Me ty ne cdo jete!!!


Kam shkruar per cdo ndjesi timen , per cdo njeri ne jeten time , per cdo dhimbje ,lot a lumturi
Kurre per ty …

Por e di pse –ne..
Te shkruaj per ty do te thote te shkund pluhurin , te hap cdo kanate te mbyllur me aq kujdes, te terboj gjithe demonet e mi, te ngre peshe Olimpin me mitet e tij .
Te shkruaj per ty do me duhet te them ate qe s’ia lejova kurre vetes ta thoja ….sepse ti ske per te qene kurre lamtumira ime!
Ti do jesh perhere streha ime , ajo qe me pret aq embel , qe me ledhaton , qe nuk me le asnje cast vetem …je kujtimi im me I pafajshem , me I ndjeri , je jeta ime!
Sepse une e ti jetuam nje jete , jeten qe do doja ta riktheja ne cdo cast, pa dyshimin me te vogel.
Ti ndoshta mendon se une te harroj , por une kujtoj cdo detaj tonin…
Ditet kur rastia na ndeshi ne ate rruge e ku ti me fale nje buzeqeshje te cilen une e kam bere kornize ne shpirt.
Ditet kur cmenduria ime te bente te buzeqeshje dhe te cmendeshe me mua.
Ditet kur te duhej te largoheshe dhe teksa ikje me thoje – Me prit sepse une do vij serish!
Dhe vije , e une prisja me mall te shihja aty ne cepin ku ti shfaqeshe dhe me buzeqeshje – Erdha une!
Rikthimi yt gjithnje ndizte zjarr brenda meje , ate zjarr qe ti e adhuroje dhe ngroheshe ne ditet kur ishe larg.
Se kisha menduar kurre se kthimi yt ne nje dite me shi do ishte ndeshkim per ditet e pritjes , ndeshkimi I te qenurit e lumtur , ndeshkimi per te menduar ty zotin tim , ndeshkim per ate cka do vinte me pas

Ike dhe endrrat tona si nje vizatim ne breg te detit, ku dallga e pare e zhduku sikur mos kish ekzistuar.
Ikja jote ishte si stuhia qe merr gjithcka para I del, more gjithcka qe ky shpirt kish prone te sajen , endrrat, deshirat, planet , e zbrase e le si nje dhome ku era perplasej pas vjeturinave…..por nuk I more dot kujtimet
Dhe ai ishte ndeshkimi I rradhes
Valle kaq pak me deshe sa duhet te me ndeshkoje ne kete menyre?
E di qe je I zemeruar me mua , por jo me pak une
Per nje kohe te gjate te kam mallkuar, gjithe te zezat e kesaj bote ty ti mvesha …
Sa here bie shi me kujtohen zhgarravinat e mia neper xhamat e makines , dhe ti qe qeshje duke me thene – he Pikaso c’veper arti do besh kete here ?
Sa here dielli digjte, une bezdisesha dhe ankohesha ..e ti prape gjeje dicka per te me bere te qeshja – ske faj , dy diej djegin njeri tjetrin.
Sa here neteve te gjata kur kembet tona ndereshin jashte xhamave te makines dhe ndiznim ndonje cigare e rrinim ne heshtje , e ti nga hici me pyesje-

Bashke edhe neser?
Po edhe neser …..
Dhe sot jam gati te vij tek ti , do dish te me presesh me krahet e hapur ?
Por nuk do vij te qendroj , ende jo….do vij te te them ate qe sta thashe asnjehere…

Me ty ne cdo jete!
 
Top