Mbërrin Razer Phone, smartfoni i parë (zyrtarisht) për lojëra

Frank

Anëtarë i respektuar.
Nuk është më sekret se Razer (kompania e njohur për ndërtimin e pajisjeve periferike për lojëra dhe laptop) ka qenë e zënë duke ndërtuar një smartfon. Kompania bleu Nextbit në fillim të vitit, dhe që prej asaj kohe kanë nisur thashethemet për një Razer Phone.

Razer-Phone-02_preview.png
Kompania e prezantoi pajisjen në një event në Londër pasditen e 1 Nëntorit. Si çdo gjë që bën Razer, edhe ky celular është ndërtuar me fokusin tek lojërat, çka në këtë rast do të thotë se ka parametra mbresëlënëse:
  • Çipin super të shpejtë të Qualcomm, Snapdragon 835, i njëjti i cili fuqizon flagshipët si Pixel 2 dhe Galaxy S8.
  • Një bateri gjigante 4,000mAh
  • 8GB RAM
  • Memorje të brendshme 64GB, plus një fole microSD për zgjerim memorje
  • Dy kamera 12MP me nivele të ndryshme të zoom-it optik, njëra me kënd të gjerë, tjetra me telephoto
  • Kamera të përparme 8MP
  • Njësoj si me Nextbit Robin, sensori i shenjave të gishtave është i fshehur në butonin anësor të ndezjes
  • 802.11a/b/g/n/AC, Bluetooth 4.2, dhe NFC
  • Si fillim do të ketë Android Nougat 7.1.1, por me plan që të përditësohet në Android Oreo (8.0) në tremujorin e parë të 2018-ës
  • Ekran Quad HD IGZO LCD 5,72 inç, me frekuencë 120hz, çka do të thotë se ekrani rifreskohet shumë shpejt në mënyrë që të mundësojë animime/lëvizje më të buta. Edhe iPad Pro ka një ekran me frekuencë 120hz, por duket sikur Razor është i pari i cili ndërtoi një smartfon me një të tillë
Razer-Phone-Games-Arena-of-Valor-02_preview.png
Dhe siç duket si një trend i pandalshëm, as ky smartfon nuk ka një portë kufjesh 3.5mm, Sipas kompanisë, ata e kanë përdorur këtë hapësirë për baterinë dhe bokset. Por nga ana tjetër, në kuti ka një adaptor 3.5mm në USB-C DAC.
Dhe meqë jemi tek bokset, Razer premton audio kinematike me bokset e saj me teknologjinë Dolby Atmos®, me dy amplifikatorë të dedikuar në secilin boks.

Rezervimet për Razer Phone kanë nisur që prej 1 Nëntorit, ndërsa shitjet do të fillojnë më 17 Nëntor. Çmimet priten të jenë: US$699.99 / €749.99 / £699.99

informatiks.com
 

MrCool

Old School.
Ky nuk eshte asgje ne krahasim me celularin i cili u lancua muajin e kaluar nga gjigandi kinez Xiaomi..

Celulari mban emrin Black Shark 2, ka performanca me te forta se Razer Phone.

Kamera prej 48 MP dhe selfie kamera prej 20 MP, ram prej 12 GB, ekran Amoled 6.4 inch, memorje e brendshme 128/256 GB.

Kenaqesh duke loz PubG :p

Per me teper te dhena

https://www.gsmarena.com/xiaomi_black_shark_2-9639.php
 
Top