Mediat amerikane: Dyshohet se George Soros ka lidhje me vendimin për Berishën

Shumë media amerikane kanë raportuar një ditë më parë pas raportimit në Kongres të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Ai u zu ngushtë kur u pyet për vendimin e marrë nga DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha. Sidomos në siklet u ndje kur u pyet nëse në këtë histori ka gisht miliarderi George Soros. Mediat amerikane si New York Latest News, Journal Beat, News Taft apo USA News Lab kanë raportuar për këtë zhvillim. Ndiqeni më poshtë shkrimin e gazetares Ann Cowan

Një Republikan kyç në Capitol Hill i kërkoi shpjegime të hënën Sekretarit të Shtetit Antony Blinken se pse Departamenti i Shtetit nuk kishte shfaqur prova për të mbështetur aludimet për korrupsion kundër ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, një ish-aleat i lartë i SHBA në përpjekjet për promovim të demokracisë në Ballkan.

“Shumë mendojnë që kjo doli nga hiçi”, tha kongresmeni Lee Zeldin për vendimin e Blinken për t’i ndaluar Berishës, bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të rritur hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes së ish-Kryeministrit në korrupsion sinjifikativ.




Në seancën e Komitetit për Punët e Jashtme në Dhomën e Ulët të Kongresit të SHBA, Blinken e mbrojti vendimin e tij por pa ofruar fakte për të mbështetur akuzat kundër Berishës, i cili zuri vend në titujt kryesorë në botë me pretendimin se lëvizja e Sekretarit të Shtetit kundër tij ishte bazuar në “dizinformacion” nga ekipe të mbështetur nga George Soros.


Zeldin u përpoq ta sqaronte plotësisht këtë pretendim. “Keni pasur ju apo dikush në emrin tuaj komunikim me zotin Soros apo dikë në emër të tij?”, pyeti kongresmeni. “Thjesht por përpiqem të sqaroj se çfarë është dhe çfarë nuk është e vërtetë”.
“Nuk kam pasur”, u përgjigj Sekretari i Shtetit. “Nuk mund të flas për gjithë Departamentin e Shtetit. Por unë nuk kam pasur”.
Aktiviteti i ngjeshur erdhi rreth një javë pasi Berisha, një veteran i qendrës së djathtë në skenën politike post-komuniste në Shqipëri, tha për The Washington Times se ai beson se Departamenti i Shtetit ka “zero fakte” për të mbështetur akuzat kundër tij.
“Jam krejtësisht i bindur se kjo deklaratë kundër meje është bazuar tërësisht në informacion të gabuar që Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces lobues i korruptuar që përfshin Edi Ramën dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë”, tha Berisha. “Ata nuk kanë asnjë provë. Asnjë fare. Sikur të shfaqnin ndonjë, do t’u isha mirënjohës. Por nuk kanë asnjë provë konkrete të bazuar në fakte”.
Këto deklarata i japin një kthesë interesante konfrontimit të papritur midis administratës Biden dhe një ish-lideri ballkanik që njihet si i afërt me administratat e mëparshme republikane.
Në seancën e së hënës, Zeldin tha se Departamenti ka përgjegjësinë të jetë transparent me fakte sa herë që akuzon ish-krerë shtetesh për korrupsion.
“Bëra disa kërkime për të gjetur ndonjë informacion të ri që përfshin korrupsionin (e Berishës), por nuk gjeta asgjë”, tha Zeldin. “Pra, ku duhet kërkuar. Anëtarët e medias, për shembull, dëshirojnë informacion, sepse kemi një vendim të Departamentit të Shtetit kundër tij e familjes së tij, si dhe mbrojtjen e zotit Berisha. Ku duhet të kërkojë informacion një anëtar i medias për korrupsionin që i referohen”.
Departamenti Shtetit nuk dha detaje për të mbështetur akuzat kur u pyet nga The Times para publikimit të intervistës së 28 majit me Berishën.
Një zëdhënës i departamentit tha në kushte anonimati se Blinken duhet të identifikojë çdo zyrtar dhe anëtarët e afërt të familjes nëse Departamenti ka informacion të besueshëm për korrupsion apo shkelje të të drejtave të njeriut.
Zoti Berisha prej vitesh ka ngritur zërin kundër zoti Soros dhe aludon se ai është viktimë e fushatës politike të promovuar nga një rrjet organizatash joqeveritare në Shqipëri e vende të tjera ballkanike të mbështetura nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur të Sorosit.
Balkan Insight, një website i respektuar i gazetarisë investigative, ka vënë në dukje se Sorosi është shpesh objektiv i teorive konspirative.
Midis atyre që fajësojnë Sorosin është Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, i cili u deklarua persona non grata dhe u akuzua për korrupsion domethënës më 2018 nga administrata Trump.
Përfaqësues të Sorosit nuk iu përgjigjën kërkesës për koment nga The Times para publikimit të intervistës me Berishën.



© SYRI.net
 
Dmth ky e pranoi qe eshte vendim i Sorrosit, se veten e perjashtoi kur e pyeti senatori A e keni takuar Sorros!!
 
Nje de qe ja ky zeldeni qe ishte nje komgresman goxha i paguar nga lobi shqiptar
Une e di qe gjithmone ka nje justifikim mbi cdo gje ama, qe nje kongresmen interesohet aq shume per kte ceshtje do te thote qe dicka fshihet pas.
Jo se Ato qe kane thene per Salukun nuk ekzistojne jo dhe as se une kam ndonje simpati per te, ama thjesht si provojne dot.
 
Pse nuk shpallen Berlusconin kta non grata ne kohen e vet, Amerika i di lidhjet e tij me mafien, apo sa e sa lidera te tjere te rendesishem boterore?!
 
Une e di qe gjithmone ka nje justifikim mbi cdo gje ama, qe nje kongresmen interesohet aq shume per kte ceshtje do te thote qe dicka fshihet pas.
Jo se Ato qe kane thene per Salukun nuk ekzistojne jo dhe as se une kam ndonje simpati per te, ama thjesht si provojne dot.
Sidomos kur lobohet fort me dollar ..ohhh sa pyesin
 
Pse nuk shpallen Berlusconin kta non grata ne kohen e vet, Amerika i di lidhjet e tij me mafien, apo sa e sa lidera te tjere te rendesishem boterore?!
me leje ta thom une

po sepse kapiteni i conte femna regalo Sorosit, ohooo qejf te dy party cocaina la vita e bella, Salushken e kina te ndercem i coj vetem andralla me devironin ne kongresin ameriqan. :D
 
Kishte rene sot new york times se do ta sillja nga aty lool
E pra, ja qe edhe Kongresi Amerikan qenka nga te fryje era.
A e kuptoni qe cdo gje behet per te komanduar boten, Trampi sado Tra.p qe, ja vodhen zgjedhjet ne tavoline dhe i thane shush se nuk funksionon kshu gjeopolitika sado leke te kesh.
 
E pra, ja qe edhe Kongresi Amerikan qenka nga te fryje era.
A e kuptoni qe cdo gje behet per te komanduar boten, Trampi sado Tra.p qe, ja vodhen zgjedhjet ne tavoline dhe i thane shush se nuk funksionon kshu gjeopolitika sado leke te kesh.
Ktu ke fol mire.

Sa me ke pelqy!

lool
 
Me duhet te shtoj se ne kete loje te qelbur ka gisht edhe Kimetja. Duhet t'i çirret maska edhe asaj karavidhes, si bashkepuntore e zellshme e Rames ne pislliqet pa fund.
 
Me duhet te shtoj se ne kete loje te qelbur ka gisht edhe Kimetja. Duhet t'i çirret maska edhe asaj karavidhes, si bashkepuntore e zellshme e Rames ne pislliqet pa fund.
Pashe zote me ato antenat anti pergjim ca u ba? A keni naj 1 gjyse cmimi ne shitje? 😂😂😂😂😂😂
 
Me duhet te shtoj se ne kete loje te qelbur ka gisht edhe Kimetja. Duhet t'i çirret maska edhe asaj karavidhes, si bashkepuntore e zellshme e Rames ne pislliqet pa fund.
Po pse se paguan Soros Kimeten oooo :p sa naive qe me dukeni me raste seriozisht e kam :p
 
I kerkoj ndjese vetes, etikes informative, dinjitetit njerezor qe po komentoj nje artikull te qim pekes😝

Tani ky Zeldin pyeti sekretarin e shtetit per arsyet dhe motivet e shpalljes non grata te sali berishes.
Pergjigja e Blinken shqip-shqip ishte kjo-

Po ku kerkove o shoku?
Ne internet kerkove?😁
Je kongresmen, bej kerkese me shkrim ne DASH dhe te vjen dosja.

Supozojme qe DASH e ka shpallur pa arsye non grata berishen.
Me llogjike i bie qe Z.Zeldin pasi te kete marre dosjen nga DASH e te shohe qe aty s'ka asgje per berishen do dale perseri e do thote-

Maskarenj, sorosiane bastarde, s'ka asgje ne dosje, e keni shpallur kot non grata.
Apo jo?
Natyrisht pres qe qim peka te beje nje artikull tjeter ku te thote se Zeldin pasi u njoh me dosjen u skandalizua kur pa qe s'kishte asgje per berishen!!!
Nese ky Zeldin e le me kaq kete muhabet.....ca ti them une qim pekes?
E , ca ti them?
😝

Une di ca i them ore, se per mua ky ishte lobim i paster dhe i qarte, por aq ama, ishte nje shashke qe i serviret shqiptareve per ti thene qe-E shihniiiiiii, ka kongresmene qe nuk jane dakord me DASH!

E zeme se Soros ka ndikuar per shpalljen non grata te berishes.
E marrim te mireqene kete gje.
Si thashethemexhi dhe intrigant qe jam do doja te dija mendimin personal te lules dhe pd per sorosin.
Dmth, mua nuk me kujtohet qe lulushi dhe pd (pervec berishes personalisht) te kete denigruar sorosin.
Ben vaki edhe e kam gabim eeeee, se helbete njeri jam edhe pse nuk dukem🤣
Nese e kam gabim i lutem kujtdoqofte te me rifreskoje memorien me qendrimet kritike, denigruese te lulit dhe pd ndaj sorosit!


Sa per DASH prisni edhe pak se lista e non grata do shtohet me emra majtas, djathtas, ne mes dhe anash😁

Para dy ditesh Biden rifreskoi rregulloren e Bush per korrupsionin ne Ballkan dhe kete here perfshihet qarte edhe Shqiperia!

Heret a vone ne ate liste do perfshihet edhe ramdogani vete por pasi ti ndihmoje amerikanet ne realizmin e objektivave te tyre!
 
Qim Peka Breaking News, live tani dmth

E kam nga burime të sigurta, një ditë para se të shpalleshit “non grata”, e kam nga një dëshmitar oklar, Rama e merrte në telefon Veliajn. Ishte në Amerikë, një ditë para dhe e pyeste: Ti je aty dhe më thuaj çfarë ore del vendimi. Dhe Veliaj i thoshte; pse bën sikur nuk je ti pas kësaj, ti e di kur del vendimi!,”-tha Peka.
🤣🤣🤣

Çfare profesionalizmi, çfare elokuence, ky te perplas faktet ne fytyre e vrit veten te thote🤣🤣🤣


Si thote, si thote?
Nje deshmitar okular qe ka degjuar eri fikun me ramdoganin ne telefon e qe rastesisht informacionin e tij ja ka besuar qimit dora vete🤣
Gazetar serioz dhe objektiv😝
 
Berisha dhe te pakten 90% e klases politike shqipetare eshte e korruptuar. Kete skish nevoje ta thosh Amerika, e as per prova.
Nuk e kuptoj si ka akoma njerez qe perpiqen ta mohojme dhe ta mbrojne Berishen!!!
 
Top