Mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth

Lauri

Anunnak
Nje problem i perhapur po behet ai i tradhetive virtuale: disa e tolerojne e disa absolutisht jo!

Nqs chati, jetet virtuale, bloget, komunitetet beper web etj pak e nga pak nderrojne marredheniet, po sjellin me vete edhe dinamika te reja ne cift, duke perfshire aspekte si pelqimi, dashurite dhe tradhetite. Ne fakt duket se po fillon te jete problemi i cifteve per mijevjecarin e ri, saqe per kete aspekt jane bere shume hetime, studime dhe statistika: Tradhetia ne web, eshte tradheti e vertete?
Per tradheti virtuale mund te kuptohen nje miriade gjerash: i fejuari qe ben "te pelqyeshmin" ne chat, ose ai qe kenaqet duke joshur me nickname te cuditshem e te eger, apo djali qe nderton nje avatar mbi Second Life dhe sillet si Don zhuan (fillojne te thuhen edhe shume anektoda mbi cmendurira virtuale: p. sh ai cifti qe njihet, martohet dhe ndahet virtualisht, por me aq pasion saqe perfundojne ne Gjykate seriozisht!). Sidoqofte e gjitha kjo nuk do te thote qe ne jeten reale pastaj i dashuri juaj do te arrinte me te vertete te joshte nje vajze tjeter. Madje shpesh eshte pikerisht anonimati qe e ben kaq te gezueshem, ndersa ju e dini shume mire qe eshte paksa i ngathet edhe i turpshem per ksoj gjerash. Ama, te vetmen here qe mund te kete lene dritaren e chatit hapur, dhe ju nuk rezistuat te hudhni nje shikim, bam! Nje gjuajtje ne zemer! Keni lexuar gjera te cilat me te vertete as qe e imagjinoshit qe mund te dilnin nga goja e tij (ops, nga tastiera). Ja qe kane ndodhur pra, shikoni qe i dashuri juaj luan rolin e josheshit nepermjet web-it, dhe tonet qe perdor jane me nje shpirtkeqesi te forte... asnje grua apo burre qofte nuk mund te mohoje qe te djeg icik te shikosh keto skeletera ne dollap.
Virtuale apo jo, eshte gjithmone nje plage te shikosh qe personi te cilin ju doni "ushtrohet" ne artin e joshjes me vajza te tjera!
Por pastaj mendoheni mire, merrni fryme thelle, e ju duket qe fundja nuk eshte nje gje kaq tragjike... eshte thjeshte nje loje! Po, mbase nje loje qe jua ka mbajtur te fshehte mbase sepse e dinte qe do te nxeheshit, por perhere mbetet loje. E gjitha nuk shkon me shume se ne skermin e chatit, prandaj per cfare arsye te nxehemi kaq shume? Fakti eshte qe tradhetia te ben te vuash jo vetem per xhestin fizik ne vetvete, por per renien e besimit: na duket sikur na bie Bota siper kokes sepse zbulojme qe ai te cilin e mendonim te kulluar si uji, ka ne te vertete dicka te turbullt ne vetvete. E ne tradhetite telematike kjo gje nuk ndryshon: kane te bejne me nje aspekt te jetes se tij qe ju jeni te perjashtuar, mbi te cilat genjen ose eviton diskutimin. Pra, pak a shume besimi budalla. Sidoqofte reagimet e mundura ne keto raste jane dy: ose vendosni mos e beni dicka dramatike, ose filloni nje kryqezate nga e cila doni me besim e ndershmeri. Ne rastin e dyte me shume probabilitet do i beni nje skene te ashper xhelozie, do deshironi te lexoni te gjitha bisedat e tij, e do doni qe t'ju betoje qe zdo e beje nje gje te tille kurr here tjeter. Problemi eshte qe ju nuk do ndalni asnjehere se qeni ne dyshim, duke i kontrolluar keshtu posten sa here te keni mundesi, duke krijuar nicknames te ri e avatare per te hyre ne Boten e tij. Pak a shume, jeta do behet e komplikuar sa here qe do e shikoni te ulet afer nje kompiuteri. Mundesia e dyte eshte ajo qe te flisni me njeri-tjetrin e te mundoheni te ... qeshni mbi kete gje e t'i hudhni nje gur siper! Nuk eshte drame, nqs jeni te sigurta qe ne realitet ai me mish e me kocka eshte per ju i besueshem. Keshtu mund t'i thoni vetem qe e keni zbuluar rastesisht, qe ju ka ardhur keq se s'ju ka foluar per kete gje asnjehere, qe gjeja ju trishton pak, por edhe qe ju vjen pak per te qeshur.
Arsyetoni mire: fundja eshte qesharake te mendosh qe nje njeri i qete si arush si ai te arrije te beje djalin-***y duke u fshehur pas nje nicku prej divi! Madje mund te behet nje loje qe mund ta realizoni te dy! Ja nje histori emblematike mbi ate qe mund te ndodhi nepermjet chatit (e ka treguar nje vajze qe quhet Daniela, nje designer e re, e cila jeton ne Milano):

"Ajo qe me ka ndodhur mua eshte e pabesueshme thote, por betohem qe ironia e shortit ka qene me te vertete e ashper me mua! Kisha nje marredhenie ne distance prej kohesh, prandaj gjendesha shpesh duke kaluar netet ne chat me te dashurin tim. Nder kohe flisja edhe me ndonje shok, ose beja miqesi te reja virtuale. Keshtu nje dite me kontakton nje i panjohur, me te cilin filloj e flas per gjera te thjeshta pak a shume, por pas pak batutash fillojme e flasim per dashuri. Fillojme te hyjme ne detaje e te flasim per eksperiencat tona. Ai do te dije shume gjera keshtu qe une disa i shpik vete per t'i bere qejfin: disa i marr nga jeta reale thote, duke qeshur nga pak. Nder gjerat e shpikura eshte edhe ajo qe tradhetoj rregullisht te dashurin tim me burra te ndryshem. Ah sikur mos e kisha thene kete genjeshter! Kur pash te dashurin tim kishte ne dore nje flete te stampuar me gjithe biseden qe kisha bere ne chat! Ishte pikerisht ky, ai "fanatiku ****ual" misterioz! Tha qe kishte filluar kete gje vetem per shaka, por pastaj u gjend perpara nje pranimi tradhetije nga fjalet e mia e prandaj i iku mendja! Mu desh nje jete (tregon ne fund kjo vajza) per t'ia mbushur mendjen qe ishte nje budallallek, e po ia fusja vetem kot me nje njeri qe as nuk do e kisha takuar ndonjehere ne jete!"

Si perfundim kujdes djema e vajza, web-i duke i sigurte, por mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth!
(F/shqiptar)



Jeta reale tashme ka ndyshuar dhe vazhdon te ndryshoje ma hapa shume te shpejte, kjo fale internetit. Me bene pershtypje ca kerkesa te hapura, troç, qe po postoj ketu poshte. Disa serjoze qe kerkojne lidhje afat gjate, por disa edhe per pak dite, apo edhe nga ata nga me te quditshmet per se*ks ne grup (..!)
Me kujtohet nje artikull ku shkruhej dicka e ngjashme me historine e temes siper. Pas nje njohje jo te shkurter nepermjet internetit dy persona vendosen te takoheshin pasi virtualisht karakteret e tyre perputheshin shume me njeri tjeterin, surpriza ishe qe personat ishin dy te dashuar real, ne krize..;)



"Kerkoj femer te martuar per lidhje sekrete. Jam djale nga Tirana 32 vjec, me edukim universitar. Kerkoj nje femer te martuar per lidhje sekrete. Emaili im eshte**********

"Kerkoj nje femer per te filluar nje lidhje jashte kornizave se te zakonshmes dhe monotonise se perditesise. Neqoftese ka ndonje vajze qe ka nevoje per nje eksperience ndryshe te kontaktoje ne ******** Ju premtoj qe do te kalojme nje eksperienc..."

"Jam nga pzz (Prizreni)dhe deshiroj te njoh vajza- goca nga shqiperia se e di qe jane te bukura dhe te bejme *** pa obligime te tjera te interesuarat me shkruajn ne emailin******"

" Pershendetje..kerkoj nje grua te martuar per nje lidhje sekrete mosha nuk ka rendesi. Une jam 35 vjec dhe jam shume I besushem numri tel*****"


"pershendetje , jam nje djal qe jetoj ne itali ,ne gjendje te mir ekonomike, dua te njihem me nje vajz shqiptare per nje marredhenje serioze e per te ber nje familje ,ju lutem vetem persona serie , vajza te jet nga mosha 25 dri me 33........"

"kerkoj nje femer nga zvicrra deri 50 vjece..."


"Pershendetje,jam nje djale 25 vjec nga Tirana,kerkoj lidhje sekrete me femra te moshes 25-45 vjece. Ose cifte less qe kerkojne nje mashkull per treshe.Jam simaptik,i gjate,brun,trup normal. Per kontakte email*******"

"kerkoj ne goce per argetim te jet zeshkane e gjat"


"Jam nje djale 20 vjec dhe jetoj ne Amerike(New York). Kam ardhur ne Shqiperi me pushime dhe do rri deri nga data 25 Janar. Kerkoj te njihem me nje vajze mosha 18-40 per lidhje intime ose per flirt. Kush ka deshire te me shkruaji tek emaili ******"

"Kerkoje te njihem ne nje vajze per lidhje serioze apo per flirt aventura , jam simpatik dhe diskert, Ju mirepres Prishtine"


"jam nje djalosh 28 vjeqar jetoi ne gjermani tash jam ne kosov per pushime,kerkoj nje vajz per *** pagesa sipas marrveshjes.me kontaktoni ne emiladressen******"
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth

Virtualiteti jep mundesin te hiqesh ose edhe te imitosh dike qe do doje te ishe, pra vesh nje maske prej te forti, te bukuri dhe liberali. Ose te jesh vetvetja 100% pa komplekset qe mund te kemi ne jeten reale, ku nuk ke frik te gjykohesh. Virtuali eshte vendi ku fjala ka me shume rendesi sesa sjellja, fjala josh me shume sesa fytyra. Jeta virtuale eshte nje "gallate" ne fillim, por me pas kthehet ne nje obsesion dhe fatkeqesisht behet me ankth sesa jeta reale, e kjo ndodh pikerisht kur virtuali te kthehet ne nje sistem ku ti mendon nat e dite se po krijon shoqerit dhe dashurit tua, ku fillon dhe krijon me mendje mekanizma per te terhequr pas vetit njerez. Edhe ne virtual mund te kete xhelozira, madje ne virtual ato jan edhe me te ashpra, sepse xhelozia projektohet per te dyja sek.set (vajza qe jan xheloze per djemt e per vajzat dhe e kunderta).


Sigurisht qe njeriu e quan tradhti virtualitetin e xhelozon per te, sepse ne fund te fundit jemi qenie e dobet e pasigurte.

Por nese do me pyesesh mua Lauri ;)....Mendoj se nje njeri qe eshte teper i sigurte dhe i hapur me veten tij, nuk ka perse te ket frike per partnerin\en e tij qe frekuenton virtualitetin....per mua si e shoh un dmth :D....virtualiteti per ata qe e frekuentojn rregullisht (jo te poseduarit apo obsesionuarit pas chatit) nuk mund te jet nje minus, perkundrazi edhe mund te ndihmoj ne cift :). Por njekohesisht them se nuk duhet ta kthejm virtualitetin ne jete....mund te shfrytezojm per te sfiduar veten, apo per te njohur me mire veten per ta zbualuar me mireate, dhe njerzit qe na rrethojn. Webi, blogjet, faqet e tjera virtuale jan informacion me shume.


Kurthe te tilla (si shembulli qe ke ven ti Lauri) ka edhe ne jeten reale, pra jasht shtepis e jasht kompjuterit :).....Ne kohen time kur kam qen me e re ::cool:: ku tekonologjia nuk ishte kaq e zhvilluar, ne provokonim te dashurit tane ndryshe. vinim nje shoqe ose nje shok per kete pune :sherr:........Sot behet ne virtualitet, e po luajtem me keto gjera do digjemi.......shyqyr zotit thuaj qe sna ka kap zjarri LOL

 
Redaktimi i fundit:

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth

Tani per ta zberhtyer kete temen une do nisem nga vetja, do jem ai i jetes reale siq jam gjithnje, pa dashur qe ta mbuloje veten e te shitem ndonje perfaqesues ekstreme i moraleve te pashkruara njerezore.

Varet si e kap kete gje. Per mua virtualiteti eshte thuajse njejte si realiteti sidomos kur ti frekuenton te njejten faqe virtuale disa vite.

Ata qe ngrihen me mengjes dhe opaaaaaaaa kujt tja ve sot ne virtualitet duke nderruar cdo dite ncika e faqe virtuale jane te njejtit me personat qe dalin me mengjes ne qytet dhe ta paren goce qe takojne i lyhen mbrama duke e genjyer madje edhe per identitn e vet per te realizuar nje deshire. Kjo na jep te kuptojme se realiteti thuajse eshte shenderruar ne virtualitet.

Tani une ne faqet ku qendroje virtualisht (qe jan vetem dy) ka vite qe e beje. Ne radhe te pare te gjithe ju duhet ta kuptoni se shkrimi yne, mendimi yne, virtyti yne, kultura yne, te menduarit tone jane mjete identifikimi edhe nese qendrojme prapa nje perdeje. Pra ta kuptoni mir e mir se po ju kushtuat kujdes shkrimeve ju thjeshte munde ta njihni tjetrin edhe nese ndryshoi nickun. Cfardo nicku te veje bella, nevertit, enderra, elushe por edhe ju te tjeret une kam per te ju njohur ndoshta me se largu ne shkrimin e trete.

Gjate qendrimit te gjate neper keto faqe intereneti eshte normale qe ne kemi ndare halle, brenga, shqetesime, fotografi, ndonje kisse shakaje (edhe reale) dikush dikush, kemi ndjere ndonje flirt, ndonje simpati dhe madje njerezit edhe jan martuar dhe deri ketu ska gje te keqe. Asnje gje te keqe. Seriozisht ua them se mua kur me ka pelqyer dikush nuk jam duruar pa ja thene se e admiroje per menyren e saj. Ndoshta jam treguar i dobet une por e kam bere.

E keqja qendron ne ate qe une ate qe e fola ne besim me morenen, me endrren, me loverin, me tjetrin te mos e llomotise me te tjeret. Pra njeriut duhet ti vij pak aroma njeri dhe duhet te kete pak virtyt. Ky eshte dallim i madhe besoje dhe verehet shume qarte neper keto faqe.

Pra sa per fillim munde te them cuna e cupa realiteti nuk ndryshon shume nga virtualiteti.

E tera qe duhet te bejme eshte tu japim njerezve ca hapesire qe te na tregojne se kush jane. Do ndahet shapi nga sheqeri. Ma besoni!
 

bella

Anëtar i Nderuar
Titulli: Mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth

Tani per ta zberhtyer kete temen une do nisem nga vetja, do jem ai i jetes reale siq jam gjithnje, pa dashur qe ta mbuloje veten e te shitem ndonje perfaqesues ekstreme i moraleve te pashkruara njerezore.

Varet si e kap kete gje. Per mua virtualiteti eshte thuajse njejte si realiteti sidomos kur ti frekuenton te njejten faqe virtuale disa vite.



Tani une ne faqet ku qendroje virtualisht (qe jan vetem dy) ka vite qe e beje. Ne radhe te pare te gjithe ju duhet ta kuptoni se shkrimi yne, mendimi yne, virtyti yne, kultura yne, te menduarit tone jane mjete identifikimi edhe nese qendrojme prapa nje perdeje. Pra ta kuptoni mir e mir se po ju kushtuat kujdes shkrimeve ju thjeshte munde ta njihni tjetrin edhe nese ndryshoi nickun.




qendrimit te gjate neper keto faqe intereneti eshte normale qe ne kemi ndare halle, brenga, shqetesime, fotografi, ndonje kisse shakaje (edhe reale) dikush dikush, kemi ndjere ndonje flirt, ndonje simpati dhe madje njerezit edhe jan martuar dhe deri ketu ska gje te keqe. Asnje gje te keqe. Seriozisht ua them se mua kur me ka pelqyer dikush nuk jam duruar pa ja thene se e admiroje per menyren e saj. Ndoshta jam treguar i dobet une por e kam bere.




Pra sa per fillim munde te them cuna e cupa realiteti nuk ndryshon shume nga virtualiteti.

E tera qe duhet te bejme eshte tu japim njerezve ca hapesire qe te na tregojne se kush jane. Do ndahet shapi nga sheqeri. Ma besoni!

Meqe ra fjala :) edhe un si ty, duke u permbajtur tek fakti se qendroj ne virtual ne keto dy faqe e kam vite.
Duke mos e frekuentuar chatin (por para 10 vjeteve kam hyre per nje periudhe kohe 2-3 mujore) e vetem duke degjuar, apo duke lexuar e duke me treguar per chatin, mund te them cka thash me siper :) (lemsh e bera ahahah)

Dobesi? vetem nje gje e tille qe nuk eshte . Un mendoj se eshte guxim dhe per tu admiruar nje gje e tille...sepse ne virtual eshte e lehte te biesh preh e vetkenaqesis dhe mendjemadhesis e te fryhesh :) me veten dyfish sesa ne realitet....Ne virtual egoizmi, deshira per te qen ne qender te vemendjes eshte me e forte....dhe nese nje kompliment apo nje shprehi admirimi per dike merret shum lehtesisht si dobesi nga te tjeret ose paragjykohet gabim nga ai\ajo qe ta lexon e ta kupton kete admirim.

Ne forum ne fakt mund te spikas kjo gje, sepse ne forume ne jemi dit per dite duke komentuar nj-tj, duke lex nj-tj e keshtu duke qendruar per vite ne forum, ne njihemi pak a shume si ne real (pa fytyra vertet, e pa qen 100% vetja, por ska rendesi kjo) e keshtu edhe besimi yn kerkon te jepet e te merret njesoj :D

Shume dakort me kete fjali te fundit :D
 
Redaktimi i fundit:

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth

d9f52e0469398513ad24e5b0935ffa61.jpg


Absolutisht e vertete!
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth

ha ha Hajduti, :p
 

okra

Antarë
Titulli: Mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth

te pakten anonimiteti i jep nje mundesi njerzve te thone ose te bejne ato qe si bejne dot ne jeten e vertete , une ktu per shembull nuk ve emrin tim sepse po chatoj me persona qe nuk i njof dhe normale qe sdo ve emrin tim te vertet, asnjihere ne bote por po them kurre nuk me ka ndodhur qe te njof ne realitet personat me te cilat jam neper chate apo forume apo whatever website dhe as nuk dua ti njof sepse eshte nje kufi shume i qarte midis realitetit qe jetoj dhe internetit , edhe nqs me pelqen dikush ne internet ky dikush aty mbetet ,nuk perzihet kurre me realitetin tim. eshte tjeter gje kur personat takohen ,aty pastaj behet puna lemsh gje qe une kurre se kam menduar ta bej
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Titulli: Mbrapa anonimatit mund te kete ndonje kurth

Edhe ketu kerkohen dy pergjigje pasi ke ndare temen ne dy nivele.

1) Rreth pjeses se pare se temes, po flas per eskperienc personale : U bene kaq vite qe jam ketu ne forum, neper vende te tjere isha para 5-6 vjetesh dhe jo me tani, keshtu qe eksperienca ime bazohet mbi njohjet ketu. Keto dinamikat e ciftit qe futen dhe kontrollojne njeri tjetrin ne virtual, i perjetova per nje periudhe te shkruter kohore, pas kesaj cdo eskperienc e imja ska pasur lidhje me virtualin, madje me ka larguar prej tij (perfshi ketu ndonje flirt te fuqishme, po kush nuk i ka perjetuar :p) . Une e shpjegoje me faktin e thjesht: qe ketu vij per te bere shoqeri te reja, per te shkembyer ide, eshte si nje tip kendi i imi personal dhe nese partneri im xhelozon rreth kesaj, le te vi te futet ne vendin tim, skelet nese jan ne dollap do dalin dhe jan skelete, jan eksperienca te mijat qe praktikisht ne nje raport te mire duhet te thuhen qe ne fillim. Nese ti fsheh keto, nuk eshte faj i virtualit por i joti qe nuk je treguar i sinqert qe ne fillim. Ndryshon puna nese je ne nje lidhje e siper edhe kerkon "eksperienca" te reja, ne kete rast lidhja ka dicka qe nuk shkon dhe mendoje se sta ka fajin virtuali ketu por personi qe ke perball. Kohet e fundit brezi i ri pergjithesisht po ndjen ate "kenaqesin" te themi te internetit, ajo kenaqesia qe i ben me te forte, me te bukur, me te pashme. Femrat me nje foto ne nje pozicion qe kan ndenjur me dite te tera per ta bere, terheqin meshkujt ne menyre eksponenciale dhe kjo gje i ben te ndihen me te deshiruara, nga ana tjeter meshkujt nese fillojne flasin me 2 apo 3 femra nje kohesisht u duket vetja si don zhuan. Por eshte nje gje mese e diture, qe ne gjithe keto shkembime 1 nga keto "raportet" e krijuara te themi do jete ai me i mirefillti, ai qe do te bej te jesh vetvetja, te tjeret do jene si hije nga pas. Nese ka pak dinjitet tek personat e din shume mire qe lidhja ecen perpara mes dy personave jo mes nje community ne internet. Sa per maskat e te fortit, interesanti etj etj, nese eshte nje gje e perkohshme, keto maska mbeten dhe ky person si futet del nga interneti si nje meteor, ka pasur shume raste meteorash ketu. Por nese vazhdohet dhe mbahet maska per nje kohe te gjate, ajo maske shenderrohet prej xhami, ku i shikon cdo pike te thell personit qe eshte pas saj edhe kjo gje ka ndodhure ketu brenda. Sa per rastet e cifteve qe futen edhe ngacmojne njeri tjetrin on line, kjo gje sme ka ndodhure fatmiresisht dhe besoje qe sdo ta coje veten deri atje, ndersa me ka rastisure ta shoh nga afer tek persona te tjere. Pra kjo mbajtja e anonimatit per te krijuar kurthe per mendimin tim nuk qendron ne kete teme, te pakten me permbajtjen e saj.


2) Persa i perket ketyre kerkesave qe ke vene ti: Keto jan kerkesa per njerez qe degjojne qe ne internet mund te takosh, mund te besh etj etj. smund te merren keto kerkesa si shmb tradhetie apo nje anonimati qe te con ne kurthe, te pakten une e mendoje keshtu.
 
Top