Me thyve zemren por un ta paskam thyer e para ?

Nuk arri te kuptoj a eshte kenga qe shpreh dhimbje apo jam un qe nuk ndjej me asgje tjeter?!
Por doja te thoja: shprehjani dashurine njeri tjetrit.
Ne familje... pas nje debati, pas nje sherri, pas nje akuze apo ngrejtje zeri te tepert; ska rendesi. Shprehjani njerit tjetrit dhe per me teper femijeve. Ato kan me shume nevoj per nje 'te dua' se sa per ndihme ekonomike... kan nevoj per aprovim nga ju, kan nevoj per nje perqafim ose per nje 'jemi me ty, mos ki frike askend', 'ke mbeshtetjen tone dhe nuk je vetem'... nuk arri te konceptoj pse dashuria akoma sot nenvlersohet; ta shprehesh ate nuk eshte turp.
Shprehjani femijeve edhe kur jeni te merzitur sepse perndryshe do fillojne ta mbushin ate boshllek me therrime dashurie te mbledhura sa knej sa andej... dhe edhe sikur te ken fatin te mbledhin mjaftueshem sa per gjith boten, kurr sdo te jet e zevendesueshme me dashurine e prindrit...

Te perqafosh femijen tende duhet te jet detyrim!

Kam merzitje... kam inat... kam dhimbje... du te uleras por me dalin vetem lot.
Sepse babai im ishte njeri i mrekullueshem me te gjithe... me kedo... sepse miresia e tij ishte pa kufi. Ulej ne tavoline me te gjithe, miq dhe armiq, i jepte te gjithve nje mundesi te dyt dhe buzeqeshje. O zot buzeqeshja e tij... arri ta degjoj! E shoh akoma qart brenda shpirtit tim.

Kur jetoja me to, kur semundjet dhe shqetesimet sme kishin perpire dhe mua, qeshnim te dy aq fort ne tavoline sa qe mami uleriste dhe na bertiste sepse i dilte uji nga hundet. Atehere ne vazhdonim akoma me shume... dhe ajo acarohej dhe cohej nga tavolina.
Pasi u largova nga shtepia, mami me akuzoi per depresionin e saj duke me thene qe duhet te qendroja aty! Cfare lufte kam bere...
Ato dit, ato vite, mu duk e padrejt dhe egoiste por sot kuptoj cfare tentonte te me thonte: qe pa mua cdo gje do shembej. Ose ose ndoshta ma ka thene edhe ket mami por nuk e mbaj mend sepse kam akoma probleme memorie... konfuzion dhe ndonjehere sdi a ka qen reale apo copez endrre sepse truri im nuk fiket kurre as kur fle...
Nuk arrija te kuptoja pse me thonin vazhdimisht "ti je shtylla kurrizore e familjes". Nuk arrita te kuptoja sa shum kishin nevoj ti rrija prane... dhe ti ndiqja. Me siguri gjerat do kishin shkuar ndryshe... dhe babi im sot do ishte duke bezdis te gjith perfshire komshinjt me gerrhimen e tij.

Me dhemb dhe xhelozoj kur shoh sa shum e donin... sa shum persona kan marre dashurine qe doja te ishte vetem e imja... sepse une isha cuni babit. Isha ajo qe 'eh rendesi ka qe shkoni mir sepse ajo ben vetem me koken e vet'. Jam une ajo qe kuptonte menjehere fjalet qe modifikonte per te na tallur nderkoh qe mami dhe motra shtrrembshin fytyren. Jam une ajo per te cilen nuk preokupohej sepse thonte qe dija tja dilja vet dhe me merrte ne telefon kur ishte i deshperuar apo donte edhe thjesht te cfryhej... por kjo sepse nuk isha me aty me te.
Iku aq shpejt sa as vet nuk e kuptoi sepse ishte i fort, sepse deshira e tij per te jetuar akoma ishte shume e gjalle... sepse priste te vinte te nipi i tij per ti thene 'metti le scarpie' dhe jo 'metti le scarpe'.

Me dhembi ate dit te degjoja fjalet e nje personi qe urrej dhe qe urrej tani akoma me shume sepse tha qe 'sot me vdiq nje baba'...

Me dhemb te lexoj te firmat 'baba' me nje zemer te vizatuar prane nga nje koleg mosha ime... sepse ai ishte i imi dhe i askujt! Ishte i imi ? ishte i imi ishte i imi ishte i imi ishte i imi sepse me merrte me vete siper te kodrra dhe zbrisnim bashk anen tjeter per ne det para vitit '95 As notin sma mesove o bab

View: https://youtu.be/EG-lXnUM35M
 

Endrra

VIP
V.I.P
Ah moj zemer ..nganjeher mendoj qe te kesh baba te tille eshte " mallkim" ... askush nuk krahasohet me ta . Askush.
Dhe kur ikin ngel nje hon i thelle bosh .
Aq i thelle sa jeta mbaron aty .
Nuk sheh as shprese e as force ta mendosh te ardhmen pa te ..
Edhe une kurre sja fali vetes vitet qe Jetova larg tij.
Sikur te isha djal ... do kisha vepru ndryshe .. sikur te kisha qen milionere do ishin tek une ... sikur e sikur !!!
E pikerisht kam ber jeten qe ai deshi per mua duke me mbrojtur me se miri.. si donte ai.
E une qe i doja vetem per vete .. te kujdesesha per ta.
Une as nenen se shoh me si nene pa tim ate.
Me duket si fmi jetim .
Por edhe pse llogjika te jep njemije arsye te ecesh para .
Ndjesia do ngelet ... do te mungoje buzeqeshja w tij .
Qe ti do e kerkosh tek yt bir.. .. jo me kot je sot nene .
Cdo gje eshte e shkruar shpirt .
Ste them dot mos u merzit se ska kuptim .
Por te them qesh me tet bir qe dhe ju te dy te keni dicka speciale dhe te perjetshme , si yt ate me ty ❤
 

DeliriumMind

All I need is Pink 🍨
Ah moj zemer ..nganjeher mendoj qe te kesh baba te tille eshte " mallkim" ... askush nuk krahasohet me ta . Askush.
Dhe kur ikin ngel nje hon i thelle bosh .
Aq i thelle sa jeta mbaron aty .
Nuk sheh as shprese e as force ta mendosh te ardhmen pa te ..
Edhe une kurre sja fali vetes vitet qe Jetova larg tij.
Sikur te isha djal ... do kisha vepru ndryshe .. sikur te kisha qen milionere do ishin tek une ... sikur e sikur !!!
E pikerisht kam ber jeten qe ai deshi per mua duke me mbrojtur me se miri.. si donte ai.
E une qe i doja vetem per vete .. te kujdesesha per ta.
Une as nenen se shoh me si nene pa tim ate.
Me duket si fmi jetim .
Por edhe pse llogjika te jep njemije arsye te ecesh para .
Ndjesia do ngelet ... do te mungoje buzeqeshja w tij .
Qe ti do e kerkosh tek yt bir.. .. jo me kot je sot nene .
Cdo gje eshte e shkruar shpirt .
Ste them dot mos u merzit se ska kuptim .
Por te them qesh me tet bir qe dhe ju te dy te keni dicka speciale dhe te perjetshme , si yt ate me ty ❤
Sa shum te kuptoj ? ❤
?
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
@DeliriumMind ,koha do te mesoje te jetosh me dhimbjen,e cila ne kohe do filloj te mbushet me kujtime.
Ne fakt,kujtime dhimebje ,por qe pa kuptuar ne shume cka,mendim,veprim e me tej,do te shoqerojne,e aty kupton shprehjen.
Te rroni e ta kujtoni!
Kjo eshte dhe filozofia e jetes,jemi te detyruar ti percjellim prinderit tane,sepse kjo eshte rradha,dhe ne do na percjellin femijet tane.
Ky eshte dhe thelbi i familjes.
 
Top