Mbape bëhet çështje kombëtare në Francë, Ministrja e Sportit i lutet publikisht: Kilian, ti duhet të qëndrosh, duam…

Qëndrimi i yllit të futbollit Kilian Mbape te PSG-ja është kthyer në çështjen e ditës në shtetin francez. Së fundmi, Ministrja e Sportit Roksana Maraçineanu i kërkoi publikisht kampionit të botës të qëndrojë në Francë, pasi të gjithë francezët janë të dashuruar pas tij për paraqitjet fantastike që ka dhënë në fushë.f811190f-e606-45fb-88b5-6851d1234c16.jpg
“Kilian,ti duhet të qëndrosh në Francë. Ne duam të të shikojmë duke luajtur në këtë mënyrë. Kemi nevojë për ty, publiku ka nevojë për ty. PSG-ja ka nevojë për ty dhe lojtarët e rinj kanë nevojë për shembuj për t’u ndjekur”, u shpreh për “France Info” Ministrja e Sportit të Francës Roksana Maraçineanu.

Pas 3 golave kundër Barcelonës ditën e martë në “Kamp Nou”, mediat e huaja kanë shtuar zërat se kampioni i botës me Francën nuk do të qëndrojë më në Paris teksa kërkon një aventurë të re. Drejtuesit e kampionëve të Francës janë vënë në alarm dhe po bëjnë të pamundur për ta mbajtur 22-vjeçarin në radhët e skuadrës pariziene.

lg.php


PANORAMASPORT.AL
 
Top