Më lehtë harrojmë apo kujtojmë?

Hera

Banned
Më lehtë harrojmë apo kujtojmë?


Kur ndodhin gjëra të këqija, ne nuk duam t’i kujtojmë. Përpiqemi ti bllokojmë, të rezistojmë, ti injorojmë por ndoshta duhet të bëjmë të kundërtën, thonë studiuesit. [IMG2=JSON]{"data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/tru-600x329.jpg"}[/IMG2]
Një studim i ri i udhëhequr nga shkencëtarët në Teksas sugjeron që veprimi i harresës me qëllim është i lidhur me rritjen e angazhimit cerebral me informacionin e padëshiruar.



Me fjalë të tjera, për të harruar diçka, ju duhet të përqendroheni në të.

“Niveli i moderuar i aktivitetit të trurit është kritik për këtë mekanizëm të harresës”, shpjegon psikologu Tracy Wang nga Universiteti i Teksasit në Austin.

Përpjekja për të harruar në mënyrë aktive kujtimet e padëshiruara ju ndihmon në parandalimin e mbingarkesës në tru.

Gjithashtu u lejon njerëzve të çlirohen nga përvojat e dhimbshme dhe emocionet që nuk do të duan t’i kujtojnë më, çka është dhe pjesë e arsyes që është një fushë me interes aktiv për neuroshkencëtarët.

“Mund të dëshirojmë të heqim kujtimet që shkaktojnë reagime të pakapshme, siç janë kujtimet traumatike, në mënyrë që të mund t’i përgjigjemi përvojave të reja në mënyra më adaptuese”, thotë një nga studiuesit, Jarrod Leëis-Peacock.

“Dekada të hulumtimit kanë treguar se kemi aftësinë për të harruar diçka vullnetarisht”.

Shumë hulumtime paraprake mbi harresën e qëllimshme janë përqendruar në aktivitetin e trurit në pjesën ballore, dhe në qendrën e kujtesës së trurit, “hippocampus”.

Në studimin e ri, studiuesit monitoruan një pjesë të trurit të quajtur ‘ventral temporal contex’, i cili na ndihmon të përpunojmë dhe kategorizojmë stimujt vizualë.

Në një eksperiment me 24 persona, pjesëmarrësve iu treguan fotografi të skenave dhe fytyrave të njerëzve, dhe u udhëzuan se cilat prej tyre duhet të mbanin mend dhe cilat duhet t’i harronin.

Kur hulumtuesit shqyrtuan aktivitetin e ‘ventral temporal cortex’, ata zbuluan se akti i harresës në mënyrë efektive përdor më shumë fuqi të trurit sesa ai i kujtesës.

Përpjekjet për të harruar disa imazhe e ‘vunë’ trurin më shumë në punë se në momentin kur personat që morën pjese në eksperiment tentonin të kujtonin.

Natyrisht, harresa e imazheve që u bënë me kërkesë të veçantë në një eksperiment laboratori është shumë ndryshe nga harresa e kujtimeve të dhimbshme ose traumatike të ngjarjeve të përjetuara në botën reale.

Por mekanizmat e trurit që vihen në punë mund të jenë të njëjta, thonë studiuesit, dhe zbulimi se si t’i aktivizoni ato mund të jetë një përfitim i madh për njerëzit në mbarë botën të cilët duan të harrojnë disa gjëra në jetë por që nuk dinë se si ta bëjnë këtë gjë.

Ndaj ne duhet të përfshijmë shumë vëmendje në një ndodhi të së shkuarës të cilën duam t’a eleminojmë nga kujtesa.
 
Last edited by a moderator:

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Citim;-Shumë hulumtime paraprake mbi harresën e qëllimshme janë përqendruar në aktivitetin e trurit në pjesën ballore, dhe në qendrën e kujtesës së trurit, “hippocampus”.

Kot nuk thone te vjetrit,mundou harroj gjerat qe te lendojne,shiko perpara.
Absulutisht eshte nje domosdoshmeri te lesh ne te djeshmen cfare te lendon,apo trishton.
 
Top