Më gjeni dhëmbët, i hoqa protezat për të bërë sherr

Denoncimi i rrallë i pensionistit: Më gjeni dhëmbët, i hoqa protezat për të bërë sherr, s’di ku i lashë.​


cv-xb.jpg
Disa harrojnë ku kanë parkuar makinën dhe kërkojnë ndihmë për ta gjetur. Të tjerëve ju humbasin shpesh e më shpesh biçikletat. Dikush harron kuletën në lokal dhe kur kthehet nuk e gjen më.

Denoncime nga më të çuditshmet regjistrohen në polici për humbje qeni, të maces, të ikjes së gruas, zhdukjes së burrit, largimit të fëmijës. Humbje e testamentit. Vjedhje e ushqimeve në dyqane, të tendave të lokaleve. Por prisni, këto që renditëm sa më sipër janë më të zakonshmet që regjistrohen përditë nga dhjetëra agjentë që mbajnë shënim ankesat e qytetarëve në gjashtë komisariate në kryeqytet.

Një burrë ka denoncuar në polici humbjen e dhëmbëve. Dhe këtë denoncim të rrallë e ka mbajtur shënim agjenti i krimeve në komisariatin numër 3 në Tiranë, i cili siç kuptohet ishte në dilemë nëse duhet ta hetojë çështjen për vjedhje të dhëmbëve apo për dëmtime të tjera me dashje. Burime të Gazetasi.al hedhin dritë mbi denoncimin e rrallë, që pavarësisht veprimeve të policisë, ka pak shpresa që dhëmbët protezë të gjenden.

Pensionisti K. L u paraqit në komisariatin numër 3 sipas burimit zyrtar të Gazetasi.al dhe ka kërkuar që të ushtrohen kontrolle. Ai pretendon se i hoqi dhëmbët teksa po bënte sherr me komshiun, pasi i kishte vendosur një kon ku e paralajmëronte se nuk duhet të parkonte poshtë pallatit të tij.

“Jemi komshinj dhe dola për t’i kërkuar llogari fqinjit një djalë i ri që shpesh i kam thënë të mos parkojë në vendin tim. Për këtë arsye kam vendosur një kon. Dola t’i kërkoja llogari për konin, dhe ai më tha që po e kishte hedhur në kosh të plehrave, pasi parkimi ishte për të gjithë banorët. Gjatë sherrit pasi u qëlluam, vërejta që më humbën dhëmbët e poshtëm që i kam protezë. Saktësisht nuk e mbaj mend nëse i hoqa para se të bëja sherr, apo më ranë kur u grinda”.

I moshuari, me prejardhje nga Leskoviku thotë se kontrolloi në vendin ku u konfliktua, në trotuar dhe ngado por pa asnjë rezultat.

“Dyshoj që mos i gjeti komshiu dhe nga inati i flaku në plehra atje ku kishte hedhur konin. Por këtë gjë nuk e pashë me sytë e mi, kështu që edhe për këtë nuk jam komplet i sigurt”, shton në polici i moshuari.


Teksa pensionisti shton se nuk ka shenja në trup nga sherri me 30 vjecarin, dhe nuk do që I riu të ndiqet penalisht për mosëmarrëveshjen, kërkesa e tij është vetëm një. Më gjeni dhëmbët

Burimi pranë policisë së shtetit sqaron se të dyzuar për veprimet që duhet të kryheshin në vazhdim, agjentët e gjetën zgjidhjen. Thërritën në komisariat fqinjin. Megjithatë ai mohoi të kishte dijeni apo t’i kishte parë ndokund dhëmbët e të moshuarit.

“Nuk është e vërtetë ta kem qëlluar. Ne jemi grindur veç me fjalë për konin e parkimit që në nerva e sipër e mora dhe e flaka tek koshi i mbeturinave. Për këtë gjë jam penduar dhe kërkoj falje meqenëse fqinji është i moshuar dhe pensionist. Veçanërisht meqenëse kemi marrëdhënie shumë të mira të dyja familjet dhe shpresoj që ky incident të mos ndikojë në miqësinë tonë. Për dhëmbët nuk kam asnjë dijeni. Pasi mbas sherrit me fjalë, unë hyra në banesë së bashku me fëmijët e mi”, deklaron i riu në polici.

Të ndodhur në këtë situatë agjentët shkruajnë në procesverbal se për efekt të hetimeve, i kryen ekspertim të moshuarit ku dhe konstatuan se ai nuk kishte shenja dhune veçanërisht në fytyrë dhe se i mungon proteza e poshtme e dhëmbëve, që është objekt i këtij hetimi të vështirë dhe të rrallë.

Marrë nga: GazetaSi
 
Dorezë e vjetër tjetri i përket brezit " do sherr? Ja nji sekond ta heq i çik xhaketën e kostumit" lool
Nuk ka rëndësi brinjët e thyme etj, e rëndësishme mos bosh dome materiale ?
 
Top