin titull nga botimi i Mynihut 1981
-- Gazeta Shqiptare, dhjetor 2002
- Faqe e pergatitur nga Ledia Dushi
 

alfonci

Veri investigatio
Vepra letrare e Martin Camajt:
1953 - Në Prishtinë boton vëllimin e parë me poezi me titull "Nji fyell ndër male".
1954 - Del vëllimi i dytë me poezi, "Kanga e vërrinit".
Mâ vonë, autori distancohet nga dy vëllimet fillestare dhe konvencionale.
1958 - Në Romë botohet "Djella", roman me intonim poetik dhe i përshkuem me vjersha.
1964 - Në Romë dalin "Legjendat".
1967 - Në Munih dalin, si botim i autorit:
"Lirika mes dy moteve", kryesisht vjersha të përpunueme nga faza e mâparshme
"Rrathë", roman
"Njeriu më vete e me tjerë", poezi.
1981 - Poashtu si botim i autorit dalin në Munih:
"Shkundullima", novela dhe nji dramë
Poezi 1953-67, vjersha të zgjedhuna
"Dranja. Madrigale". Prozë poetike.
1985 - Me titull "Poesie në Palermo" botohet përkthimi mjeshtëror i librit "Njeriu më vete e me tjerë" nga Francesco Solano.
1987 - Në Munih, Camaj boton librin "Karpa", në të cilin eksperimenton me elemente të romanit fantastik.
1990 - New York. Në edicionin shqip-anglisht (përkthyesi: Leonard Fox) Selected Poetry botohen për herë të parë dy ciklet poetike "Nema" dhe "Buelli".
1991 - New York-Munih: "Palimpsest", poezitë e fundit të botueme nga Martin Camaj, prapë si botim dygjuhësh shqip-anglisht me përkthimin e Leonard Fox.
1991 - Në Munih del vëllimthi "Gedichte", botimi i parë në gjermanishte.
1993 - Në Cosenza (Kozencë) të Italisë botohet drama "Kandili Argjandit", në të cilën Martin Camaj punonte akoma në shtratin e vdekjes.
1994 - Në Prishtinë del "Djella", version i përpunuem nga Camaj i romanit të vjetit 1958.
1996 - Në Tiranë botohen pesë vëllime me nji pjesë të veprave të Martin Camajt. Edicioni âsht parapa me përfshî nantë vëllime. Botimin e përkrah Ministria e Kulturës. Kështu merr fund anatemizimi i disa dekadave i Martin Camajt.
Mbas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare më 1997 thuhet se: »Martin Camaj nuk botohet më«.
1998 - Në Munih del përkthimi gjermanisht i "Palimpsestit", përkthye nga albanologu prof. Wilfried Fiedler.
1998 - Në Tiranë, Martin Camajt i jepet post mortem nderimi mâ i nalt letrar i Republikës së Shqipnisë, Penda e Artë. اmimi Penda e Artë jepet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve e Shqipërisë. Martin Camaj âsht laureati i parë.
Nji ditë para dhanies solemne të اmimit, njoftohet tërhjekja e tij, dmth. se اmimi nuk i jepet Martin Camajt.
1999 - Në Klagenfurt del përkthimi gjermanisht i vëllimit "Njeriu më vete e me tjerë".
2000 - Në Pejë, redaktue nga Rexhep Ismajli, del vëllimi "Lirika", botimi gjer më tani mâ i plotë i poezive të Martin Camajt
2000 - Vepra e Martin Camajt përfshihet në ekspozitën "Fremd(w)orte. Schreiben und Leben – Exil in Muenchen" në arkivin letrar të qytetit Munih, "Monacensia".
 

alfonci

Veri investigatio
MARTIN CAMAJ, ENDE I PAZBULUEM

-- nga Hans-Joachim Lanksch

Në nji shkrim të viteve tetëdhjetë, i ribotuem më 1994 te revista »Hylli i Dritës«, me titull KUTELI ENDE I PAZBULUEM, Martin Camaj kishte shkrue, ndër të tjera: »Kuteli na paraqitet si letrar e njeri kulture si vetje fort komplekse. Si i tillë, nuk i përket asnjë rryme letrare plotësisht apo mbetet mik tri ditësh, vetëm për kalim, kudo të vendoset mbrenda kallëpeve të –izmave. (...) Vepra e tij në tanësi mbetet e pazbulueme, nën hijen e vet.«
Nën hijen e vet mbetet edhe vepra e vetë Camajt. Mbas heshtjes kambëngulëse gjatë tanë periudhës së sundimit të Realizmit Socialist në Shqipni, lexuesit shqiptarë ndigjonin për shkrimtarin, gjuhëtarin dhe njeriun shqiptar me kulturë Martin Camaj (1925-1992) për herë të parë në vjetët e parë të »tranzicionit«. Dhe, sapo u kujtuen për nji përfaqësues të madh të kulturës shqipe në botën e jashtme, ky ndërroi jetë. Plot habi për asi »kolosi» të kulturës shqipe diku larg trojeve shqiptare e të pa hetuem nga publiku shqiptar, gazetarët, publicistët etj. shkruejshin shumë për tê, sidomos mbas vdekjes së tij të papritun. Më 1996 në Tiranë u botue nji pjesë e madhe e veprës së tij letrare në nji botim të kujdesshëm e serioz. Megjithatê, botimi i pjesës së mirë të veprës letrare të Camajt duket se mbeti pa jehonë të fortë, ashtu si dhe botimet jo të shumta të përkthimeve në gjuhë të hueja. Poezia e Martin Camajt nuk e pushtonte terrenin e antologjive ku, fjala vjen, vargjet e Ismail Kadaresë dhe Ali Podrimjes zënë shumë mâ shumë vend sesa vjershat e Martin Camajt. Në veprat linguistike vazhdoi heshtja për emnin e albanologut Camaj, me ndonji përjashtim të rrallë siç âsht, bie fjala, »Dialektologjia« e Jorgji Gjinarit dhe Gjovalin Shkurtajt. Në periodikun letrar u ripërhapej heshtja e mâparshme.
Nga nji anë, njeriu s'ka qejf për me i ndryshue adetet. Gazetaria dhe publiku lexues ishin të mësuem me ushqim letrar që kapërdihet mâ kollaj dhe jo me poezi sikurse âsht ajo e Camajt – apo e Zef Zorbës a Primo Shllakut – që thotë shumë sepse flet pak. Gjuha e Martin Camajt mund të jetë nji si pengesë tjetër në përceptimin e veprës së tij e cila nga shumëkush apostrofohet si ikonë e lashtë dhe e vyer, por njihet bukur pak. Gjuha e kësaj vepre, ndonëse âsht nji gegnishte mjaft e moderueme, prapëseprapi e ballafaqon lexuesin jo vetëm me pasuninë e pazakontë të frazeologjisë së gegnishtes, por në radhë të parë edhe me jo pak lekseme pak të njohuna a të panjohuna – kjoftë nga leksiku i letërsisë së vjetër shqiptare, sidomos i asaj të arbëreshëve të Italisë, apo kjoftë edhe neologjizma të krijuem nga vetë Camaj.
Nga ana tjetër, Camaj, larg të bamave dhe klaneve letrare shqiptare, nuk e kishte reklamën që e kishin – dhe kanë – »emnat« e takëmit letrar të Shqiptarisë. Camaj nuk ka kenë »disident« zyrtar apo diç tjetër që mund të trumbëtohet nëpër pazaret e vatanit e të botës dhe që mund të profilohesh me tê a të përfitosh prej asaj.

Dromca kujtimesh për Martin Camajn

اdokush që merret me figurën e shkrimtarit Martin Camaj has në surpriza të cilat janë, në të shumtën e herave, e kundërta e asaj që pritej dhe »dihej« për tê. Personi i Martin Camajt ishte i qetë, paksa timid, i padukë e modest, me plot dinjitet dhe krenari të natyrshme, shpesh ishte ndërdyzash, e kërkonte vetminë. Nga ana tjetër, i njêjti Martin Camaj, djalë bariu nga katundi mbishkodran Temal, e çau rrugën e vet me energji dhe vullnet të rrallë. I ndiqte dhe i diplomonte studimet universitare dy herë, luftonte me kambëngulje derisa ia arriti qëllimit me themelue dhe instalue në Munih profesurën e albanologjisë në kohë kur studime albanologjike universitare përveç në Shqipninë moniste kishte vetëm në Itali, Leningrad dhe SHBA, në kohë kur në Gjermani nuk kishte interesim për kopshtin shkambor të Europës, të panjohun e të bllokuem në aventura ekzotiko-groteske të nji diktature të luejtun mendsh.
Me gjithë dëshirën e tij për qetësi, Martin Camaj nuk mund të rrinte i ngujuem në izolim, i nevojiteshin kontakte të shumta me njerëz – me shokë, kolegë, bashkatdhetarë. Nji pjesë të mirë të kohës së tij i kushtonte letërshkëmbimit të gjanë dhe kohës së telefonave. Ai ishte, në të vërtetë, Njeriu më vete dhe me tjerë siç e thotë titulli i përmbledhjes së tij qendrore poetike.
Dihet se në Shqipninë e pjesës së dytë të shekullit XX kishte njerëz që hidhnin poshtë çdo mendim kritik për veprën e vet tue potencue se kênkan autorë »me famë botërore«. Ja, cili ishte qëndrimi i Martin Camajt. Autori i këtyne rreshtave, si student, kishte fatin e bardhë me mësue shqipen nga Martin Camaj. Nji ditë prej ditësh, gjatë pushimit dhetë minutash mes dy kursesh, tue u shëtitë në korridor para auditorit dhe tue bisedue për çkamos, profesori e pyeti studentin – me çka merreni në kohën e ngesë? Kur ky tha se me përkthimin e poezisë, Martin Camaj tha – punë interesante. Mbas nji pauze shtoi, me zâ të ulët – unë shkruej. Mbas nji pauze tjetër, studentit të shastisun i tha – jam shkrimtar shqiptar.
Martin Camaj ishte bashkëbisedues për mrekulli. Në radhë të parë, ai dinte ende artin pothuej të shuem me ia vû veshin tjetrit. Nuk mbahej si profesor, por si mik. Për hallet personale të studentëve e bashkëpunëtorëve shpesh kërkohej këshilla e tij. Në çdo situatë ai e gjente fjalën e qëllueme ngushëlluese, inkurajuese a paralajmëruese. Si në poezi – ku në fazën e pjekunisë së tij krijuese e peshonte çdo fjalë e çdo rrokje – ashtu dhe në bisedë a diskutim Martin Camaj ishte fjalëmatun. Para se me u përgjigjë, shpesh binte në heshtje, mendohej për nji copë të mirë here, pleqnohej me vete dhe, mâ në fund, jepte përgjigje kryekëput të papritun, jokonvencionale, origjinale. Ashtu si poeti Martin Camaj nuk merrej me të shkruemit të cekët, në bisedë personale kurrë nuk mori ndonji qëndrim të pamedituem, të pamenduem a të përciptë.
Ai ishte nji qenie rebeluese që i çmonte traditat, vërtet, dhe nuk i duronte konvencionet. Në poezi, mbas librit të parë bukoliko-konvencional, "Nji fyell ndër male", Camaj filloi me u çue në kambë kundër kallëpit të poezisë së traditave të vyshkuna dhe arriti shpejt te vargu i lirë të cilin e përpunonte, zhvillonte, kultivonte, lëmonte deri në shkallën e përsosmënisë. Në jetë private, thoshte shpesh se i urrente thellësisht konvencionet dhe mendjengushtësinë e »filistinjve«. Ai vuente nga horizonti mendjendryshkun i njerëzve mikroborgjezë. I përshtatej mjedisit tek gjindja llafoseshin me orë të tana për gjana, të cilat ai i sqaronte me nji fjali të vetme; i përshtatej asi mjedisi, por me zor dhe me mall për gjanësinë madhështore nën kupën e qiellës së pafund mbi bjeshkët mbishkodrane.

Camaj i epitetizuem

Martin Camaj nuk iu përgjigj shabllonit prej »emigranti«. Kishte nji qëndrim bukur të kjartë rreth komunizmit, por nuk ishte i mbrujtun nga konservatorizmi syplasun, siç donin qarqe të përcaktueme me e paraqitë atê. Nuk birrte kohë, si ca e ca të tjerë, me të shkruemit e shkrimeve aq të flakta sa dhe të kota për punë politike e patriotike. Simbas bindjes së tij »nuk jam njeri i politikës, por jam njeri politik«, u rrinte larg grupimeve, rrymave e partive politike të mërgatës. Nuk andërronte për Shqipninë e Madhe, as për Mbretninë e Shqipnisë dhe as për zbarkime parashutistash. Vetëm kah fundi i jetës, i lodhun nga përjetimi shumëdekadash i sundimit të paligjshmënisë si në Shqipni ashtu dhe në Kosovë, shpresonte fort te forcat politike që vetes ia vunë emnin »demokrat« dhe atyne u sinjalizonte simpati. Camaj nuk ishte i detyruem të shihte se çfarë kishte me u bâ mâ vonë nga këto forca dhe përçapjet e tyne politike – mbas rrëzimit zyrtar të monizmit u shue jeta e tij mu në kohë kur viheshin filizat e para të reja mbas regjimit, i cili e kishte bâ Camajn me e lëshue vendin e vet amë.
Si poet, mbas përpjekjeve fillestare deri në moshën përafërsisht njizetvjeçare, nuk jepej mbas nostalgjisë anakroniste kronike sikurse e ka zakon shumëkush nga radhët e shkrimtarëve në mërgim.
Në këtë mes ia vlen me përmendë mendimin bukur të çuditshëm të nji eksperti gjerman. Kur ishte fjala për botimin eventual të veprës "Njeriu më vete e me tjerë" pranë nji shtëpie botuese në Austri, botuesi kërkoi mendimin e nji specialisti gjerman në fushën e letrave shqipe, i cili e vlerësoi librin në fjalë si letërsi të demodueme, të prapambetun e të parandësishme rurale. Në vend të veprës së Martin Camajt u botue nji varg librash të shkrimtarit kolosal Kadare. Në librin e refuzuem, Martin Camaj kishte shkrue nji vjershë "Nji poeti të sotëm". Vjersha, me të vërtetë, mund të zbatohet për vetë autorin e saj, ku thotë, ndër të tjera:

Vargjet tua janë për t'i lexue në heshtje
e jo para mikrofonit
si të çetës së poetëve tjerë,

zemra
ndonëse nën shtatë lëkura
akull

akull
ndonëse nën shtatë lëkura.

Jo vetëm në lidhje me poezinë »rurale« Martin Camajt i janë ngjitë epitete, etikete dhe klishe nga mâ të ndryshmet e të pavërteta.
Poeti »folklorik« – ky vlerësim dhe as nuk meriton ndonji koment përveçse me ua hedhë nji sy pak mâ serioz përmbledhjeve "Njeriu më vete e me tjerë", "Nema", "Buelli", "Dranja" (poezi në prozë) dhe "Palimpsest". Camaj »patriotik« – kategorizim ky që âsht jashtëzakonisht pa vend dhe i pamend. Martin Camaj ishte njeri normal, e donte vendlindjen dhe e kishte mall, por jo vetëm se në jetën private nuk merrte pjesë në organizime, tubime, kuvende etj. patriotike, por as si poet dhe prozator nuk merrej me trumbëtimin e kumtimeve patriotike. Përkundrazi, edhe shumë mâ shumë nga konvencionet shoqnore i urrente, siç e formulonte vetë, »fjalët e mëdha«. Patriotizmi, dihet, fjalët i ka të mëdha. Camaj nuk e pëlqente fort pompozitetin e frazave patriotike.
Vepra e tij e fazës së pjekurisë së plotë krijuese, vërtet, duket me kênë e ndërthurun me erën e bjeshkëve të vendlindjes së Camajt. Mirëpo, poeti s'na e parashtron inventarin e peizazhit a të jetës në botën reale të Dukagjinit, përkundrazi, aso elementesh ka pak në poezinë e Camajt, por gjuha që e përdor e rrezaton atmosferën e mjedisit ku flitet ajo. Dhe, edhe mâ tepër, vetë formulimi i të folunit poetik, zani i përqendruem eliptik, lakonik dhe lapidar i poezisë së tij, vetvetiu na e shfaq frymën e të qenunit malësor shqiptar. Ky tipar i poezisë camajane jo vetëm që s'ka gjâ me bâ me patriotizmin shqiptar, por âsht njêna e shtresave – nji shtresë e randësishme, vërtet – të poezisë shumështresore të Martin Camajt. Lirikat e tij mundet me i shijue edhe lexuesi dashamirës i poezisë që nuk ka as habër për Shqipninë dhe as që s'interesohet për tê. Për cilin ndër »emnat« e sotëm në letrat shqipe mund të thuhet që ka lexues potencialë universalë, d.m.th. shkëputë nga informimi resp. interesimi për hallet shqiptare?
Martin Camaj nxehej kur po botohej diku edhe nji herë vjersha e tij e vetme me frymëzim »patriotik«, "Vendit tem". Zemërohej sepse e merrnin para sysh mu atë vjershë, tue i lanë mbas dore të tjerat. Kur u botue antologjia e parë dhe e vetme e poezisë shqipe në gjermanishte, ku ai u përfshî me nji vjershë të vetme d.m.th. me »Vendit tem«, tha se u shti mbrenda pikërisht »vjersha ime mâ atipike«.
Shkrimtari »katolik« - rreshtim që tingëllon bukur, por nuk qëndron. Martin Camaj ka kênë katolik, i ka përkitë traditës katolike dhe ka kênë nxanësi i kolegjit jezuit dhe shkrimtar. Ai ka kênë i brumosun me dijeninë dhe kulturën e klerit katolik, prej fratënve jezuitë kishte mësue kjartësinë e të menduemit. Klerikët katolikë, ndër të cilët ka pasë shumë shokë e miq, ia kanë kthjellue mendjen dhe ia kanë hapë rrugën në botën e shkencës e të artit. Mâ shumë lidhje me katolicizmin nuk ka. As në poezi dhe as në prozë nuk ka shfaqë ndonji orientim që mund të quhej »katolik«, pa lëre që do të kishte përfshî ndonji tematikë katolike. Si person, nuk fliste për fenë, gjâ që nuk duhet me kênë kuptimplote. Sepse, për gjânat që i kishte në zemër mâ së shumti, ai fliste mâ së pakti. Për këso gjânash, Martin Camaj thoshte vetëm nji fjalë a gjysmëfjali. Këshilla mâ me peshë që më ka lanë amanet ishte katër-rrokjeshe dhe e tha me zâ shumë të ulët, memzi e ndigjova – mos m'u përlye.
Ta shtrojmë edhe në këtë mes pyetjen, se cili ndër »emnat« e sotëm të mëdhenj e të vegjël...?!
Poeti Camaj »i ndikuem« nga Ungaretti. Duket se puna e »ndikimit« ungarettian ende s'âsht studiue si dhe sa duhet për me dallue se sa dhe cilat ndër dukunitë e »hermetizmit« camajan rrjedhin nga ndikimi i Ungaretti a Quasimodo dhe sa a cilat rrjedhin nga themeli i poezisë së Camajt, nga traditat gojore të mbishkodrës, tue u puqë me procedeun poetik të Ungaretti.
Po japim veç nji kujtim anekdotik e të vërtetë. Nji ditë prej ditëve, kur kemi kênë tue ndejtë dhe tue folë për poezinë e tij, ia tregova nji vjershë të poetit Giovanni Pascoli, së cilës i ngjan dukshëm poezia e Camajt "Mospërfillje". Përputhjet janë të forta. Ai qe i hutuem, heshtte, mejtohej dhe tha – nuk dij, nashta e paskam lexue dikur, herët, në shkollë, dhe m'ka mbetë si reminishencë këndimi.
Pa marrë para sysh nëse âsht fjala për nji rast poligjeneze a për shkrimin e Mospërfilljes mbi sfondin e nji reminishence të pavetëdijshme, Mospërfillja âsht poezia e Martin Camajt me gjuhë e strukturë të ligjëratës së tij poetike.

Poeti i dihotomisë

Në jetën e Martin Camajt kishte plot kontraste, shpeshherë përjetonte kontradikta, thyemje dhe të qenët Mes dy botnave. Qysh në ditët e djelmnisë, Camaj e lëshoi familjen dhe botën që e njihte.

Dheu im âsht i përmendun
për humneret e thella
ndër banorët e malit e të fushës

Nga bjeshkët zbriti në fushë, katundin e shkëmbeu me qytetin dhe jetonte jo mâ në kulturën e katundit malor por në mjedis urban, në botë që ishte e huej për tê. Mbas shkollimit, u kthye prapë në malet e mbishkodrës dhe punonte mësues në shkollën fillore që e kishte themelue ai vetë. Pas pak kohe, mori malet dhe mbas disa muejsh mori dheun ndër sy. Prapë jetonte nji kohë në botën malore, në Mal të Zi, dhe prapë iku në fushë, në ambient urban të Beligradit. Mbas disa vjetësh iku prapë mâ larg, në Romë të Italisë. Atje hasi në nji si kokërr vendlindje në personin e Ernest Koliqit dhe, gjatë qëndrimeve të shpeshta në Kalabri dhe Siqeli, tek arbëreshët e Italisë. Mirëpo, nuk ngulitej as atje, por u nis edhe nji herë për në stacionin e fundit në kërkimin e nji votre të jetës së tij. Aty, në Munih dhe Lenggries të Bavarisë u rrumbullaksue rrethi i jetës prej shtegtari dhe kërkuesi e gjurmuesi, jetë kjo që kishte fillue në malësi mbishkodrane si djalë bariu. Më 12 mars 1992, mori fund jeta e kapacitetit ndërkombëtar në shkencat albanologjike dhe poetit mâ të madh shqiptar në pjesën e dytë të shekullit të kaluem.
Martin Camaj i përjetonte kontrastet mes botës së njohun dhe të huej, mes veriut dhe jugut, mes ngrohtësisë dhe ftohtësisë, dritës dhe territ, mes të qenunit mbarë e të qenunit prishun. Mbas mureve të kolegjit jezuit në Shkodër e përjeton kontrastin mes gjallësisë e qetësisë, mes aktivitetit dhe kontemplacionit, tërhjekjes dhe ecjes përpara. Parimi binar me dalë përjashta në mes të të tjerëve dhe me u tërhjekë në vete ka me u bâ njêni i elementeve mbizotnuese të poezisë së tij.
Në gjimnazin klasik, Martin Camaj has dhe në kontrast mes së lashtës dhe së resë, mes gjuhëve antike dhe moderne, letërsisë së traditës dhe të së tashmes. Mâ vonë, në studimet e doktoraturës, përsëri has, kësaj here shumë konkretisht, në polaritet të së resë me të vjetrën: ai merret me palimpseste tue kërkue nën kapakët e librave të rinj dëshmitë mâ të vjetra të shqipes së shkrueme.
Në poezi, Camaj e kapërcen kundërshtimin mes së vjetrës e së resë tue u mbështetë mbi struktura dhe trajta arkaike traditash gojore shqiptare dhe tue i përdorë si katalizator të modernitetit të poezisë së tij »hermetike«. Kah fundi i jetës, Camaj u kthye edhe nji herë te tema e së resë e së vjetrës tue ia kushtue nji përmbledhje vargjesh me titull kuptimplotë "Palimpsest".
Parimi dualist në veprën e Martin Camajt pasqyrohet edhe në preokupimin e tij të dyfishtë me dukuninë e gjuhës, nga nji anë në fushën e shkencës dhe, nga ana tjetër në atë të artit. Mirëpo, jo vetëm se me gjuhën merret me bipolaritet gjuhësi-letërsi, por në laminë e letërsisë merret edhe me dyformësinë poezi-prozë. Dy vepra, Djella dhe Dranja, priren kah simbioza a sintheza e dy zhanreve. Në raste tjera, në njênin zhanër shprehte se ç'nuk mund të shprehte në atë tjetrin (Njeriu më vete e me tjerë / Rrathë).
Për poetin nga bjeshkët e Temalit, bota ishte nji si arsenal shenjash, kurse letërsia për tê ishte nji mjet për me u dhanë shenjave nji tingull nëpërmjet fjalës. Camaj ishte nji poeta doctus, i cili e dinte mirë që gjâsendet kanë nga nji emën. Në saje të gjuhës së poezisë së tij, ai donte me ua dhanë zâ emnave. Në poezinë Synkopë (nga përmbledhja Nema) tingëllon -

zani në fjalë
në një teh brisku
germa t'imta
thnegla varg
në një fill pêni
jetë mbas jete.

Në çiftet binare SHENJث / TINGULL dhe EMثN / Zآ hasim dy fjalë kyçe të poezisë camajane. Fjala »tingull« ishte fjala mâ e preferueme e Camajt. Për fjalën »zâ« shkruen në hymje të Palimpsesit: »Për botën nga vi unë zani ishte gjithçka, sinonim me përjetësinë, kujtesën, me kangën ...« dhe e thekson »papajtimin e zanit me shenjat apo çka janë shkrojat e nji libri të lashtë, që në të vërtetë e përjetësojnë zanin e shuem para sa e sa shekujsh«.
Tue marrë para sysh numrin e madh polaritetesh, s'âsht çudi nëse në lirikat e Camajt prapë e prapë duken motive të ndamjes me dyshë: »gjysma akull e gjysma diell«, »Zemra ime asht e ndame dyshë / dyshë mes dy dhenash / dyshë mes dy kohnash / dyshë mes dy shijeve«, »اdokush ka dy shtigje para«. Ndamjen më dyshë – ndamjen mes integrimit në dheun e huej dhe shkëputjes nga dheu i vet – e tematizonte disa herë në poezitë për mërgimtarin.

UNTERFUEHRUNG

Erdhi pa e thirrë
kushedى se kàh

Në natë e rroku galeria
me katër krahë muresh
në dy anë, një poshtë
e një nàlt,

katërfish e ndritun
krejt flakë.

D‎ kambë e një hap
pa hije përbri
e përcjellin nën tokë
npër shkam,
qytèt në qytèt.

Në njênën sosh, poeti e citoi tekstualisht fjalën gjermane Unterfuehrung. Camajn e fascinonte kompozita »unter-fuehren« (»kalon nën tê«). Fascinimi i fjalëve, tingujve dhe tonaliteteve të gjuhës na çon deri te thelbi rreth të cilit qarkullonte jeta dhe puna e Martin Camajt. Për tê, gjuha ka kênë jo vetëm hallka mes artit letrar dhe shkencës gjuhësore, por edhe hallka ndërlidhëse me vendlindjen. Në letërsi, Camaj nuk i krijonte vetes njifarë surrogati vendlindjeje dhe as ndonji mitifikim me ngjyrosje folklorike. Vendlindjen e sillte ndër mend me anë të dendësimit të poezisë së tij të kristalizueme në trajta eliptike. Vendlindjen e gjente kudo në botë në rrâjët që s'mund t'i shkulë asnji regjim në botë: në gjuhë. Vjersha e poetes gjermane Rose Auslaender Mëmëdhe:

Vatani më vdiq
dhe e varrosën
në zjarr

Po jetoj
në mëmëdheun tim
në fjalë

për Camajn mund të modifikohet në mënyrë që për tê vendlindja e vërtetë ishte gjuha amtare.
Në çdo moment dhe në çdo vend, për Martin Camajn gjuha ka kênë edhe nji lloj kthimi. Vjersha e fundit e përmbledhjes së fundit poetike të Camajt na e vë në dukje kthimin te zanafilla:

DIPTIK

Ishte koha me kthye andej kah erdha te zanafilla dhe e mbylla librin si mbyllen d‎ flegra dritaresh dhe më doli para kuadri diptik i thyem midis prej një kurrizorje ashti njeriu

dhe në tê pasqyra e jetës ndل përgjysë poezي në dy fletë ku çdo fjalë rrinte në shërbim t'idesë ”palimpsest”.

shkoder.net
 

METi

-=EdoLorEli=-
Ka vdekur më 1992 apo 1994 ?!
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Pe: Martin Camaj (1925 - 1994)

Nji vjete...

Shkove në pranverë

kur kumbullat lulojnë mbi kodër

e shelgjet gjethen në lumë.

Mani n’oborr asht pjekë si tjera herë

e prroni nën shpi u tha,

xhingalla mbi plep ka britë e britë

e ti s’e ke ndie as pa.



Vjeshta kur erdh

e strehët e pullazit lëshuen

ujin n’oborr në kusi,

unë ndeja te dera tue mendue për ty.



Kur era nga bjeshka ia behi

e prroni nën shpi u tha,

dorën që në zjarm isha tue nxe

e prapova tue mendue ty

të ngrime nën dhe.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Martin Camaj

Martin-Camaj.jpg

Martin Camaj u lé në Temal të Dukagjinit me 21 korrik të vjetin 1925. Në Shkodër ka qenë nxanës i shkollës së jezuitëve italianë, Collegium Xaverianum. Mbas shkollimit punote mësues në fshatnat malësore. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë dhe mbas nji kohe qe i detyruem me jetue në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavinë fqinje.Prej 1949 deri më 1955 studionte për sllavistikë, romanistikë dhe albanologji në Beograd.Filloi me punue disertacionin mbi Buzukun. Me ndihmën e ish mësuesve italianë u shpërngul më 1956 në Romë ku e mbaroi, më 1960, disertacionin. Prej vjetit 1961 punote pedagog albanologjiet në universitetin e Mynihut, prej 1971 deri më 1990, si titullar i profesurës së albanologjisë të cilën ai e kishte themelue.AI diq po në Mynih, me 12 marc 1992.


Martin Camaj ka shkrue poezi, prozë dhe punime shkencore mbi shqipen dhe dialektologjinë shqiptare.Dy vëllimet e para poetike e kanë pل dritën e botimit qysh në Beograd. Vepra letrare e Martin Camajt përfshin gjithsejt nantë vëllime poetike, tre romane dhe nji vëllim novelash. Poezia e Martin Camajt u përkthye në gjuhët italiane, angleze dhe gjermane.



Me vepren e Tij filologjike Camaj, sadoqë në thelb shkrimtar, rradhitet ndër albanologët kryesorë të kohës.
Ndërsa si shkrimtar, kryesëpari si poet i kalon për nga randësia kufijtë e letërsisë tonë. Camaj përfaqëson uren që lيdh shkollen letrare të Veriut shqiptar me poezinë moderne evropiane.
Mjeshtër gjuhe i nji kalibri prej Bogdani a Fishte, shkëputet kadalë-dalë prej vargjeve tradicionale të poezisë sonë, për m'e nënshtrue nën vargjet e veta edhe vargjet mâ të pabinduna.


Bota e Camajt âsht sa shqiptare për kah natyra, shênjat, mitet që tejçon, po aq kozmopololite e origjinale për kah trajtat e saj.


"Poezinë e M. Camajt e karakterizon themeli i saj natyralist, ku kujtesa antike ndërthuret me ndodhitë e jets së përditshme.
Me vargjet e Tij Martin Camaj na shfaqet si poeti shqyptar mâ evropian me rranjët të nguluna thellë në kujtesen e nji toke të pasun me mite e legjenda...
Poezia e tij âsht nji muzikë sugjestive e nëndheshme, që ballafaqohet me modulet dhe mnyrat shprehëse të lirizmit evropian e prendimor, afër poetvet të mdhaj të shekullit tonë."

Vepra shkencore e Martin Camajt

Il "Messale" di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi, Shêjzat, Roma 1961.

Albanische Wortbildung. Die Bildungsweise der نlteren Nomina, Harrassowitz, Wiesbaden 1966.

Lehrbuch der albanischen Sprache Lehrbuch der albanischen Sprache, Harrassowitz, Wiesbaden 1969.

La parlata albanese di Greci in provincia di Avellino, Leo Olschki, Firenze 1971.

Racconti popolari di Greci (Katundi) in provincia di Avellino e di Barile (Barili) in provincia di Potenza, "Studi Albanesi" pubblicati dall'Istituto di Lingua e Letteratura Albanese dell'Università di Roma, Vol. III, Roma 1972.

Albanische Mنrchen. Herausgegeben und übersetzt von Martin Camaj und Uta Schier-Oberdorffer, Diederichs, Kِln-Düsseldorf 1974.

Die albanische Mundart von Falconara Albanese in der Provinz Cosenza, Albanische Forschungen 16, Trofenik, München 1977.

Cuneus Prophetarum a Petro Bogdano, Patavii, MDCLXXXV (Mit einem Beitrag von Giuseppe Valentini und Martin Camaj), München 1977.

Albanian Grammar with Exercises, Chrestomathy and Glossaries (Collab. on and translated by Leonard Fox), Harrassowitz, Wiesbaden 1984.

La parlata arbëreshe di San Costantino in provincia di Potenza, ISBN 8886067070 La parlata arbëreshe di San Costantino Albanese in provincia di Potenza, Centro Editoriale e Librario dell'Università della Calabria, Rende 1991.

Krahas me këto monografi, në periodikun shkencor Martin Camaj botoi mbi 150 kontribute për gjuhën dhe letërsinë shqipe.


Nga letrat e Martin Camajt, drejtuar miqve

Lenggries, 27. 8. 81


I dashtuni Atë Danjel, megjithëse kaloi fort gjatë pa ndigjue për njeni tjetrit (n), sigurisht s’jemi harrue! Dhe s’kemi se si të harrohemi. Petraqi me të cilin në kohët e fundit kam mbajtë gjithnji kontakte edhe për punë të korrekturave të shtypajve të librave më ka dhanë lajme se je mirë me shëndet e punë. Së fundi më dha adresën tande në telefon. Padër, si je? A e di se përpara rrumbullak 33 vjetësh jemi ndeshë për të parën herë në Valbonë? Më duket si me pasë qenë në nji tjetër jetë. Shpresoj se do të më shkruesh gjanë e gjatë tue më kallëzue si i ke punët. Tash po të tregoj për vete, ma tepër për punë, mbasi kështu po kalon jeta. Kemi zanë vend nja 50 km larg Münchenit, në hymje të alpeve; ndërtova nji shpi ma tepër për të strehue librat se u shumuen aq sa askush s’jepte me qefë banesë mbasi thonë se librat janë të randë për katet e epra. Ka edhe asish këtu që i shikojnë punët tepër hollë. Shkoj e vi për München kur kam mësim ose tri herë në javë, në çdo stinë.

Kam pasë shum të çame kreje edhe në çashtje të kathedrës së albanologjisë, mbasi ishte ad personam e unë dosha kontinuitetin. Ka njerëz që kam pregatitë me vjet dhe janë në gjendje me ba punë të mëdha. Tash për tash ashtë sigurue ekzistenca, por ligjët dhe sistemet universitare janë tue ndërrue dita ditës: gjithkund kursime prej kah rrjedh mandej edhe prioriteti i dishiplinave (Fنcher). Albanologjia, thonë këta edhe ndër sy, e mbramja birë e kavallit. Po, disesi shpresoj se ndreqet puna përndryshej pa sigurinë e kontinuitetit jam i paralizuem e nuk mund të zhvillohen programe afatgjata. Këto janë vështirësitë që më kanë lodhë ma tepër se puna në vetvete.

Për nji kohë nuk kam qenë mirë as me shëndet: kisha nji aritmi të fortë dhe më kapi pak friga. Me të thanë të drejtën (mes nesh) kjo më qiti ndërmend me i mbledhë të gjitha dorëshkrimet letrare e me i vu për fije, me mend se nji ditë mund të kërkohen prej ndokuj dhe mos të humbin. Kjo punë para 5 vjetësh. Ndërkaq kisha mbledhë landë të madhe edhe rreth “standa(r)dizimit të gjuhës”, këndej doli edhe ideja, bile bindja, se tradita letrare e Veriut nuk asht aq e keqe sa mos të lavrohet dikund: kisha marrë mësim edhe prej historisë së gjuhës të teksteve të vjetra prej Buzukut e këndej (mbë këtë pikë ma poshtë!), se ndihmesa kryesore asht me botue edhe nëse njeriu nuk asht i bindun qind për qind në vlerën e shkrimeve të veta. Edhe nji rrethanë tjetër më dha zemër me ia hy botimit të një pjese të shkrimeve letrare: Erika si mjeke kishte kursye pak të holla me mend me krijue nji nisjativë private ose me financue disa zgjanime në shpi dhe për takamisje. Kështu qe rasti me i lanë mbasdore krejt këto plane dhe u vendos me botue të pesë vëllimet letrare. Pos punës shkencore e mësimit më doli tash edhe redaktimi e rendimi i këtyne veprave. Kjo zgjati ma se pesë vjet, sistematikisht së paku deri 5 orë në ditë. Ndërkaq, në vend që me vojtë ma keq me shëndet, u përmirësova fare dhe tash jam në rregull! Duhet ta njoh se Erika më ka përkrahë gjithsesi në këtë punë, ndonëse ajo s’di aq shqip sa me marrë vesh se çka përmbajnë këto vepra. Prej disa përkthimeve “roh Uebersetzung” tash kupton ngapak edhe përmbajtjen...

Me përzemërsi Martini

Vendit tem

Kur të vdes le te bahem bar
në malet e mija në pranverë,
në vjeshtë do të bahem farë.

Kur të vdes le të bahem ujë
e fryma eme avull,
në fusha do të bie si shi.

kur të vdes le të bahem gur
në skajin e vendit tem
të qindroj në kufi.



GJAKMARRJA

Vetmia ka thithë erën e bjeshkës
dhe fije bari as fletë nuk lٍt.

Të mnershëm janë korbat e zèz
në pushim mbi qarrat e vjetër
maje mali në vapë.

Mendja e njeriut nën hije shestٍn
udhë gjaku
e sosjen e pagjës në mal e vrrî.
Shkundullima: Proza

MES SHثNGJERGJAVE

Nepër palcin e eshtnave ndij
frymën e vdekjes.
Për rreth digjet ajri
e shikimi tret në udhën e pa skâj.
Më dhimben vetëm s‎t:
do të shohin dhambët e amshimit
tue u mbyllë përpara.

NJI POETI Tث SOTثM

Rruga jote â e mirë:
Parkat janë fytyrat ma të shëmtueme
të miteve klasike. Ti nuk shkrove për to,
por për rrasa guri e ballë njerzorë
me rrudha shum e për dashuninë.

Vargjet tua janë për t’i lexue në heshtje
e jo para mikrofonit
si të çetës së poetëve tjerë,

zemra
ndonëse nën shtatë lëkura
akull,

akull
ndonëse nën shtatë lëkura.

MOTIV I VJETثR Nث KTHIM

Shtatë vasha u çuen peshë
kur ngjyra e korbit fluturoi
përmbi shtyllën e jetës:
sqepi i dukej i verdhë, gati i bardhë
mes pendlave të zeza.

Shtatë vasha u çuen peshë
e u turrën vrap me funda
në duer sa qethi mbas korbave
e vetëm me za i tretën si plafa të murmë
nën karmat e vendit tim.

Po s’erdhët ju, vasha,
kur të zbardhen pusat e ujit
në lumë përpara agimit,
ngurzohen ehde duert e foshnjeve
në palaré.



VRASJA E POETIT

Liria e fshehun ndër vargje
të poezisë
nuk ishte vetëm:
para tyne rrishin galuc roje
shpend mishngranës
me fytyrë njerëzore.

E ti ishe për ta nji bletë
tue u rropatë ka drita në qelq,
andej kufijve të botës
njerëzore.

SHKUSHULLIM

Kush iu kujtue territ që bie në luginë mbas fikjes së yjve
para agimit?
Shkatrruesi i vetes, nji krip-bardhë
e gjeti se koha e mungët
mes dritave
i hyn në palcë gurit
dhe ashtit njerëzor.

Terrin mes dy dritave
s’e duron ylli që shkoqet,
as njeriu.


DALLثNDYSHA

Krahët e zez i rrah
mes flokëve të borës
mbi alpe dallëndysha
mërguese e vonueme
për Jug.
Lufton me flatra gjethi
të vjeshtës së vonë
kundra rrymave t’erës
kah qafa ma e naltë.

اdokush ka dy shtigje para


SOSJA E VETMISث Nث VAPثN E DITثS

Vapa m’zuni te rranxa e qytetit
në shkamb që sos me pallat në maje.
Vetmia shkallave guri ngreh hap mbas hapi
korpin me avull përpjetë
e nuk mbaron kurr.

Qentë mbas dyerve gërvishtin drunin
e ciasin për t’i lirue dikush kërcllatjesh
telash të ndryshkun në shtrat.
Në mende të pangjashme përlyhen
linjat e ndeme për m’u terë n’ballkone
kryq e tërthoraz.

Shى në maje, te pallati i lashtë,
vetoi ndër rreze faculeta e bardhë
në krye të saj
e krisi nji hap grueje n’shkamb
me jehonë në parzmin tim.
e dallëndysha nji:
me u ba e bardhë.

NJI STINث E HUMBUN

Verës sa nji mëngjes me vesë
nuk ia pau kush ballin simjet
me sy të përlotun të sjellun
kah mali.

Vjetit nuk i mungon asnji ditë
në kalendar e i dhimbet
e mbramja pikë e dyllit në djegie:
e sotmja ka ndijen e dridhjes
së fletëve të shqemes
para dhambëve të sutës.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
LULE

Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri
Prandej jam i trishtueshëm, Lule.

Dashunia ashtë e vetmja shtyllë guri
Kur andej gardhit fluturojnë
Shëgjetat e akullit.

Dy zemra bashkë janë ma rrufeprojse
Se dy shpata tu për tu
Me teha përjashta
Ideja e sosjes, Lule,
kur je ti pranë ik si shpend i egër
andej kah vjen terri.



MBRAMJA ASHT LARG

Mbramja ashtë larg
e ti je atje mbi kodër të blerueme
ku gurzit që bashin zhurmë
i përpiu dheu.

Ti je atje me të bijën e heshtjes
e me shoqe tjera e mendon për mue.
Unë jam në detin e tingujve

e ndër gjujt e mij ndieva
peshen e tramit tue u ndalue me turr.
Mandej i lëshova vendin një të vjetri
e mes tallazit të krahve thashë:
mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

Heshtja prek qiellin me dorë
E ti atje mbi kodër të blerueme
njeh gjurmët e diellit npër qiell.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
NATA E KONCERTIT

As bora nuk asht e bardhë në këtë muzg.
Gjindja me kambë të randa vrapon
kah dritaret e tingullit.

Në sallën e koncertit edhe diktatorët
marrin vesh masën e instrumentave.

Ndëgjuesit veshë-imët mbyllën sytë
e kapën currila pullazesh të lashta,
djegie qytetesh e drush të thata.
Në tempon e dytë gzhatshëm era
përkuli grunin deri në tokë.

Në sallën e koncertit edhe dirigjenti
symbyllë s’pau tjetër pos tingujsh
të ndezun mbrenda nji rrotulle terri.


RETE E OQEANIT

Eci krahas me to
Nëpër ditën e gjatë.
Aty ku vete
Asht skaji i kohës së matun
Me rrahje zemre milionësh
Në kërkim të nji emni.

Retë me rrajë thella në det
Rriten e bahen lisa:
Ndër gryckat e tyne fantazma
Konkisdadorësh
Vjelin pemë.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Martinin e di prej Dukagjini/Shkodret.
 
Camajt Fis i njohur ne Mirdite, mund te kete edhe ne Shkoder se fundja shqiperia eshte teper e vogel. Por mbaj mend Camajt e mirdites dhe kur me pyeten se tek kush shkon, i them tek Gjovalin Camaj; Po ti prit he burr se po te أ§oj vete ne kulle me tha nje i ri muskuloz. I nderonin mjaft ne ato ane.
 
Top