Mediat britanike ngrene ne qiell Wayne Rooney

Hbk

Anëtar Aktiv
Shtate gola te shenuar ndaj Milanit ne dy ndeshje, sigurisht qe do te terhiqnin vemendjen e te gjitha mediave britanike qe kane thurur elozhe te medha per skuadren e Alex Ferguson.
“Golden Boy” i vertete i “Old Trafford” ishte Wayne Rooney qe ashtu si ne ndeshjen e pare shenoi nje dopiete, duke arritur ne kuoten 30 gola, 12 me pak se sezoni me i mire i portugezit Cristiano Ronaldo. “Daily Sport” luan me titullin ““Golden Boy 2–Goldenballs 0”, duke theksuar se tashme kohet kane ndryshuar.

“Roo shkelmon Becks”, shkruan ne faqen e pare “Daily Star”, ndersa “Daily Mirror” luan me mbiemrin e sulmuesit anglez “One-Man Roonited”. Nderkohe, mediat britanike i kane kushtuar nje hapesire jo te vogel edhe protestes se tifozeve te Manchester United kunder familjes Glazers.

Ata kane mbajtur shalle me ngjyre te verdhe dhe jeshile, simbol i protestes kunder pronareve amerikane, te cilet jane zhytur ne krize dhe sipas tifozeve, po e perdorin Manchester United per te lare borxhet personale. (tch)
 
Top