Mbyllja e universiteteve, Rama: Vaj medet për PD-në, vajton të shkuarën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
TIRANE – Kryeministri Rama ironizon qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me vendimin për mbylljen e disa universiteteve në vend. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan: “PD kundër shkuljes së piramidave në arsim e s’ka si të jetë ndryshe: E shkuara vajton të shkuarën në emër të së shkuarës! Vaj medet për PD...”


91780_6.jpg


Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi mbylljen e disa universiteteve “një aferë të pastër korruptive dhe për qëllime klienteliste nga dyshja Rama-Meta”.

Lideri i opozitës tha se “po përdoret e njëjta skemë siç u bë me shëndetësinë, me rendin, me ekonominë, me pensionet dhe së fundmi me marrëveshjen me CEZ-in”. Ai bëri të qartë se Partia Demokratike nuk është kundër asnjë reforme, përfshi edhe asaj në sistemin arsimor. Por sipas Bashës, “projekti i Edi Ramës për të mbyllur filialet e universiteteve publike, pa asnjë paralajmërim, pa asnjë transparencë ka shkaktuar një shok psikologjik dhe do u kushtojë shtrenjtë financiarisht qindra familjeve shqiptare”.

b.web
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Titulli: Mbyllja e universiteteve, Rama: Vaj medet për PD-në, vajton të shkuarën

Fatkeqesisht kjo qeveria Rama po len cdo dite per te deshiruar.
Nuk zgjidhen problemet duke krijuar probleme me te medha... Se pari ky duhet te ket nje skeme zgjidhjeje si ti vij ne ndihme studenteve. Po ndjek skemen e qarkullimit me policine rrugore, ku akoma pa rregulluar problemin e parkingut shkon e i ven gjoba automjeteve...

SI fillim ai duhet te shpalle listen me kriteret per te qene universitet i akredituar.
Perderisa keto universitete veprojne ktu e disa vjet, duhej marre parasysh cdo behe tme studentet aktual aty, leket qe kan hedhur per kaq vite, dhe duhej ti jepte afat kohor cdo universiteti per te permbush kriteret e veta.
Pasi te arrij afati te bente auditimin dhe s'kishte pse ti mbyllte, thjesht ato vashdojne aktivitetin si universitete te paakredituara.
Eshte tregu i punes me vone qe do vendoste nese diplomat e X universiteti i pranon apo jo...

Per me teper duhet theksuar qe kete vit kuatot e pranimit ne universitetin shteteror jane ulur ne krahasim me vjet... Cdo behet me keto mijra studente qe mbeten jasht dyerve te shteterorit??

Levizje 100% e gabuar kesaj here....
 
Top