Mbipesha te fëmijët, rrezik për vdekje të hershme

ERA_VL

missing you....
Një studim i shkencëtarëve suedezë nga Universitetit Umei, ka treguar se mbipesha në moshën fëmijërore është e lidhur me rrezikun e dyfishtë për të vdekur para moshës 55-vjeçare.

New England Journal of Medicine shkruan se ekspertët rekomandojnë që mbipesha të parandalohet që në moshë të re.

Sipas mendimit të tyre, trendi aktual i ushqyerjes së fëmijëve do të shkaktojë numër gjithnjë e më të madh të fëmijëve me kilogramë të tepërt, që njëherit do të kenë prirje që edhe në jetën e mëvonshme të kenë mbipeshë.

Si rezultat i kësaj, do të vjen deri te rritja e shtypjes së gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak, dhe kështu do të zvogëlohet mosha mesatare e jetëgjatësisë.

/Telegrafi/
 

ERA_VL

missing you....
Titulli: Mbipesha te fëmijët, rrezik për vdekje të hershme

Michele Obama, nismë kundër mbipeshës së fëmijëve


Rreth 30 për qind e fëmijëve amerikanë janë mbi peshë, një statistikë kjo që u përmend nga Zonja e Parë, Michelle Obama, kur ajo njoftoi nismën e re “Le të lëvizim”. Fushata kombëtare ka për qëllim të luftojë obezitetin tek fëmijët duke u mësuar atyre se si të bëjnë më shumë gjimnastikë dhe të hanë në mënyrë më të ushqyeshme.

Ushtrimet fizike janë një prej objektivave të nismës së Michelle Obamas “Le të lëvizim”. Të mirushqyerit është një tjetër objektiv. Ky fëmijë po ha një karotë.

Kirurgu i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara thotë se një në tre fëmijë është mbi peshë, duke i bërë fëmijët amerikanë më obezët në të gjitha vendet e zhvilluara. Dhe në 30 vjetët e fundit, obeziteti te fëmijët në Amerikë është trefishuar. Zonja e Parë synon që kjo prirje të eliminohet brenda një gjenerate.

“Asnjëri prej nesh nuk dëshiron këtë të ardhme për fëmijët dhe për vendin tonë”.

Zonja Obama po bën thirrje për më shumë gjimnastikë dhe ushqime më të mira në mensat e shkollave. Ajo thotë se 30 milion fëmijë amerikanë marrin shumicën e kalorive nga ushqimet që hanë në shkollë. Administrata po propozon një shumë shtesë prej 10 miliardë dollarë gjatë 10 vjetëve të ardhshëm për të vendosur standarde ushqimore për shkollat.

“Nëse prindërit marrin të gjitha masat për t’i ushqyer mirë fëmijët, ne nuk duhet të lejojmë që këta fëmijë të hanë ushqime jo të mira për shëndetin nëpër mensat e shkollave”.

Zonja e Parë Obama thotë se kurimi i sëmundjeve të lidhura me obezitetin kushton gati 150 miliardë dollarë çdo vit. Pediatrit thonë se në se fëmijët rriten me mënyra të shëndetshme, fëmijët mbi peshë do të hollohen dhe nuk do të bëhen të rritur me obezitet.

"اdo ditë ne shikojmë fëmijë çerdhesh mbi peshë, që përpiqen të mësojnë të ecin. Mbi pesha mund t’u shkaktojë fëmijëve probleme në sistemin e frymëmarrjes. Një i ri, që përfundon me diabet në vitet e adoleshencës, mund të ketë nevojë për transplantim veshke para se të bëhet 30 vjeç”.

Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë që fëmijët të bëjnë fizkulturë intensive një orë në ditë. Por një gjë e tillë është e vështirë për fëmijët amerikanë që kalojnë një mesatare prej 7 orë e gjysmë duke parë televizor ose duke luajtur lojëra elektronike.

Presidenti Obama caktoi grupin e parë të punës për të luftuar obezitetin tek fëmijët, madje ai kërkon që një plan mbi këtë qëllim t’i paraqitet brënda 3 muajsh.

Zonja Obama thotë se ideja e saj nuk është që fëmijëve t’u mohohen ushqimet për qejf, por të krijohet një balancë mes hamburgerit me patate të skuqura dhe frutave e zarzavateve. /VoA/
 
Top