Mbani vijën trupore me agrume

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mbani vijën trupore me agrume

Flavonoidi i fituar nga agrumeja jep rezultate premtuese kur bëhet fjalë për parandalimin e kilogramëve të tepërt dhe simptomave të tjera, të cilat mund të çojnë deri te zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabeti.
Një studim i realizuar te minjtë eksperimentalë ka treguar se te minjtë, të cilëve u është dhënë naringenin (flavonoidi i fituar nga agrumeja), është ngadalësuar rritja e nivelit të triglicerideve dhe kolesterolit në gjak, dhe njëkohësisht naringenina ka penguar edhe zhvillimin e rezistencës në insulinë.

Po ashtu është treguar se me konsumimin e naringeninës më lehtë mund të kontrollohet trupore.
Telegrafithumb300_7.jpg
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Konsumoni lëngje për të kontrolluar peshën trupore

Ekspertët nga British Nutrition Foundation (BNF) bëjnë të ditur se konsumimi i ushqimeve të cilat kanë nivel të lartë të ujit në përbërje, mund të ndihmojë në uljen e peshës trupore.
Sipas tyre, ushqimet me përqindje të lartë të ujit, përfshirë edhe pastat dhe orizin, të cilat lehtë absorbojnë lëngje, si edhe gjellët, mundësojnë zgjatjen e ndjenjës së ngopjes.

Megjithatë, hulumtimet e reja kanë treguar se kjo nuk është e mundur të arrihet thjesht duke pirë një gotë ujë gjatë ushqimit, pasi lëngu duhet të jetë pjesë përbërëse e ushqimit që konsumohet.

Ekspertët po ashtu shtojnë se tryeza duhet të ketë sasi sa më të mëdha të perimeve, pasi ato krahas ujit përmbajnë edhe lëndë të tjera ushqyese të cilat krijojnë ndjenjën e ngopjes dhe nuk kanë shumë kalori.
 
Top