Mbi 1.500 të arrestuar në protestën anti-Putin, mes tyre edhe Navalni

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Mbi 1.500 të arrestuar në protestën anti-Putin, mes tyre edhe Navalni
nava.jpg



Aktivisti kundër korrupsionit dhe lideri opozitar rus, Aleksei Navalni, është arrtestuar sot para banesës së tij në Moskë, pak kohë para fillimit të protestës masive antikorrupsion, të cilin e organizon ai.

Yulia Navalnya, bashkëshortja e Navalnit, ka shkruar në rrjetin Twitter, se bashkëshorti i saj ka kërkuar nga mbështetësit për ta vazhduar mbajtjen e demonstratës, ashtu siç ishte planifikuar.

Burime në Fondacionin Antikorrupsion të Navalnit kanë raportuar se qasja në Internet dhe energjia elektrike në zyrat e këtij fondacioni, janë ndërprerë.

Më shumë se 750 arrestime janë kryer në Moskë gjatë një manifestimi anti-Putin në qendër të qytetit.

Ndërsa në Shën Pjetërsburg, sipas sajtit të pavarur, Meduza, persona në gjendje arresti janë më shumë se 900.

Demonstrata në Moskë planifikohej të fillonte në orën 14 sipas kohës lokale. Protesta të ngjashme janë mbajtur ose planifikohen të mbahen në më tepër se 200 qytete të Rusisë.
gazeta-Shqip.com
 
Top