• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Më iku nusja në natën e parë të martesës!


As sot nuk e kam të qartë se ç’ndodhi me mua natën e parë të martesës. Atë që e kisha dashur aq shumë, pesë vjet rresht, në natën e parë të martesës më ngjante në shtrigë dhe kjo bëri që ta përdorja dhunën ndaj saj, ndonëse tash vuaj për të dhe e dua ende shumë…
E kam humbur dashurinë time përgjithmonë po atë natë kur u martova me atë që e kisha dashur më shumë se vetveten. Diçka e çuditshme ka ndodhur në jetën time atë të diel kur u martova… As tash nuk di se çka ndodhi atë natë me mua, por mund ta përshkruaj sjelljen time të keqe dhe veprimet e mia të pamatura. Kishim pesë vjet që ishim bashkë, si dy qershi në një rremb. Shkonim në shtëpinë e njërit – tjetrit dhe nuk mund të rrinim pa u parë, së paku, një herë në ditë. E caktuam edhe ditën e martesës, e që edhe pse nuk ishte larg, neve na dukej e largët.

Nata e parë

E di se kur ka filluar dasma kam qenë në gjendje normale deri në momentin kur kam hyrë dhëndër. Më kanë uruar të gjithë martesën dhe e di se kam hyrë në dhomën time, ku më priste nusja. Kur kam hyrë brenda më janë ngritur flokët përpjetë. Jam ulur në shtrat dhe jam munduar ta qetësoj veten. Filloi të më dhembte koka dhe më bëhej se gjaku më dilte prej veshëve. Nusja më është afruar, por kur e kam shikuar mirë në fytyrë nuk më ngjante në atë që e kisha dashur pesë vjet rresht.

“Oh, Zot, a është kjo ajo të cilën pesë vjet e kam dashur dhe për të cilën kam vuajtur shumë?”, i thash vetes.

Ajo, si duket, e kuptoi se me mua diçka nuk ishte në rregull dhe më pyeti se a ndihesha mirë.

“Kush je ti?”, i thash pa dashje.

“Nuk është sonte nata të tallemi!”, ma ktheu me buzëqeshje të lehtë.

“Ti nuk je e dashura ime. Ti më shumë i ngjan një shtrige”, më dolën pa dashje këto fjalë nga goja.

Do e vrisja po të mos ndërhynin të shtëpisë

Pas një kohe shqetësimi im sa vinte e shtohej, aq sa nusen fillova edhe ta grushtoj. Me tërë fuqinë time i rashë shuplakë, kurse ajo nuk më kundërshtoi fare.

“اka po ndodh me ty?”, më tha pas shuplakës së parë që ia dhashë.

Kjo më pengoi edhe më shumë dhe jam ngritur sërish në këmbë për ta grushtuar së dyti. Në çast ajo ka bërtitur dhe fill pas pak brenda janë futur dy vëllezërit e mi, të cilët kur më kanë parë në atë gjendje, më kanë shtrënguar fort për trupi dhe më kanë nxjerrë jashtë, duke më qortuar me fjalët më të rënda të mundshme. E di se nusja ime u tha se qenkam çmendur, derisa lotët i rridhnin rrëke. Vëllezërit më thanë se, vërtet, a isha çmendur, por e di se nuk u dhashë përgjigje, sepse nuk dija se çka t’u thosha. E di se u thash vetëm se nuk më shkonte nata me të në dhomë, se ajo nuk ishte e dashura ime, të cilën e kisha dashur pesë vjet rresht më shumë se veten.

“Ma largoni nga shtëpia ose do e vras!”, u thash teksa mundohesha ta qetësoja veten.

Pas një kohe e di se më ka zërë gjumi dhe kur jam zgjuar nusen nuk e kam gjetur më në shtëpi, sepse natën ajo veç kishte ikur. Të nesërmen isha po ai njeri që kam qenë gjithnjë dhe mendja më rrinte te e dashura ime…

As sot e atë ditë nuk e di se çka ndodhi me mua, por di se, edhe pse kanë kaluar dy vjet, unë ende e dua dhe vuaj shumë për të, ani pse më kurrë s’e kam parë…M. D. /Kosovarja/


ZHURNAL.mk
 

Nicktjeter

We're all gay with someone else's ass !
Titulli: Më iku nusja në natën e parë të martesës!

Epo jo te gjithe kane lindur me fat qe te kene permasa te medha.

Fli i qete tani.
 

Aver

VIP
Titulli: Më iku nusja në natën e parë të martesës!

E paska grushtu me shuplake. lol

Se ma kujtoj nje barcolete kjo.

Futet njoni dhonder keshtu naten e pare por i pa pervoje i shkreti dhe i trupshem. I thote nusja zhvishu e futu ne krevat dhe ky ashtu ben. Pasi qe te futet rri ashtu shtrire pa bere asgje nja 1 ore.
Dikur e pyet nusen: oj e gezune e cka me bo tash?
Tash, i pergjigjet ajo, po presim keshtu edhe pak se mos vjen te na q* dikush te dyve. :D
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Më iku nusja në natën e parë të martesës!

E paska grushtu me shuplake. lol

Se ma kujtoj nje barcolete kjo.

Futet njoni dhonder keshtu naten e pare por i pa pervoje i shkreti dhe i trupshem. I thote nusja zhvishu e futu ne krevat dhe ky ashtu ben. Pasi qe te futet rri ashtu shtrire pa bere asgje nja 1 ore.
Dikur e pyet nusen: oj e gezune e cka me bo tash?
Tash, i pergjigjet ajo, po presim keshtu edhe pak se mos vjen te na q* dikush te dyve. :D
hahahahah une e di pak ndryshe , por qe thelbi eshte po ky lol

sa per temen ca me thone , qe nga titulli fillo gabim
nuk iku nusja , e perzuri, e sikterosi ky hajdar aga lol

mgjth i gjo nuk e kam te qarte, kush eshte morali i gjithe fabules?
 

Aver

VIP
Titulli: Më iku nusja në natën e parë të martesës!

hahahahah une e di pak ndryshe , por qe thelbi eshte po ky lol

sa per temen ca me thone , qe nga titulli fillo gabim
nuk iku nusja , e perzuri, e sikterosi ky hajdar aga lol

mgjth i gjo nuk e kam te qarte, kush eshte morali i gjithe fabules?
:D

Ndoshta nuk e tregova une mire. lol

Kur ma treguan mua i humba langjet tu qesh :D
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Më iku nusja në natën e parë të martesës!

:D

Ndoshta nuk e tregova une mire. lol

Kur ma treguan mua i humba langjet tu qesh :D
nje djali te virgjer i bene me mblese nje vajze po aq "te virgjer"
pyet nje shok ky - cfare te bej ore se sja kam idene
shoku duke ditur nusen qe ky kish marre , i thote- ndiq nusen , cfare ben ajo bej e ti
naten e pare te marteses , u futen ne dhome
nusja hoqi fustanin, ky hoqi kostumin
nusja hoqi kepucet, ky hoqi corapet
u shtri nusja ne pozicion misionar , u shtri e ky si nusja
nusja e kuptoi mire se c'lloj burri qe
burri e pyeti - e tani cdo bejme
hic i tha kjo....do presim te na vij ndonjeri te na ashtuqi lol
 

Passion

Antarë i Respektuar
Titulli: Më iku nusja në natën e parë të martesës!

Kacurrelke!
Thua ti kete ndodhur ajo c'ka une mendoj?lollol
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Më iku nusja në natën e parë të martesës!

Sa mend qe kan kta meshkujt rrafin nusen e me pas pse iku nusja :(
Po e lopa qe esht lop nuik duron dhun jo m femra :)
 

klau92

Anëtar Aktiv
Titulli: Më iku nusja në natën e parë të martesës!

Pse nuk keni diskutuar dhe mundesine e pushtimit nga i mallkuari :p :p
 

Aki

misfit
Titulli: Më iku nusja në natën e parë të martesës!

Tani ose ky aktron me qellim ose ka ndonje semundje psikologjike dhe stresi i nates se pare ka qene nxites per ate krize psikotike qe i ka lulezuar :)
 
Top