Më mirë thjerrëzat se operacioni me laser

braziljania

Anëtar i Nderuar
Thjerrëzat e kontaktit do të ketë përparësi në të ardhmen në korrektimin e shikimit, pavarësisht operacioneve të syrit me laser, pohojnë shkencëtarët britanikë.

Dallimi ndërmjet operacionit me laser dhe thjerrëzave të kontaktit është për faktin, se thjerrëzat mund të shfrytëzohen te të gjithë njerëzit, ndërsa kirurgjia me laser është e kufizuar vetëm në disa çrregullime të cilat mund t’i përmirësojë.

Terapia laserike nuk është e përshtatshme për të gjithë. Ajo paraqet një ndërhyrje kirurgjike e cila bart në vete të gjitha pasojat e ndërhyrjeve tjera kirurgjike, siç është p.sh. infeksioni. /spekter*


Po ju ke do preferonit?
Po thjerrezat me ngjyra i perdorni?????????
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Booooooo, po ky eshte budallallik i madh fare madje...
Lentet bejne keq per syte se krijojne boshllek dhe kane tendencen te thajne syte.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ahamz....
E pse qenkan me mire?
Aq kohe sa me nje operacion te shpeton syrin e ske me nevoj te mbash syze/ lente apo budalleqe te tjera se di pse duhet te komplikohet njeriu me lentet qe duhen mirembajtur me se di sa solucione, ti heqesh naten, kujdes me make-up....
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Une thjerza e dija qe jan disa linte....dmthn per te ngrene...

Mbase na shpjegon njeri prejardhjen e kesaj fjales....
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Une perdor si syzet normale dhe si thjerrezat.Te gjithe okulistet ku kam shkuar une me kane thene qe thjerrezat nuk mund ti perdorin te gjithe,varet nga ndjeshmeria e syrit.
Thjerrezat nuk mund te perdoren me shume se 6 ore ne dite,duhet te kesh syrin lotues qe te mos te thahet (jo te qash por mos ta kesh syrin e thate),nuk jane te keshillueshme kur duhet te studiosh apo punosh ne pc...etj etj.

Nderhyrja me lazer behet vetem mbas moshes 25-26 vjeç.Nese e ben perpara kesaj moshe miopia ose hipermiopia shfaqen serish.

Une personalisht kur te mbush moshen do bej kete me lazer...Jo per gje,por i heq mendjen njehere e mire se çdo gjashte muaj nderroj syzet...:D :D
Por qe edhe kur behet nderhyrja me lazer gjithmone do mbash syze me gradim te vogel kur te duhesh te punosh me pc ose te lexosh shume..
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gjithsesi me operacion [atje ku mundet] eshte jeta me e kollajshme se sa me lente ....
Te kesh lente dmthn te kesh nje merak mbi koke, ti kesh kujdes ti ndrosh ti heqesh ti vesh. E te gjitha supozojne kosto.
Keshtu me operacion e mbyll hesapin mbasi qe e ben,.
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Titulli: Më mirë thjerrëzat se operacioni me laser

Zëvendësimi për syzet - këshillat që ndihmojnë

Që mos t’i shkaktoni vetvetes dëm, duhet në përpikëri t’u përmbaheni disa rregullave të caktuara. Para se gjithash, lentat mund t’i bartni dhe t’i zgjidhni vetëm nëse jeni këshilluar me oftamologun dhe pas kontrollit të detajuar të syve.

Përparësitë e lentave në krahasim me syzet janë të dukshme: nuk e shëmtojnë fytyrën, nuk e shtrembërojnë pamjen, nuk e kufizojnë shikimin anësor dhe nuk mjegullohen. Mirëpo, pra se të përcaktoheni për lentat, duhet të mendoni mirë dhe të merrni në konsideratë disa faktorë. Të themi, nëse në lentë futet pluhuri, kjo mund të shkaktojë pakënaqësi të shumta: duhet t’i hiqni lentat dhe sërish t’i vëni. Ndërsa, këtë nuk mund ta bëni në çdo situatë, por duhet të keni kushte të përshtatshme, në rend të parë higjienike. Përveç kësaj, lentat prekin kornën dhe mund ta fërkojnë syrin.

Përmbajuni rregullave të caktuara
Që mos t’i shkaktoni vetvetes dëm, duhet në përpikëri t’u përmbaheni disa rregullave të caktuara. Para se gjithash, lentat mund t’i bartni dhe t’i zgjidhni vetëm nëse jeni këshilluar me oftamologun dhe pas kontrollit të detajuar të syve. Ekzistojnë sëmundje që përjashtojnë bartjen e lentave. Para se për herë të parë t’i vendosni lentat, me kujdes lexoni këshillat e dhëna. Së pari duhet të mësoheni t’i vendosni dhe hiqni. Më së shpeshti këtë ua mëson mjeku, tek i cili keni qenë për kontroll dhe në ordinancën ku i keni porositur lentat.

Duhet pasur durim
Por, megjithatë, jo të gjitha menjëherë do të ecin lehtë. Duhet të përgatiteni për periudhën e adaptimit me lente, e cila tek disa është mjaft e gjatë. Armatosuni me durim dhe bëhuni të gatshëm për pengesa të ndryshme. Të themi, ditët e para do t’u lotojnë sytë, e ndoshta do të ndjeni edhe të djegur dhe pakënaqësi. Me këtë rast, mos harroni se duart e juaj duhet të jenë tejet të pastra. Lentat jo në tërësi mund të zëvendësojnë syzet, pasi bartja e tyre nuk sugjerohet nëse jeni tepër të ftohur dhe në rast të sëmundjeve të tjera.

Për këtë arsye, duhet të siguroheni që të keni syze me dioptri të përshtatshme. Përndryshe, nëse tërë ditën keni qenë në punë, fakultet apo shkollë, atëherë do t’u përshtatet që të hiqni lentat dhe me syze të shikoni ndonjë film. Nëse bartni lente, duhet rregullisht që të shkoni në kontroll tek oftalmologu. Lentat duhet të ndërrohen në periudhën e caktuar kohore, varësisht nga lloji për të cilin jeni përcaktuar. Nëse nuk ndjeheni mirë me rastin e bartjes së lentave, nënkupton se koha është për kontroll.


Kosovasot
 
Top