Mbi historiografinë kastriotiane

Lauri

Anunnak
MBI HISTORIOGRAFINË KASTRIOTIANE
IACOPO DE PROMONTORIO DE CAMPIS
Recollecta nella quale è annotata tutta la entrata del Gran Turcho, el suo nascimento, sue magnificentie, suo governo, suoi ordini et gesti, capitanei, armigeri, signori, sopracapitanei, provincie et terre magne con altre sue diverse excellentie infra notate et particolarmente recollecte per lo spectabile domino Iacopo de Promontorio de Campis, quale per spatio de anni XVIII è stato in corte del patre del presente Turcho continuamente suo mercatante, da lui honorato et beneficiato grandemente, et anni sette col presente Signor Gran Turcho.
FB_IMG_1613061210052.jpg
Përmbledhje në të cilën janë shënuar të gjitha hyrjet e Turkut të madh, mbi lindjen e tij, madhështinë, qeverinë e tij, kopetencat e veprat e tij, komandantët, armëtarët , zotërinjtë, kryekomandantët, provincat dhe tokat e mëdha me shkëlqime të tëjera të shënuar më poshtë dhe të mbledhura në mënyrë të veçantë prej zotërisë të nderuar Iacopo de Promotorio de Campis i cili për gjatë 18 vjetve ka qënë pjese në oborrin e Turkut të tanishëm vazhdimisht tregëtari i tij, prej tij i nderuar dhe i shpërblyer madhërisht, dhe shtatë vjet me Turkun e Madh të tanishëm.

Vepra e mësipërme u publikua për herë të parë nga Franz Babinger1 i cili e konsideroj atë: ...eine der wichtigsten bisher erschlossenen westlichen Quellen über das Osmanenreich am Ende der Herrschaft Mehmeds II., der Erobers2 (...një nga burimet më të rëndësishme deri më sot të njohura në perëndim mbi Perandorinë Otomane në fund të sundimit të Mehmetit II Pushtuesit. )
Ky traktat u shkrojt aty rreth vitit 1475 nga patrici e tregëtari gjenovez Jacopo de Promontorio (rreth 1405-1487), dikur “de Campis”, mbasi u kthye në vendlindje. Indentifikimi i tij në ambientin Gjenovez paraqitet i vështirë3. Mendohet se ka lindur aty nga fillimi i shekullit të XV ndërsa vdekja e tij shënohet në Gjenova rreth vitit 1487.
Vepra e tij mbetet një dëshmi e autentike dhe e drejtpërdrejtë nga bota Otomane për gjatë shekullit të XV. Ashtu siç deklaron edhe në titull Jacopo Promontorio ka qëndruar në oborrin e sulltanit për 18 vjet (duke nisur nga vitit 1434). Pra fillimisht nën vartësinë e sulltan Muratit II e më pas nën vatësinë e sulltan Mehmetit II pushtuesin e Kostandinopolit për të cilin shpreh edhe një gjykim të ashpër ku fitoren e tij e shikon jo në aftësitë e tij ushtarake por në dobësitë e kudërshtarit duke ridimensionuar kështu meritat e tij. Njëkohësisht në vepër ai e dënon sulltanin për egërsinë e tij e të njëjtën gjë bën edhe për sjelljen e turqve të tjerë.
Ai na shpjegon se e njihte mirë atë ambient sepse ka kalëruar që kur ishte 25 vjet dhe ka qënë në oborrin e tij në çfarëdo lloj vëndi në të gjithë Greqinë e pothuaj në të gjithë Turqinë.
Në këto kushte vepra është frut i kontakteve të drejt përdrejta të autorit me ngjarjet e kohës fakt që i jepte mundësinë të ishte i mirë informuar për aspektet finaciare e po ashtu edhe për strukuturat e organizimit të shtetit Ottoman. Kjo vepër ndahet në dy pjese:
E para trajton organizimin e ushtërisë, të sarajeve, të komandantëve e të hyrave fiskale (harçeve) me të dhëna shumë të sakta qoftë ato që vinin nga zotërimet tokësore qoftë ato të detit.
Në pjesën e dytë bën një histori të shkurtër të “zotërinjve” turq nga viti 1345 nga koha e sulltanit Orchan deri më 1475 në kohën e sulltan Mehmetit II per të shpjeguar më pas torturat e ndryshme që ju bënin armiqve të tyre. Vemëndja me e madhe ishte perqëndruar në çështjet ushtarake. Sipas Jacopo-s sulltani mund të mblidhte nën armë për një fushatë deri në 76.000 njeres e jo më shume se 380 anije mes të cilave 120 galere pra një potencial ushtarkak mjaft modest në krahasim me atë që mund të mobilizonte Perëndimi. F. Babinger mendonte se informacionet e Jacopos duhet të kishin qënë një lloj spiunazhi internacional.
Përsa i përket perandorisë Otomane Promontorio na referon se ajo përbëhej nga pjesa aziatike e po ashtu edhe nga pjesa evropiane që quhej me një emer të vetëm si Greqi në krye të së cilës qëndronte një belerbej që varej direkt nga sulltani. Gjithë pjesa evropiane ishte ndarë në 17 provinca (sanxhaqe) në krye të së cilës qëndronte nje komandant (sanxhakbej) të cilët kishin një vartësi të drejtpërdrejtë nga belerbeu i Greqisë. Pjesa e Shqipërisë llogaritej si dy provinca njëra ishte : Komandanti i Arbërisë Skënderbeu (Capitano di Albania Schenderbei) dhe tjetra ishte në vartësinë e Komandantit te Arbërisë tjeter Araniti (Capitano de l’altra Albania Araniti).
Nën vartesinë e Skënderbeut ishte provinca që shkonte deri në kufi me Shkodrën por edhe Lepanto (sot Nafpaktos ose Ναύπακτος në pjesen veriore të Gjirit të Korinthit). Të tjera percaktime për këtë provincë nuk bëhen. Përsa i perket Lepantos ka shumë të ngjarë që Skënderbu ta ketë marrë si një shpërblim për luftën e tij në More në vitet 1428-1430 pra në kohën kur turqit luftonin të merrnin Selanikun . Vetë autori i traktatit nuk na referon data se kur ishte percaktuar kjo ndarje administrative. Sidoqoftë ky përshkrim duhet të përkojë me periudhën para vitit 1443 kur Skënderbeu përsa i përket vilàyet-it të Yuvan-it e adminstronte në mënyrë të regullt e në këto kushte kuptohet se kishte edhe detyrimin e pjesmarjes në operacione ushtarake me 800 kalorës. Këtë të drejtë Skënderbeu e kishte fituar me shërbimet e tij të mëparshme si gulam e më pas si komandant i shquar dhe i nderuar i reparteve ushtarake otomane. Mirëpo nuk zotërone kështjellat dhe ne veçanti Krujën që nuk i përkiste5 Ky fakt konfermohet në një farë mënyre edhe nga jeniçeri Kostandin kur na kujton se : Ai kërkoi që t’i jepeshin zotërimet e Ivanit,… Perandori ja dha dhe ai i përvehtesoj me perjashtim të kështjellave. Pastaj ja doli me nje farë mënyre që të nxirte jashtë jeniçerët që ishin nepër kalatë dhe me boshatisjen e tyre i pervehtësoj (shih edhe në vazhdim -I.K.). Po nga Promontorio mësojmë se zotërimet e Skënderbeut administroheshin gjithashtu nga dy subashinj dhe dy kadi.
Ndërsa zotërimet e Arianiti shkonin deri ne afërsi të Vlorës e konsideroheshin si dy provinca.Të ardhurat e tij vjetrore shkonin deri në 5000 dukatë dhe në kohë lufte kishte gati 1000 kalorës6. Vlora paguante haraç për zenien e peshkut 4500 dukatë ne tre vjet. Pra nga numuri i kalorsëve që ata mbanin në dipozicion kuptohet se zotërimet e Skënderbeut ishin më të vogla se ato të Arianitit veçse në zotërimet e Arianiti kishte një subashi dhe një kadi.
(Ilia Karanxha_ historian)
 
Top