Maskat hynë në qendër të votimit në veri

Love

βeℓℓe â๓e
Personat me maska janë pjesëtarë të xhandarmerisë serbe dhe të Zvonko Veselinovicit, të cilët kanë për qëllim anulimin e këtyre zgjedhjeve.

(u40u)zgjedhje%20vota%20ks%205465.jpg


Persona të maskuar kanë hyrë në qendër të votimit në shkollën “Sveti Sava” në veri të Mitrovicës, duke detyruar votuesit, komisionerët dhe të gjithë të tjerët të dalin të jashtë, bëjnë të ditur burime të Kosovapressit.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:45. Sipas këtyre burimeve, personat me maska janë pjesëtarë të xhandarmerisë serbe dhe të Zvonko Veselinovicit, të cilët kanë për qëllim anulimin e këtyre zgjedhjeve.

“Meqë dalja e serbëve është e vogël dhe krijohet mundësia që shqiptarët ta marrin pushtetin në veri, xhandarmëria serbe ka ndërhyrë në këtë qendër të votimit për të dëmtuar procesin zgjedhor dhe anuluar atë”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se ka pasur të shtëna të pandërprera armësh nëpër disa lokacione të ndryshme të veriut të Mitrovicës, me qëllim të frikësimit të qytetarëve.
mesazhi.com
 

ReNdEx

Interist Forever
Titulli: Maskat hynë në qendër të votimit në veri

Kan hyr per te votuar dhe kta po skan dash qe ti shikoj njeri per cilin do votojen :p
 
Top