Me te rejat ne futbollin Shqiptar.

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Dushku, një vit më “plak”


Falë kontrtave dy e trevjeçare që Teuta nënshkroi me lojtarët e saj një vit më parë, grupi i sezonit të kaluar është rujatur pothuajse i tëri. Një prej titullarëve të vjetshëm, që do të vazhdojë të luajë me durrsakët ështe dhe mbrojtësi Erion Dushku. Pas një sezoni të kënaqshëm, ai pritet të jetë një lojtar kyç për skuadrën e Starovës në kampionatin e ardhshëm. Mbrojtësi lezhjan beson që Teuta e sezonit vijues do të jetë më e mirë, ndërsa shpreson që përforcimet që do të bëhen, do e rikthejnë skuadrën durrsake mes ekipeve më të mira.

﷓ Dushku, një tjetër sezon në radhët e durrsakëve; besoni se Teuta do të jetë më e fortë se një vit më parë?

﷓ Mendoj se ishte zgjedhja e duhur për të vazhduar sërish në Durrës, sepse këtu ndiehem mirë, teksa më është dhënë mundësia të paraqes vlerat e mia. Të gjithë shpresojmë që, kampionati i ardhshëm do të jetë më i mbarë për Teutën. Ka disa arsye për të besuar, duke filluar nga organizimi i grupit që kësaj here po bëhet më shpejt dhe po drejtohet me profesionalizëm nga trajneri Starova. Tjetra është se janë ruajtur një pjesë e mirë e titullarëve të vjetshëm, çka është premisë për të qenë më kompaktë në lojën tonë. Jemi një vit më “pleq”, pra më të rritur e më me eksperiencë.

﷓ Gjithsesi, a mjafton vetëm ruajtja e grupit që Teuta të ketë pretendime?

﷓ Sigurisht që janë të nevojshme dhe përforcime të tjera, me qëllim që të rritet më shumë konkurenca brenda grupit. Drejtuesit kanë filluar të lëvizin në këtë aspekt dhe mesa jemi informuar në ditët e ardhshme ekipi do të plotësohet dhe me lojtarë të tjerë.

﷓ Edhe në mbrojtje?

﷓ Gjatë kampionatit të kaluar jemi ankuar për mungesë eskperience. Në fakt, kemi bërë shumë ndeshje të bukura, por loja ka qenë e pamjaftueshme, sepse kemi humbur pikë të vlefshme, vetëm për mungesë të përvojës. Për të korrigjuar këtë, do të ishte mirë që në skuadër të afroheshin disa lojtarë me përvojë, ku përjashtim nuk bën dhe reparti i mbrojtjes.

﷓ Pas një kampionati relativisht të kënaqshëm me Teutën, nga ju pritet më shumë...

﷓ Ambientin e skuadrës tashmë e njoh më mirë, kështu që shpresoj që kjo gjë të më ndihmojë në rritjen e rendimentit, për t’i ardhur në ndihmë skuadrës në arritjen e objektivave të saj.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Sukaj “di” dhe gjermanisht

I bindur se do ta tundë rrjetën edhe në “Loro Boriçi”, sulmuesi i talentuar ka lënë të kuptohet se, “pazari” me turqit mund të prishet dhe në lojë mund të futet ndonjë skuadër tjetër, pse jo edhe nga Gjermania



Prej Sukajt gjithmonë priten lajme të reja. Sa herë që e takon, ai të duket se ka rezervuar diçka për të të thënë. Por, që prej ndeshjes së parë të kupës UEFA ku i shënoi Koperit dy gola, ai nuk është ndierë shumë. Për ndeshjen e kthimit nuk ka folur fare, ndërsa ka pasur një “kolpo” në Turqi, por që akoma nuk po merret vesh, nëse ka firmosur, apo jo. Ndaj, sapo fillon të flasë, e kupton se “çështja Sukaj” do të fillojë nga e para. “Do të përfundoj edhe ndeshjen e dytë me Koperin dhe me datë 1 gusht do të nisem për në Turqi për të firmosur”, pati thënë për “Sport Ekspres” nëpërmjet linjës telefonike, sulmuesi shkodran, direkt nga Turqia ku kishte mbërritur dy ditë pas ndeshjes së parë në Slloveni. Ndërsa dje...



Rikthehet pista gjermane

Në fakt, pista gjermane dhe ajo zviceriane kanë qënë që herët në fokusin e merkatos së Xhevahir Sukajt. Fillimisht, shkodrani Rudi Vata e më pas serbi Nikoliq, por edhe të tjerë menaxherë patën përgatitur terrenin për ta transferuar Sukajn në kampionatet e këtyre vendeve. Por befas, një oferë “sheikësh” ﷓ siç nuk mungoi ta quajë vetë Sukaj ﷓ e ndryshoi tërësisht situatën, duke e quajtur punë të kryer kalimin në Turqi, madje duke konfirmuar kontratën 2+1.

Pas kthimit në Shkodër, një bisedë me presidentin Fushaj, ia uli paksa ritmin “fluturues” sulmuesit shkodran. Edhe vetë Sukaj u bind se nuk mund të largohej “pa u lagur” nga klubi Vllaznia, që kërkonte pjesën e vet. Që nga ky çast, Xhevahiri nuk është ndierë. Ndërkohë, menaxherët, kur panë se Sukaj nuk ka përfunduar plotësisht, filluan të punojnë sërishmi duke fituar çdo ditë e më tepër terren, aq sa duket se kanë arritur ta bindin të heqë dorë nga Turqia. Dhe duket se ia kanë arritur: “Po, është e vertetë, unë nuk kam firmosur akoma me asnjë skuadër. Në fakt kam hedhur një hap të madh për në Turqi, por nuk do të thotë se është punë e kryer. Në rast se një tjetër skuadër më josh me para dhe kushte më të mira, mund të ndërroj destinacion. Ajo që unë mund të them është se, me datë 2 gusht jam lojtar i lirë dhe pas kësaj date edhe mund të firmos në Gjermani, pasi bisedimet janë rihapur. Shpresoj të bëhet më e mira e mundshme dhe unë të sistemohem më nje skuadër me emër, që do të më ndihmojë për t’u afruar edhe pranë ekipit kombëtar”, thotë Xhevoja.



“Gol dhe kualifikim”

Por, Sukaj ka në vemendje të plotë edhe takimin e nesërm në “Loro Boriçi”. “Nuk më kanë mbaruar akoma golat, ndaj kam besim se do t’i shënoj sërish sllovenëve”, thotë Sukaj, që është gati të vërë edhe bast për një gjë të tillë. Optimizmi bazohet në formën e mirë që po kalon: “Periudha dyjavore që kemi patur në dispozicion për t’u përgatitur për këtë ndeshje, na ka ndihmuar mjaft. Pastaj, kundërshtarin e njohim disi më shumë dhe do të jemi në gjendje ta godasim në ato pika ku ai ka më tepër problem”, shton Sukaj. Edhe pse e ka me shumë qejf të mos dalë pa gol në këtë ndeshje ﷓ dëshiron t’ia dedikojë fansave kuqeblu në këtë ndeshje që pritet të jetë e fundit për të me Vllazninë ﷓ ai thotë se e rëndësishme është që Vllaznia ta kalojë turin, qoftë edhe pa gola, apo edhe me gol të shënuar nga shokët e tij.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Skënderbeu: Ja 3 firmat e para, por nuk është kapiteni Tiko

Të martën tre futbollistë kanë leshuar firmat e para për Skënderbeun e ketij sezoni.Kanë qenë Kotomelo, Drabaj dhe Kote lojtarët që fill pas firmave kanë marrë edhe këstin e parë të kontratës. Të tre lojtarët kanë firmosur në prani të kryebashkiakut Niko Peleshi dhe zv/presidenit të Zoi Mindili. “Pas ketyre kontratave të firmosura, ﷓ bën të ditur drejtori ekzekutiv i klubit Gjergji Ballço,﷓ do të lëshohen edhe firmat e tjera nga futbollistët e piketuar nga trajneri Renato Rrapo, si pjesë e skuadrës për sezonin e ri” .Ndryshe nga çfarë ishte menduar më parë kapiteni Tiko nuk ka lëshuar firmë së bashku me tre titullarët e tjerë. “Nuk ka asgjë për tu shqetësuar”, thotë Ballço duke treguar keshtu se Tiko do të firmosë e shumta deri të premten. Gjithnjë sipas drejtorit ekzekutiv të klubit, të gjithë lojtarët e kësaj skuadre do ti kenë mbyllur punët me ekipin edhe për atë sepse të shtunën janë të gjitha gjasat që skuadra të niset drejt Ohrit, aty ku Ballço thotë se priten edhe lojtarë të tjerë, kryesisht maqedonas.

Maqedonasit﷓ Edhe të martën nuk janë parë në mjediset e klubit katër lojtarët maqedonas për të cilët Ballço, tha se janë pranë kalimit tek skuadra korçare. “Por kjo nuk do të thotë se nuk kanë për të qenë këto ditë”, thotë me siguri drejtori,lojtarë që janë të gjitha gjasat të bashkohet me ekipin të shtunën në Maqedoni, aty ku skuadra mendohet të jetë për dhjetë ditë. Të martën nuk ka qenë pjesë e skuadres as Rada, lojtar ky i kërkuar edhe nga trajneri Rrapo, ashtu siç nuk po vijnë as shkodranët Shtupina e Kepi për të cilët flitet se Rrapo ka pasur disa biseda telefonike me ta, madje edhe të martën para dite.

Ametlli& Frashëri﷓ Në stervitjen e ditës së dytë të kesaj jave nuk ka qenë as portjeri Ametlli. Portieri ka pasur një bisedë me zv/presidentin Zoi Mindili, e pas dite ka pasur një tjetër bisedë me Ballçon. Ai ka kërkuar një farë sigurie, ndoshta për atë se të gjithë e dinë se mardhënjet e trajnerit Rrapo me lojtarin nuk janë më të mirat, pas bojkoti të vitit që një grup lojtarësh në përbërje të të cilëve ka qenë dhe Ametlli. Ndërkohë edhe Frashëri po mendon largimin. Të martën ai nuk qenë në stërvitje. Por Skënderbeu frenon. “Lojtari nuk mund të largohet nga ekip kaq lehtë,﷓ ka qenë reagimi i Ballços﷓ pasi lojtari ka një kontratë me kryesinë që përfundon në vitin 2010”.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Pango “hap thesin”: 700.000 lekë për medalistët

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, dje në mesditë ka pritur Kampionin e Europës për U﷓17 në peshëngritje Daniel Godelli dhe nënkampionin e Europës, po për këtë grupmoshë, Xhulio Prroni. Të dy shtangistët kanë qenë të shoqëruar nga trajnerët e tyre Ali Lundraxhiu dhe Muhamet Tuzi, kurse Pango ka patur përkrah zëvëndësministrin Ekrem Spahia dhe drejtoreshën e sporteve në MTKRS, Violeta Shqevi. Prezent ka qenë dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi e sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni Ilir Kraja. Po kështu ishte dhe deputeti i zonës së Peqinit, Dashnor Sula. Ministri Pango i ka përgëzuar shtangistë dhe dy trajnerët për arritjet, kurse i ka cilësuar Godellin dhe Prronin e ardhmja e shtangës shqiptare. Madje ka premtuar që nga fondi shtesë i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, t’i jepen shpërblime financiare dy shtangistëve tanë, Godelli dhe Prroni, të cilët ngritën lart flamurin shqiptar në Kampionatin Europian U﷓17, i cili u bë në Amiens të Francës. Dhe nuk do të jenë pak për dy mundësit tanë, kur nga ministri Pango janë parashikuar 500.000 lekë të reja për Godelin dhe 200.000 lekë të reja për Prronin.

Tre shtangistët Veli përpara Pangos

Duke përfituar nga takimi i Pangos me dy medalistët në Amiens të Francës, Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka prezantuar dhe tre peshëngritës, të cilët, edhe pse jetojnë prej nëntë vitesh në Athinë, do të garojnë me flamurtin kuqezi. Fjala është për Maria Velin, e cila ka marrë pjesë dhe në Europianin e të rriturave në Linjano të Italisë, teksa u rendit e trembëdhjeta. Si dhe për vëllai i saj Serafin Veli (1986) dhe motra Eva Veli (1990). Në këtë takim, Pango ka cilësuar dhe një herë se mbështetja e madhe që i bëhet sportit nga qeveria ka ngjallur dhe interesin e shqiptarëve, të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Dhe Maria Veli, Serafin Veli e Eva Veli janë të parët që pranojnë të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, kur dhe janë duke u përgatitur për Kampionatin Europian të të rinjve, i cili do të zhvillohet në Durrës, më 14﷓21 shtator.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Më shitën ndeshjen!” Xhani akuzon të tijtë
1 Gusht Humbja e Partizanit në ndeshjen me Shiroki Brijeg ka bërë që presidenti i “demave” të mos përmbahet më: “UEFA të hetojë! Ka dorë mafia”



12 minuta shprese. Vetëm kaq ka qenë koha e mjaftueshme që tifozëria e kuqe mund të ëndërronte për të marrë një kualifikim për në turin e dytë. Shiroki kalon në avantazh dhe, pavarësisht se arrihet falë një penalltie të marrë nga Përlleshi dhe të ekzekutuar nga Muzaka, përsëri nuk mund të bëjë dot asgjë. Pasi nuk ka patur Dhëmbin (për arsye që trajneri i bëri të ditura më vonë), Lika humb edhe Bakajn (dëmtohet). Por kjo nuk do të ishte asgjë, në krahasim me atë që Partizani do të pësonte më vonë. Edhe dy gola të tjerë dhe skuadra e Likës është “përtokë”. Aq sa edhe tifozët nisin të kundërshtojnë zgjedhjet e presidentit Xhani.

Xhani? Me një cigare në gojë, të cilën mundohet ta mbarojë sa më shpejt, presidenti i Partizanit, Xhani, thërret të gjithë gazetarët. Ka diçka për të thënë. Madje, më vonë u kuptua se ishte diçka me të vërtetë serioze. “Lojtarët më kanë shitur ndeshjen”, ka thënë ai. Cilët lojtarë, na thoni emrat, zoi president. “Jemi të nxehtë dhe ndoshta mund të gabojmë. Do të bëhet një hetim, mos kini frikë, por jam i sigurt që ma kanë shitur ndeshjen. Tifozëria ka të drejtë të thërrasë, por unë nuk do lë që ky turp të më mbetet mua”, ka vijuar Xhani. Atëherë? “Unë kërkoj hetim për këtë ndeshje. Ka dorë mafia, një mafie shumë e fortë, e cila ka kohë që kontrollon futbollin shqiptar. Duhen nisur hetimet, jo vetëm për Partizanin, por për të gjithë futbollin shqiptar. Unë nuk kam besim më tek institucionet tona, do të kërkoj ndihmë nga UEFA. Vetëm atje besojmë. Këto ditë do të dërgojmë relacionin dhe do të kërkojmë hetim të ndeshjes. Unë po jap para djerse dhe nuk mund ta duroj këtë turp. Unë nuk e shes Partizanin”, ka përfunduar presidenti Xhani.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Paulin Dhëmbi lë “shëndenë”

Mesfushori largohet nga të kuqtë, teksa nuk pranoi të futej në fushë, pasi nuk ishte paguar



Një humbje më të madhe se ajo në fushë, ka pësuar Partizani pikërisht mbrëmë. Atë të mesfushorit korçar, Paulin Dhëmbi. Në momentin e marrjes së protokollit të ndeshjes, emri i korçarit mungonte dhe kjo u bë shumë e dyshimtë për të gjithë. “Ka probleme shëndetësore”, tha në fillim stafi i të kuqve. Më pas, në përfundim të ndeshjes, u mësua gjithçka. Vetë trajneri Lika, në analizën e pasndeshjes, i pyetur për Dhëmbin, deklaroi: “Dhëmbi? Nuk pranoi të luante që në mëngjes”. Përse? “Këtë s’mund t’ua them dot”. Por a do të jetë tek”jo, nuk mendoj se do të jetë më lojtar i Partizanit”, ka vazhduar fjalinë Lika. Vetë Dhëmbi ka fikur telefonin dhe nuk mund të përgjigjej, edhe pse, më pas është mësuar se arsyeja se përse ai ka zgjedhur këtë rrugë ka qenë thjesht mungesa e pagesës nga ana e presidentit Xhani. “Ai ka bërë fjalë me Xhanin që në mëngjes dhe i ka thënë se nuk futej në fushë nëse nuk merrte paratë”, thotë një burim pranë lojtarit. “Më pas Dhëmbi tha se nuk do të jetë më lojtar i Partizanit dhe se do të largohet”, ka vijuar i njëjti burim.

Vetë Xhani, i pyetur për këtë çështje, ka thënë: “Nuk kam asnjë koment për këtë”, duke e mbyllur këtë çështje. Ndoshta Dhëmbi sot do të sqarojë gjithçka, ose ndoshta do të marrë letrat dhe do të bëjë siç kanë bërë miqtë e tij, duke zgjedhur Tiranën si “adresën” e tij të ardhshme. Një gjë e tillë pritet të mësohet këto ditë, ose ndoshta që nesër. Fakti që ai e ka parë ndeshjen me Devollin dhe Shkëmbin do të thotë shumë, jo vetëm për të, por edhe për të ardhmen e mbrojtjes së kuqe. Përse? Tefik Osmani është njëri nga ata që mund t’u bashkohet shokëve të tij tek Tirana, nëse tek Partizani nuk do të gjehet një zgjidhje, ose ndoshta nëse tek të kuqtë pritet të ndodhë ndonjë “kataklizmo”. Xhani kërkon hetim, i cili mund ta bëjë atë të humbë shumë më tepër sesa vetëm një tur në kupën UEFA.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Kuqeblutë e Canajt “të vetmit në luftë”

Vllaznia ka kaluar në turin e dytë të kupës UEFA, në sajë të një loje racionale, duke administruar gjatë gjithë ndeshjes rezultatin e ndeshjes së parë. Ashtu siç pati deklaruar edhe në pragndeshje, tekniku Canaj ka nxjerrë në fushë një formacion, që dukej qartë se përpara së gjithash kërkonte sigurinë e prapavijës, ndërkohë që kishte lënë forca edhe për sulmin. Megjithatë, publiku shkodran gjatë pjesës së parë nuk ka qenë aspak i kënaqur me nivelin e lojës në përgjithësi, po kështu edhe me skuadrën e tij. Përpos disa shpërthimeve të Likës në krahun e majtë dhe të një rasti të pastër të Sukajt, kur doli i vetëm përballë portierit, loja nuk e ka patur ritmin e duhur. Ndryshe ka ndodhur në pjesën e dytë, kur miqtë duket se kanë marrë frenat e lojës me atë fillim mjaft të mirë. Por ka ndërhyrë Canaj nga pankina, sidomos me aktivizimin e Licit në krahun e djathtë të mesfushës, dhe merr kthesë në mënyrë të ndjeshme loja e Vllaznisë, që me rastet e njëpasnjëshme për shënim ka ngrohur jo pak edhe publikun shkodran, i cili duhet pranuar që në pjesën e parë thuajse ishte i pëgjumur. Megjithatë, edhe pse mungoi një tundje rrjetë për të shpërthyer “Loro Boriçi”, vërshëllima përfundimtare e arbitrit ia ka dhënë mundësinë tifozerisë së zjarrtë të përshëndesë kualifikimin e merituar për në turin e dytë, që duhet pranuar se asnjëherë nuk u vu në diskutim nga futbollistët shkodranë
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Andi Lila: Do të jemi më të fortit

Ka mbetur pas një javë bardheblu për 22?vjeçarin nga Kavaja, Andi Lila, i cili prej dy ditësh po pushon pranë familjes në plazhin e Golemit. “Vërtet, ? thotë ai për “Sport Ekspres” ? pak ditë kam kaluar te Tirana, por, të them të drejtën, në mes të atij kolektivi dhe aq më tepër jashtë Shqipërisë, mua më dukej sikur kisha shumë kohë që gjendesha aty. E kemi kaluar mjaft mirë, si seancat stërvitore, ashtu edhe në orët e kohës së lirë”.

Fortuzi, njohja e vjetër

Për talentin kavajas, ish?kapitenin e kuqezinjve U?21, tashmë kontigjent i kombëtares së Ari Han, ka qenë vërtet surprizë e këndshme fakti, që në stafin e teknikut Sliskoviç, ka gjetur Indrit Fortuzin, me të cilin një gjysmë sezoni kanë qenë bashkë pjesë e Iraklis të Selanikut (janar?qershor 2007). “Ajo periudhë, ? kujton Lila, ? e para përvojë në një klub jashtë atdheut, natyrisht ka qenë disi e vështirë për mua, aq më tepër edhe ngaqë isha shumë i ri në moshë. Por, nuk e harroj kurrë, aty gjeta Indrit Fortuzin, që gjatë gjithë kohës më ka qëndruar pranë. Dhe tashmë te Tirana, kjo njohje e “vjetër” më ngrohu shumë. Madje, ai qe nga të parët që më uroi mirëseardhjen te skuadra bardheblu”.

Stërvitja, në shërbim të “betejave”

Mbrojtësi i krahut të djathtë rrëfen deri në detaje për ditët e përgatitores në Ohër. “Kryesisht, ? tregon Lila, ? ajo ka qenë e përqendruar në së shumti në aspektin fizik. Madje, në një periudhë të tillë aty do të përqendrohej më shumë, kur bëhet fjalë për arritjen e kondicionit, të domosdoshëm për të përgalluar “betejat” sportive të një sezoni. Por denduria e takimeve miqësore e alternonte bukurfort atë me harmonizimin e lojës në grup. Mjafton të them se, edhe pse kisha vetëm pak ditë që gjendesha nën urdhërat e teknikut Sliskoviç, unë kam zhvilluar dy ndeshje.

Tirana do të jetë më e forta

Lila, edhe pse kampionati nuk ka filluar ende, e katë fiksuar bindjen se Tirana do të jetë më e forta. “Ku e mbështes këtë që them”? Së pari, te serioziteti me të cilin po punohet me grupin, te përkujdesja e drejtuesve të klubit, jo vetëm për plotësimin e kushteve për stërvitje por, mbi të gjitha, tek përzgjedhja që janë duke bërë për elementët e domosdoshëm, që i duhen formacionit. Pra, ka një moral e mentalitet të përbashkët, futbollistë e drejtues, të ndërthurur me dëshirën, për të mundësuar realizimin e gjithçkaje në nivelin optimal”.

Kontrata

Kavajasi i katërshes së mbrojtjes bardheblu, i cili në këtë repart në vijë të drejtë do të ketë Kçirën, Dabullën dhe Abraham, nuk e thotë shifrën e saktë, për të cilën ka nënshkruar në krah të firmës së presidentit Të FK Tirana, Refik Halili, por buzëqeshja, që i shfaqet si pa kuptuar pasi të thotë “aj është konfidenciale”, të bind që bëhet fjalë për një shumë të majme, e cila atë e ka kënaqur.

Rruga drejt titullit

“Natyrisht, për ta bërë titullin tëndin nuk ka receta, por disa “piketa”, të cilat duhen vendosur mirë në “autostradën” e gjatë që të çon drejt tij, dihet se cilat janë. Kërkohet përqendrim në të gjithë ndeshjet, duke mos i ndarë kundërshtarët në të fortë e në të dobët. Dhe, mbi të gjitha, në çdo përqendrim të radhës duhet synuar domosdo fitorja. Me aq sa kam konstatuar, Tirana këto i ka të hershme në mentalitetin e saj. Dhe është pikërisht kjo, që më bind e ma forcon edhe më shumë atë bindje, që thash më lart, se Tirana do të jetë më e forta” ka përfunduar Andi Lila.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Nora: Do të jemi skuadër tjetër

Kur diskutohet për përbërjen e Shkumbinit në sezonin e ri, nga të gjithë përmendet edhe emri i sulmuesit gjirokastrit, Arlind Nora. Futbollisti gjirokastrit u bë pjesë e skuadrës peqinase në mesin e sezonit të kaluar dhe kontribuoi jo pak në arritjet e Shkumbinit. Duke parë vlerat si lojtar me përvojë, por dhe autoritetin në fushë e jashtë saj, drejtuesit e skuadrës e përfshinë në projektin e Shkumbinit të sezonit të ri. Nora, i cili është integruar mjaft mirë me skuadrën dhe ka fituar zemrën e tifozerisë peqinase, shprehet: “Jo vetëm u ambientova, por dhe u dashurova shumë me këtë skuadër, ndaj së cilës ndiej detyrimin t’i shërbej në maksimum”. Në dy ndeshjet e fundit miqësore të Shkumbinit, gjatë përgatitjeve në Strugë, me Shkëndijën e Tetovës dhe Tiranën, Nora ka munguar për arsye dëmtimi. Por tani ai është bashkuar me grupin e futbollistëve, nën drejtimin e Maganit, dhe është i gatshëm për të qenë pjesë e formacionit. “Nuk ishte ndonjë dëmtim serioz ? pohoi Nora, ? por, duke iu ruajtur ndonjë përkeqësimi, trajneri vendosi të mos luaja në dy miqësoret e fundit. Tani këmbën e kam shumë mirë e po stërvitem me grupin, madje, mund të përballoj ndeshjet”. Duke folur për sulmin e Shkumbinit, gjirokastriti mendon se vija e parë duhet të tregohet më efikase në kampionatin e ri. “Në këtë repart, ? thekson Nora, ? me përjashtim të Rizvanollit, luajnë pothuajse po ata lojtarë, të cilët kanë qënë pjesë e skuadrës edhe sezonin e kaluar. Por edhe Rizvanolli nuk është “i huaj” për Shkumbinin. Kështu që, duke e njohur mirë lojën e njëri?tjetrit, kam mendimin se nuk do ta kemi të vështirë të harmonizohemi në veprime, sidomos para portës kundërshtare”. Për Norën, rezultatet e arritura nga Shkumbini në tri ndeshjet miqësore nuk janë tregues të gjendjes reale tëtij. “Këto janë ndeshje testuese, ? shpjegon sulmuesi, që i shërbejnë stafit teknik për të parë gjendjen e futbollistëve. Ekipi ynë është në kulmin e fazës përgatitore, ndaj nuk mund të gjykohet se ka arritur kulmin e formës. Në të vërtetë, gjendja reale e skuadrës sonë do të tregohet në ndeshjet e kampionatit”. Megjithëse është ende herët, futbollisti është shprehur optimist për paraqitjen e skuadrës peqinase në sezonin e ri. “Kemi lënë pas një kampionat, në të cilin duhet të ishim më mirë në renditje, por ai tashmë është kapitull i mbyllur për ne. Unë kam shumë besim se sezonin e ri do të paraqesim një Shkumbin tjetër” ka përfunduar Nora.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Olgert Stafa, i dashuruar me golin

Sulmuesi tiranas, Olgert Stafa, është vetëm 22 vjec dhe ka provuar të luajë me disa skuadra, si me Dinamon, Shkumbinin, Luftëtarin dhe Kastriotin. Ky është viti i pestë i karrierës së tij futbollistike dhe këtë sezon ai do të veshë fanellën e Bylisit. Të paktën deri tani, në fazën pregatitore ai po tregon një gjëndje të mirë fizike. “Jam në një mjedis shumë të përshtatshëm për një fazë përgatitore, ? rrëfen Stafa për gazetën tonë, ? ku gjithçka është e organizuar mirë dhe unë së bashku me shokët e skuadrës po e përballoj shumë mirë stërvitjen, edhe pse ngarkesat janë relativisht të larta”. Të mërkurën, Bylisi zhvilloi ndeshjen e pare miqësore të sezonit, ku ra në sy dhe loja e sulmuesit Stafa, madje ai realizoi me mjeshtëri dy gola. Me lojën e tij sulmuese, ky futbollist impresionoi me shpërthimet në krahë dhe në qendër të sulmit, ku të kujtonte me atë vrapim galopant mjeshtrin e futbollit vlonjat, Sokol Kushta. Stafa ka mbërritur në Ballsh edhe me sugjerimin e trajnerit Sejdini, i cili i njeh mjaft mirë cilësitë e këtij sulmuesi. Të paktën në ndeshjen e parë me Bylisin, edhe pse miqësore, nuk ka zhgënjyer, përkundrazi, ka treguar vlera. “Kam ardhur me Bylisin ? shprehet Stafa, ? jo thjesht për të qenë një lojtar formacioni. Pretendimet e mia janë për më shumë, pasi unë kërkoj të bëhem edhe një golashënues i spikatur. Besoj shumë në aftësitë e mia, por edhe tek aftësitë profesionale të trajnerit Sejdini, i cili di ta vendosë skuadrën në fushë, duke u kërkuar futbollistëve të bëjnë më të thjeshtën në lojë, nëpërmjet mendimit të qartë tekniko?taktik. “Për mua, ? vazhdon më tej sulmuesi Stafa, ? ndeshja me Bylisin kundër FK Fieri ishte prezantimi i parë me shokët dhe me publikun. Për fat, u prezantova me gol dhe shpresoj që edhe në kampionat do të mbetem një sulmues i dashuruar me golin”.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
اerçizi: Nuk bëjmë “naze” në stërvitje

Nën drejtimin e trajnerit Gerti Haxhiu, që gjatë sezonit të kaluar u quajt arkitekti i Apolonisë së re, skuadra fierake po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Pas kthimit nga Mali i Zi, grupi i lojtarëve shihet të punojë me impenjim e përqendrim maksimal, çka e pohon edhe mesfushori sulmues, vlonjati Taulant اerçizi. “Skuadra, ? tha mesfushori energjik, ? po vazhdon të stërvitet me seriozitet dhe ka rritje në treguesit e saj, çka u pa dhe në ndeshjen miqësore, të zhvilluar të mërkurën nëDurrës, me Teutën. E ndiejmë ndryshimin në lëvizshmërinë dhe freskinë tonë fizike gjatë lojës”. Sipas اerçizit, skuadra ka bërë progres dhe po vazhdon të rritet edhe në veprimet në grup e në punën me topin. “Gjatë seancave stërvitore nuk kemi bërë “naze”, por kemi absorbuar me dëshirë ngarkesat e dhëna nga trajneri, ? vazhdon të rrëfejë vlonjati i Apolonisë. ? Ne jemi të ndërgjegjëshëm se kampionati i superiores është i fortë, ndaj dhe kërkon një angazhim më të madh në punë për ta përballuar atë me sukses”. Më tej, اerçizi shpjegon se tashmë vendin e volumit fizik e kanë zënë elementët teknikë e taktikë, pra puna me topin. “Gradualisht, skuadra po fillon të marrë formën e saj, që pa dyshim do të rritet në ditët në vazhdim” thotë mesfushori sulmues, që ka merakun e cilësisë së gupit. Duke kaluar te ndeshja miqësore me Teutën, اeçua, siç e thërrasin shokët dhe sportdashësit fierakë, ka nënvizuar: “Ishte ndeshja e katërt miqësore, që Apolonia ka zhvilluar, duke përfshirë edhe ato të luajtura gjatë qëndrimit në Malin e Zi. Pa u nisur nga rezultati, por duke i hedhur një sy të shpejtë kronikës së ndeshjes, u vërejt se skuadra jonë zhvilloi një lojë të lirshme, me grintë dhe dëshirë për të fituar. Megjithatë, s’mund të mohoj edhe ndikimin e përgatitjes me ngarkesa të larta, që po bëjmë çdo ditë, të cilat influencuan jo pak në lojën tonë”. Gjithsesi, kjo ndeshje, ashtu si dhe ato të mëparshmet, është vlerësuar prej stafit teknik, jo nga rezultati i barabartë, 0?0, por nga mendimi që krijuan për të programuar si duhet punën në ditët e ardhshme. “Janë ndeshje të domosdoshme, që na shërbejnë së pari neve si futbollistë, duke na motivuar të punojmë sa më shumë e sa më mirë në vazhdimësi, por dhe për stafin teknik, për të parë në kushte loje secilin lojtar dhe grupin në tërësinë e veprimeve të tij” ka përfunduar mesfushori vlonjat i Apolonisë.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Ipsuic kërkon golin e Bogdanit

Klubi anglez i ka bërë një oferte direkte Kievos. Pritet vendimi i futbollistit dhe i klubit

Në Championship mund të jenë dy futbollistë shqiptarë edicionin e ardhshëm. Besart Berishës të Bërnlit ndoshta mund ti bashkangjitet edhe sulmuesi kryesor i përfaqësueses kuqezi, Erion Bogdani. Ipsuic Toun nuk ka vonuar ti bëjë dje lotjarit një oferte serioze. Gjithashtu bisedime sipas mediave britanike ka apsur edhe ndërmjet drejtuesve të klubit britanik dhe Kievos.

Tratativat – Ipsuic kërkon një sulm të fortë dhe me eksperiencë për të përballuar një sezon të gjatë ku qëllimi kryesor është rikthimi në nivelet e larta të futbollit anglez. Fakti që skuadra gjendet sërish jashtë Premier Ligës i ka bërë drejtuesit që të shpenzojnë para për të bërë një ekip sa më të mirë. Dhe shqiptari është peshkuar teksa edhe në të shkuarën disa skaudra angleze kanë qënë të interesuara për shërbimin e tij.

Transferimi – Nëse do të realizohet Boogdani do të ketë një kontratë të paktën tre vjecare edhe mund tëe përfitojë një shifër afërsisht prej 1 milionë paund. Një shifër e tillë është më e lartë se sa ajo që Bogdani merr aktualisht. Futbollisti shqiptar përfiton për momentin 950 mijë euro në vit dhe ka dy vite të tjera kontratë me italianët.



Kievo vendos cmimin: Katër milionë euro

Kievo e ka mirëpritur ofertën që është bërë nga klubi anglez Ipsuic Toun megjithatë ka kërkuar një shifër të majme nëse këta të fundit do të duan shqiptarin. “Bogdani është një sulmues me vlera që sigurisht është pjesë e rëndësishme e jona, megjithatë edhe ai e ka një cmim si gjithë të tjerët – thanë drejtuesit e Kievos në të përditshmet italiane – katër milionë euro është shifra që kërkojmë për shqiptarin”.



Lojtari do vetëm Serinë A, megjithatë edhe anglia e josh

Bogdani në mediat italiane nuk ka bërë shumë komente në lidhje me ofertën që ka marrë nga ana e skuadrës angleze Ipsuic. “Unë gjithnjë kam thënë që ksuadra ime e preferuar duhet të jetë italiane. Tashmë luaj prej vitesh në këtë futboll dhe mendoj se jam mësuar këtu. Megjithatë do të ulemi dhe do të diskutojmë me drejtuesit e klubit për të ardhmen. Kam marë sinjale pozitive nga trajneri. Të shohim”. Por Anglia nuk është një vend do si do: “Nëse do të ishte një skuadër në Premier edhe mund të mendohesha”.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Dajti në versionin “Partizani”

Rikthen në Shqipëri brazilianët Abilio dhe Brashini. Nënshkruan edhe goleadori Pustina

Gjatë viteve të shumta që kanë qëndruar në Shqipëri, me siguri që nuk kanë dëgjuar asgjë për skuadrën e Dajtit të Kamzës. Por nga dje, janë pjesë e kësaj skuadre. Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian Abilio Neves Dos Reis shkrut Abilio dhe tjetri, i mirënjohuri (më shumë për gjestet prej kasapi sesa për talentin) mbrojtësi Marcelo Brashini. Të dy lojtarët kanë luajtur më parë për Partizanin, apo ekipe të tjerë të Superiores. Me ta ka mbërritur edhe një brazilian tjetër, i cili ka luajtur deri në kampionatin portugez. Firma e katërt për kamzalijtë është ajo e ish?sulmuesit të Pogradecit, njërit prej golashënuesve më të mirë të sezonit të kaluar, Erald Pustinës. Brazilianët që janë paraqitur në stërvitje, kanë qenë një suprizë e madhe te Dajti. Tifozë të shumtë që i kanë ndjekur që në seancën e parë janë shfaqur të kënaqur nga cilësitë e lojtarëve brazilianë. Megjithatë, burime nga klubi thanë se merkato nuk do të përfundojë këtu. Presidenti Naim Qarri, foli dje për skuadrën e tij dhe për blerjet duke thënë se tashmë skuadra e tij mund të quhej një kandidate e fortë për superiore. “Kam thënë para disa ditësh se te Dajti do të sjellë yjet e Superiores dhe lojtarët më të mirë të kategorisë së parë. Ja ku i keni. Besoj se është e vështirë që një klub i kategorisë së parë ti lejojë vetes futbollistë si Abilio e Brashini, që më parë kanë luajtur për Partizanin apo Vllazninë. Edhe braziliani i tretë që ka luajtur në Portugali është cilësor, ndërsa për Pustinën flasin shifrat e tij. Nuk do ndalemi me kaq lojtarë. Këtë vit ka shumë konkurrencë në kategorinë por ne jemi të përgatitur për këtë”, mbylli i pari i klubit të Dajtit, presidenti Naim Qarri.
 

Pogradecari

Anëtar Aktiv
Burreli, Koliqi bën “paqe” me Bashkinë

Vijnë ofertat e para. Skuadra ka nevojë urgjent për përforcime

Të dy palët bashkëpunojnë. Tani i vjen rradha merkatos



Burime pranë zyrës së sporteve në bashkinë e qytetit verlindor pohojnë se ka një interesim në rritje për ekipin e futbollit. Takimet e herëpashesrhme të kryetarit të bashkisë, Skënder Lleshi me presidentin Koliqi kanë sjellë një frymë të re bashkëpunimi për futbollin. Thuhet se Koliqi ka rënë dakort me mendimet dhe premtimet e numrit një të bashkisë dhe se pritet një interesim më i madh për futbollin. Ajo që presidenti Koliqi ka kërkuar nga bashkia është kryerja e investimeve për përmirësimin e kushteve në terrenet sportive dhe shtimin e fondeve për skuadrën e futbollit. Megjithëse nuk jepen afate dhe shifra konkrete thuhet se bashkia ka garantuar se do të ngrejë zërin për kryerjen e investimeve për gjysmën tjetër të stadiumit, për aneksin e “Liri Ballabanit”, për kalçetot e mjediset e brendshme të stadiumit. Ndërkohë fondet për ekipin, sipas këshilltarëve të kësaj bashkie, do të vijnë në rritje, duke i ardhur kështu në ndihmë presidentit Koliqi. ثshtë menduar që fonde nga të ardhurat që bashkia siguron nëpërmjet taksave lokale do të kalojnë edhe për rritjen e cilësisë sportive.

Merkato? Megjithëse objektivi i matjanëve për sezonin futbollistik 2008?2009 nuk është deklaruar ende mësohet se presidenti Koliqi dhe trajnerët Gjoni e Kola do të formatojnë një skuadër modeste. Prej disa ditësh ka interesim nga futbollistë të skuadrave të tjera për t’u federuar me skuadrën e Burrelit. “Deklarimi i Koliqit se ai do të jetë edhe këtë kampionat president i klubit tonë,? pohoi zëvendëstrajneri Lulëzim Kola,? ka joshur futbolllistë të skuadrave simotra për të veshur bluzën e ekipit matjan. Në fillimjavë presim disa futbollistë të mbërrijnë në Burrel. Ata janë shprehur se kanë dëshirë të testohen nga ana jonë. Nëse ata plotësojnë kushtet e vëna nga ana jonë janë të mirëpritur. Do të testohen bashkë me futbollistët vendas dhe më pastaj do të vendosim cilët prej tyre do të federohen për llogari të ekipit burrelas”?theksoi Kola për “Sport Ekspres”. Të hënën priten të mbërrijnë në qytetin e Burrelit 4?5 futbollistë të rinj të cilët do t’u bashkohen futbollistëve të grumbulluar. Nëse ata do të përmbushin kriteret e përcaktuara do të vijojnë stërvitjen me skuadrën matjane, ndryshe të tjerë futbollistë do të tentojnë të testohen në Burrel.
 
Top