Mediat serbe bëhen gaz i botës, shkruajnë se Nikoliq është tallur me Jahjagën

legjenda

Tetova
Mediat serbe bëhen gaz i botës, shkruajnë se Nikoliq është tallur me Jahjagën (Foto+Video)
Mediat serbe bëhen gaz i botës, shkruajnë se Nikoliq është tallur me Jahjagën (Foto+Video)
Alban Muhaxheri • 26 Nëntor 2015 • 12:50 •
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic është par i tmerruar teksa presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka nënshkruar Deklaratën e Samitit të Berdo-Brionit në Kroaci.

Mediat beogradase këtë gjest të presidentit serb e kanë parë si “tallje ndaj Jahjagës”.

Në reagimin e tij, Nikoliqit ka thënë se ai nuk e njeh shtetin e Kosovës pasi që nuk mund jetë i pavarur pa një marrëveshje me Serbinë.

“Samitit u mbajt një frymë të mirë, përveç disa shkëndijave mes meje dhe përfaqësuesve së Kosovës”, deklaroi ai, transmeton zeri.info

Ndërkohë, Jahjaga në fjalën e saj theksoi se Kosova është shteti më i ri në Evropë.

“Kosova, e cila së shpejti shënon tetë-vjetorin e pavarësisë, është shumë krenare me suksesin e përbashkët, një pjesë e madhe e të cilit lidhet me emrin tuaj, Zëvendespresident Biden, dhe u jemi mirënjohës të gjithëve që forcuan sovranitetin tonë si shtet i pavarur përmes angazhimit tuaj aktiv përgjatë këtyre dy dekadave”, ka thënë ajo. /Zëri/
auto_231448538597.jpg
 
Top