Masakroi të dashurën me thikë se refuzoi fejesën

Masakroi të dashurën me thikë se refuzoi fejesën: O bashkë të gjallë, ose do të vdesim të dy
“Nuk dua të ndahem nga ty. O bashkë të gjallë, ose do të vdesim të dy”. Kështu i është drejtuar 33-vjeçari nga Durrësi, Antonio Zani, të dashurës 13 vite më të vogël, e cila nuk i kishte pranuar propozimin për fejesë.

Pasojat ishin të rënda, pasi 20-vjeçarja, me inicialet A.D., pas refuzimit u masakrua me thikë nga i dashuri i saj 33- vjeçar, i cili më pas tentoi të vetëvritej. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 06:00, në lagjen Nr.8, Durrës, në vendin e punës së vajzës.

Për pasojë 20-vjeçarja përfundoi në Spitalin Ushtarak të Tiranës në rrezik për jetën, ndërsa i dashuri i saj në spitalin e Durrësit, pasi u vetëplagos. Sipas Policisë, ngjarja është zhvilluar në shtëpinë e një të moshuare në lagjen 8 të qytetit bregdetar, aty ku qëndronte e reja natën, për t’u kujdesur për të sëmurën.

“Antonio Zani ka shkuar në banesën e shtetases N.M., ku e dashura e tij ishte e punësuar si kujdestare nate për të zonjën e shtëpisë, e cila ishte invalide dhe si rezultat i një konflikti çasti e ka goditur disa herë me thikë në trup. Për pasojë i ka shkaktuar plagë të rënda dhe shtetasja A.D. ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve”, bëri të ditur Policia, disa orë pasi hetoi dhe zbardhi ngjarjen.

Mësohet se edhe autori i dyshuar ka marrë plagë në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Durrës, pasi me të njëjtën thikë që plagosi të dashurën, plagosi edhe veten.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën thika dhe një qese me një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, si dhe tre aparate telefoni celularë. Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike në momentin e kryerjes së veprës”, sqaroi Policia, e cila bëri të ditur se Zani është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lëndëve narkotike.

HETIMI

Shkak për përplasjen mes çiftit të të dashuruarve mësohet të jetë bërë fakti se 20- vjeçarja ka refuzuar propozimin për fejesë që i dashuri i saj 33-vjeçar i kishte bërë pak ditë më parë.

Burime thanë për gazetën “Panorama” se të rinjtë kishin disa kohë të dashuruar dhe parimisht kishin rënë dakord për ta finalizuar me fejesë lidhjen e tyre. Por prindërit e vajzës, të cilët e njihnin 33-vjeçarin dhe precedentët e tij, mësohet se nuk kanë pranuar që vajza e tyre të fejohet me Zanin.

Në këto kushte, vajza i ka kthyer përgjigje negative të dashurit, duke refuzuar të takohej në vazhdim me të. Refuzimi i vajzës ka acaruar së tepërmi 33-vjeçarin, i cili, pasi kishte konsumuar alkool dhe hashash gjatë natës, në të gdhirë i shkon të dashurës në vendin e saj të punës për t’i kërkuar llogari.

Pasi ishte futur në ambientet e brendshme të banesës të së moshuarës, për të cilën kujdesej gjatë natës e dashura e tij, ka filluar përplasjet me 20-vjeçaren. Kjo e fundit i ka kërkuar disa herë të largohej, pasi po shqetësonte të moshuarën dhe banorët e lagjes, por Zani i revoltuar nuk e mori parasysh kërkesën e të dashurës.

Mësohet se A.D. ka tentuar ta godasë me një karrige, me qëllim për ta larguar nga shtëpia e pronares së saj, ndërsa ai e ka qëlluar disa herë me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë dhe të mbuluar nga gjaku.

Zani ka menduar se e dashura ka vdekur si pasojë e goditjeve dhe ka vendosur të vetëvritej me të njëjtën thikë që plagosi rëndë 20- vjeçaren. Por Zani u dërgua në kohë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por i akuzuar për tentativë vrasjeje./Panorama
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Masakroi të dashurën me thikë se refuzoi fejesën

Kta lloj meshkujsh kane nevoje me i be nje kontroll trurit!
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Masakroi të dashurën me thikë se refuzoi fejesën

Jemi ba si njerz te malit...tmerr kur mendon se dhe ne shqiptaret vrasim e masakrojm.
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Masakroi të dashurën me thikë se refuzoi fejesën

Po normale si guxo tjetra e refuzoooo i here
Pfff
kalo jeten me te, makiato uje pa gaz oferta te gjitha ky
e pastaj nuk fejohet
Bravo cuniii te gjithe ne kembe per nje duartrokitje per dinjitet madhor qe ka treguar.
#jesuisAntonio
 
Top