Me fat Kurban Bajrami

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nesër është Kurban Bajrami, festa që simbolizon, sakrificën sublime të njeriut të përsosur, dhe shënjon kulmin e bindjes, besnikërisë dhe dashurisë ndaj Allahut të plotfuqishëm. Kuptimi i kurbanit dhe sakrificës në Islam, nuk qëndron në derdhjen e gjakut të një kafshe, por në aktin e bindjes. I Plotfuqishmi thotë:

‘Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj."



Thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human dhe më solidar, më mëshirues e bujar, që të ndihmohen të varfrit, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, që sofra e tyre, qoftë edhe vetëm gjatë këtyre ditëve të festës të jetë më e begatë” duke iu referuar ajetit kuranor, En-nisa 122, i cili thotë:

“ E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t’i fusim në xhenet, ku rrjedhin lumenjtë e ku do të jenë përgjithmonë"

Vëllezër e motra!
Me hajr e mbarësi festa e Kurban Bajramit!

1626737818757.png
 

Ragnar

Anëtar i ri
Staf në FV.AL
Urime bajramin te gjitheve, lus te madhin Zot qe cdo deshir qe keni te ju realizohet, cdo qellim qe keni ta arrini dhe te jeni gjithemon te lumtur pran te dashureve te juaj.
 

NGU

Wild child full of grace 💫
Gezuar festen miq, lumturia dhe dashuria mbizoterofte ne familjet tuaja :d
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Urime festen e Kurban Bajramit. Gezimi, Shendeti dhe Lumturia le t'ju shoqeroj juve dhe te afermit tuaj ne keto çaste festive.
Le te jete kjo dita e paqes, dashurise dhe miresise.
Miqesisht Darius
 
Top