Mendja dhe fati

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Mendja dhe fati[/FONT] [FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana] [/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]U kapën mendja e nafaka. Njana:" E maj une njerin" . tjetra:"Jo, une e maj".[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Menja tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- S'un e man pa mue ti njerin.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- E maj, - ja priti nafaka. - Qe kqyr se si kam me e majtë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Shkoi nafaka te njani e ja qiti ni guri xhevahir përpara. Kur e muer aj njeri gurin, e kqyri e menoi me vedi:"Shka m'vyn mue qiky gur? Kurrgja s'um vyen."[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Aty pari kaluen tatart e mretit. Muer aj njeri e ja dha tatarve gurin:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Ha qit gurë e çonja mretit pej meje.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]E mueren tatart gurin dhe ja çuen mretit. Mreti thirri mishlist e i pveti:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Qa me i dhanë kti njeri puth ma ka çue kit gurë puth s'gjinet nëpër krajli?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Kjo punë a e jote, i thanë mishlist, - po n'dash me a ba çirak, puth ta paska çue kit gurë t'mirë,bjere ktu, epja çikën e maje si djalë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Qoi e e thirri mrati, ja nreqi sarajet e ja dha çikën. Kur hini djali n'gjerdek tu çika e mretit, nuk foli me çikën, po ra e fjet n'tokë e jo n'krevet ku ish e shoqja.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Ashtu bani edhe natën e dytë e t'tretën. Mas natës tretë e veti mreti çikën:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Qysh po e ço me kit nafakë?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Kurrqysh, babë.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Pse?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Qe tri nat unë n'dyshek e aj n'tokë. Gojën s'e ka çelë me folë me mue.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]E thirri mreti e i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Shka a kshtu? Une t'kam evlad e çikën ta kam dhanë, e ti mos me folë me ta, po me ra n'tokë?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Djali s'diti me thanë kurrgja. Mreti ja preu me e virë n'kanop. E çoi n'hapsane e t'nersëmen kishin m'e virë. At'herë nafaka e pa puth s'munet me ba gja për ta e i tha menes:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Ti n'mujsh me e pshtue se une s'muj. Teri ktu e pruna.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]I hini menja n'krye djalit. I ra n'men djalit shka me ba. Lypi izë me dalë para mretit edhe 'i herë. Kur e çuen para ti, i tha:[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- A kam izë me folë?[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Fol! - i tha mreti.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- Kanka gutë çika jote puth ka folë. Unë t'parën natë ju kam lutë zotit puth ma bani nafakë me ardhë ktu e m'i marrë çikën e mretit për grue.T'dytën natë jam lutë për shnetin e t'retën natë kam ba duva për ty puth je ni padishah.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]- N'koftë kshtu,- i tha mreti - hajt shko e hajrin ja pafsh.[/FONT]
[FONT=Helvetica, Arial, Ms Sans Serif, Verdana]Shkoi aj djali e natën e katërte ra me t'shoqen.[/FONT]
 
Top