Mendoni se kriza monetare do jete fundi i Amerikes?

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Sipas Ministrit Gjerman të Ekonomisë, Peer Steinbrück, modeli i ekonomisë Anglo-Saksone ka dështuar
“SHBA-të do të humbasin rolin e tyre si superfuqi financiare, si pasojë e krizës aktuale”. “Bota financiare do të bëhet multipolare”, - deklaroi ai. Sipas tij, shkaku për krizën e sotme është fakti se SHBA-të kanë besuar me tepri te parimi i ekonomisë që vetërregullohet dhe se tani po paguajnë pasojat e politikës liberale. Ai kritikoi faktin se SHBA-të nuk morën mundimin të vendosin bankat nën mbikëqyrje më të rreptë institucionale, as pas shpërthimit të krizës së kredive me kolateral këtë verë.
Shumë diskutojnë nëse kriza aktuale do t’i japë fund përgjithmonë politikës së mosndërhyrjes së qeverisë në ekonomi apo jo. Disa nga bankat më të rëndësishme të investimeve në SHBA pranuan javën e kaluar, për herë të parë, të vendoseshin nën mbikëqyrjen e Autoritetit Monetar, duke mbyllur në këtë mënyrë ëndrrën e tregjeve që vetërregullohen.

Po ju si mendoni per kete ceshtje?
Si do reagoje Amerika pas kesaj krize?
Do jete me e forte apo jo?
Do arrije te shohe e vetme boten nga N.Y. apo do gjendet krahe fuqive te tjera?
Me pak fjale, do arrije te kete me monopolin ekonomik?
 
Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Bri,po degjoja mbreme ca opinioniste dhe ata ishin te mendimit qe è tutta una messa in scena kjo kriza financiare...
 
Fol me qarte...Cfare thane? Si e justifikuan kete "SHFAQJE TEATRALE"?
 
Keto ishin te idese se zgjidhjen per kete problem qe ne te vertete nuk ekziston e kane,dhe qe eshte thjesht taktike siç ndodhi edhe me naften qe u ngrit shume e pastaj filloj te ulej.Dmth mendonin qe vete e krijuan kete krizen dhe vete do e rregullojne.Pastaj aty flitej se me kete manover ata nuk kane marre parasysh nje forcim te vendeve Aziatike e sidomos te Japonise...
 
Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
aq sa ishte dhe kriza e 1929 Viola ;)
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Keto ishin te idese se zgjidhjen per kete problem qe ne te vertete nuk ekziston e kane,dhe qe eshte thjesht taktike siç ndodhi edhe me naften qe u ngrit shume e pastaj filloj te ulej.Dmth mendonin qe vete e krijuan kete krizen dhe vete do e rregullojne.Pastaj aty flitej se me kete manover ata nuk kane marre parasysh nje forcim te vendeve Aziatike e sidomos te Japonise...

Ylli, kush ishin keta opinioniste qe folen??
Ti e di mire qe me ligjet ekonomike nuk behet shaka. S'levizin grafiket si ti doje qejfi Amerikes, se nuk eshte nje loje qe po bejne brenda perbrenda shtetit te tyre, por po influencojne gjithe boten.
Synimet e tyre zgjeruese i kane parashikuar keq kesaj rradhe.;)
Bursa nuk ecen vetem me Ameriken, po me gjithe boten, dhe lekundjet qe paten bankat jane te papara.
Bursa e Milanos, qe deri para nje jave ishte me e stabilizuara dhe me e sigurta ne gjithe boten, sot u hap me humbje te jashtezakonshme.
Pavaresisht se sistemi bankar italian ka qene gjithmone i "Izoluar" dhe nuk ka ndjekur sistemin amerikan, ai po sheh humbje te konsiderueshme.
E njejta gje po ndodh edhe ne Shqiperi, sepse bankat e jashtme, po shohin ndryshim te madh ne taksen e interesit per shkak te krizes.
 
E ne fakt nuk di ke te degjosh e ke te besosh.Ishin te gjithe profesore dhe ekonomist,disa ishin ne lidhja nga Amerika.
Persa i perket Bankave ne Shqiperi,i njejti fat me ato te Amerikes do i gjeje se bankat atje jane teresisht me kapital te huaj.Perveç Bankes se Shqiperise,asaj qendrore.
Une mendova per nje spekulim te burses,por nuk di ca te mendoj me tani..:konfuz:
 
fragolina

Anëtar Aktiv
nuk e ebsoj se kriza monetare eshte fundi i amerikes.
mudn te jete vetem nqs cifutet kane vendosur ti unvesotjne parate ne azi
gje qe ka shume mundesi....
 
*Mia*

Slave To The Rhythm
Keto ishin te idese se zgjidhjen per kete problem qe ne te vertete nuk ekziston e kane,dhe qe eshte thjesht taktike siç ndodhi edhe me naften qe u ngrit shume e pastaj filloj te ulej.Dmth mendonin qe vete e krijuan kete krizen dhe vete do e rregullojne.Pastaj aty flitej se me kete manover ata nuk kane marre parasysh nje forcim te vendeve Aziatike e sidomos te Japonise...

E degjova dhe une kete.. ne fakt po me bie te degjoj gjithmone e me shpesh qe kriza e tmerrshme ne te vertete nuk eshte dhe aq e tmerrshme sa duan ta tregojne.
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
E degjova dhe une kete.. ne fakt po me bie te degjoj gjithmone e me shpesh qe kriza e tmerrshme ne te vertete nuk eshte dhe aq e tmerrshme sa duan ta tregojne.

Ne fakt, nuk do jete aspak e tmerrshme sic e mendojne njerezit!
Nuk do ngelemi pa buke domethene (nese per te tmerrshme nenkuptojne kete), por do kemi licensime nga puna ne sasi te madhe, sepse gjate kesaj kohe jane punesuar njerez kot. Do kete rrenie te ekonomise qe do sjelle rrjedhimisht ndryshim te sistemit qeveritar dhe socjal.
 
Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Absolutisht jo. Te pakten per aq sa te jemi ne gjalle, Amerika di c'ka ndodhur, c'ndodh e cfare do ndodhe ...
 
xhebrail

Mangup me Licenc
Absolutisht jo. Te pakten per aq sa te jemi ne gjalle, Amerika di c'ka ndodhur, c'ndodh e cfare do ndodhe ...

Ketu ska qka shtohet...
 
TruLLajKaa

Shqiptare

kjo krize monetare nuk do ta sjell fundin e Amerikes kurrsesi....ajo ka rezerva te mjaftushme per zgjidhjen e problemeve qe e shkaktuan krizen ekonomike... ekonomia amerikane i ka themele mjafte te forta ...
problemi kryesor eshte ai problemi i shtepive...d.m.th renia e vleres se shtepive...si dhe ngritja e cmimit te naftes....ka mjafte rezerva te naftes ne amerike...ju mesiguri e pate edhe vet se si nga partia demokratike ne amerike u kerkuar nga Bushi qe te lejonte qe te nxirrej nafte nga rezervat shteterore...
thjeshte mendoj qe nuk eshte fundi i amerikes...
 
krutonja

Anëtar Aktiv
Sinqerisht, cuditem nganjehere se si disa 'opinioniste' mendojne qe luhet me ekonomine si loje, dhe mundesh ta drejtosh rezultatin nga te doje qejfi!
Tani e kuptoj perse profesori im i urrente ata qe perhapnin idete konspirative, se ja cfare thone. Ca qenkan keta, ekonomiste, apo stratege politike?
Umm, nuk e di se cfare lloj ekonomie kane studiuar, por kane harruar t'i shprehin publikut qe ekonomia nuk eshte e njeanshme, dhe te jesh ekonomist, financier, aksion-bleres i burses duhet te perpiqesh te kuptosh dhe se si funksionon psikologjia e njerezve, se si do te jene reagimet e tyre.

Lermeni t'ju shpjegoj me nje shembull se s'i ka rene ekonomia. Nje njeri e ka blere shtepine e tij per 500,000 $ (atehere kur dollari ishte shume shume me lart) dhe po detyrohet ta shese per $200,000! Pa llogaritur dhe inflacionin, ai ka humbur me shume se gjysmen e asaj qe ka paguar.

Sot, Ben Bernanke, kryetari i Federal Reserve, sistemit qendror bankar te SHBA, paska shtyre ne uljen e % se interesit, dhe bankat ne Europe dhe Azi paskan bere te njejten. Bravo, Bernanke, bej te njejten gje qe bere muaj me pare, dhe te shohim nese do te marrim ndonje rezultat me ndryshe kesaj rradhe!

Fundi i Amerikes nuk do te jete, se besoj. Por nuk me pelqen mendimi qe do te jete si ne 1929. Jo per rritjen e krizes, por per faktin se nuk dua qe historia te perseritet. Ne 1929 ishte Depresioni i Madh, dhe e "rregulloi" FD Roosevelt me rregullimet e tij socialiste. Kur behet fjale per ekonomine, besoj se sa me pak te kete te beje qeveria, aq me mire eshte. Nese kriza do te thellohet, atehere qeveria do ta shtoje influencen e saj ne treg, gje qe nuk eshte e mire se vendos nje precedent tjeter.
 
Bravo vogelushe, ke kapur nje nocjon jo vetem ekonomik por edhe politik: REAGIMET E NJEREZVE.
Ndoshta jam shprehur keq ne pyetjen e temes, por e zgjerova me tej: Mendon se do i vije fundi si e vetmja superfuqi ekonomike?

Persa i perket krizes, ajo nuk do jete kurre si ne '29 sepse gjerat jane permiresuar shume, por ajo do jete e nevojshme pikerisht per te ndryshuar qeverite.
Duhet nje krize e madhe per te permiresuar dhe per te sensibilizuar politikanet qe te punojne me mire!
Si thua ti?
 
Nuk jam e sigurte nese do i vije fundi si e vetmja superfuqi, perderisa kjo krize po prek gjithe boten pak a shume. Ne nje ekonomi te globalizuar si sot, tregjet jane te lidhur ngushte me njeri-tjetrin, duke rritur shkallen e varesise se suksesit tend tek suksesi i tjetrit.

Por keto lloj krizash ose i sensibilizojne politikanet e duhur, ose njerez te korruptuar moralisht do te gjenden ne kohen dhe vendin e duhur per te marre poziten e duhur. Kjo e fundit me frikeson mua, dhe nuk dua qe te rritet influenca e qeverise ne treg, as qe te fusin hundet me shume se sa i kane futur....se fundja, prandaj arritem ne kete krize.

Rregullimet e Reagan ishin nje nga shkaqet e rritjes se Amerikes ne superfuqine e vetme ngaqe hoqi pikerisht hundet e qeverise nga ekonomia...por atehere ishte ndryshe, se kryetari i sistemit qendror bankar ishte Alan Greenspan. Varet se cfare beson qe eshte zgjidhja e duhur ne ekonomi; une jam tradicionaliste, sa me afer laissez-faire, aq me mire eshte. :)
 
abstraction

Carpe Diem
kjo krize erdhi si rrjedhoje sepse eshte abuzuar me dhenien e loan-eve . Blene shtepira njerezit me 5 mije dollare . Jepnin loans si e si vetem te jepnin , aprovonin pa kontrolluar per incomes etc etc. Moren njerezia adjustable rates. Psh nga 4% qe i kishin fap u ngriten lart menjehere me tranzicionin e stockmarketit . Paymentet u ngriten , bleresit rane. Shume vete nuk ishin ne gjendje me ti paguanin . Ose ti shisnin . I moren mbrapsht bankat dhe dolen me humbje.

Megjithate , besoj se do dali nga kjo krize . Psh sa ka shku dollari ne europe tani ? Po ngrihet prape he ? lol
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nuk jam e sigurte nese do i vije fundi si e vetmja superfuqi, perderisa kjo krize po prek gjithe boten pak a shume. Ne nje ekonomi te globalizuar si sot, tregjet jane te lidhur ngushte me njeri-tjetrin, duke rritur shkallen e varesise se suksesit tend tek suksesi i tjetrit.

Por keto lloj krizash ose i sensibilizojne politikanet e duhur, ose njerez te korruptuar moralisht do te gjenden ne kohen dhe vendin e duhur per te marre poziten e duhur. Kjo e fundit me frikeson mua, dhe nuk dua qe te rritet influenca e qeverise ne treg, as qe te fusin hundet me shume se sa i kane futur....se fundja, prandaj arritem ne kete krize.

Rregullimet e Reagan ishin nje nga shkaqet e rritjes se Amerikes ne superfuqine e vetme ngaqe hoqi pikerisht hundet e qeverise nga ekonomia...por atehere ishte ndryshe, se kryetari i sistemit qendror bankar ishte Alan Greenspan. Varet se cfare beson qe eshte zgjidhja e duhur ne ekonomi; une jam tradicionaliste, sa me afer laissez-faire, aq me mire eshte. :)

Pikerisht se tregjet jane te lidhur ngushte me njeri tjetrin une mendoj se do filloje konkurrenca qe deri me sot ka qene fiktive, dhe do bjere per mendimin tim MONOPOLI qe ka patur deri me sot USA.
Nese kemi arritur ne kete pike, mendoj se as politikanet e as biznesmenet kane qene te ndershem.
Nuk e di cfare ke ndermend ti kur thua qe shteti duhet ti mbaje hundet sa me larg nga ekonomia, por shteti, si ent legjislativ qe eshte nuk mund te rrije dhe aq larg tregut.
Mendoj se jane gjera te nderlidhura, do s'do, parlamenti apo senati do beje ligje qe te rregullojne sa me shume raportet midis tregut dhe shtetit apo tregut dhe privateve.
Megjithate mendoj se nje krize na duhet, jo per gje, por iku epoka e ideologjive te istitucjonalizuara, tani duhet te mendojme nje rrugezgjidhje tjeter per te rregulluar situaten.:)
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nuk dihet. Cdo gje qe e ka fillimin, e ka edhe mbarimin. Duke u nisur nga kjo, ndoshta edhe nga ky moment fillon fundi i Amerikes ne cdo aspekt.
 
Devil

Anëtar i Nderuar
Fundi jo, po rimekembja sdo jet e leht ket here per ameriken ashu edhe per europen qe po preket dita dites me shum nga kjo kriz
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
S'besoj se eshte fundi i amerikes kjo krize......vendet me ekonomi mikse s'para deshtojne kollaj.....
kshuqe besoj se do kete rekuperim ne te ardhmen me doemos!!!!!!!!!!!
 
Pse thua qe vendet me ekonomi mikse nuk deshtojne kollaj?
Me c'baza e thua?:)
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Pse thua qe vendet me ekonomi mikse nuk deshtojne kollaj?
Me c'baza e thua?:)

Me bazat qe permendi mesuesja e ekonomise..:D
Mbaj mend qe kete prob e diskutiuam pardje ne klase pak.dhe ra muhabeti tek ekonomite mikse qe duke qene se kane ndihme nga shteti.dhe shteti ka lidhje me shtete te tjera .ka mundesi qe te mbeshtetet diku per te ndihmuar sistemin ekonomik ne krize.me korrigjo po gabova pls :)
 
Po mire mi se mesuesja ju ka shpjeguar mesimin e ekonomise, jo ligjet e tregut:)
Kjo eshte e vertete pjeserisht, ose me mire, do ishte e sakte pergjigja jote sikur aleatet e Amerikes mos kishin patur te njejtin fat ekonomik.
Pra, nese kriza do kishte qene vetem nje fenomen i izoluar ne USA, atehere do niseshin lek nga EU, po nuk ma ha mendja se shtetet e Europes apo aleatet e Amerikes do pranojne te ndihmojne financjarisht ate duke konsideruar qe ato vete po hasin probleme ekonomike.
Pastaj, ekonomi mikse nuk do te thote qe kane ndihme nga shteti, por do te thote qe kane 2 lloje sistemesh ekonomike: sistemin ekonomik kapitalist dhe sistemin ekonomik nacjonalist.
Pra secili shkon per hesap te vete, dhe sheh punen e vete.
E vetmja gje qe ben shteti, jane ligjet per te rregulluar sistemin e pergjithshem ekonomik.
Thoi mesueses: me tha briciolo 4 ne mesim, shko meso prape:D
 
rrofsh per infon:ja rregulloj un asaj qe me genjeu.:D

gjeta nje artikull te shkurter per krizen ne europe:
"BE, 50 mijë euro për kreditorët e bankave"

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian u mblodhën ne Luksemburg për të diskutuar krizën financiare që ka prekur edhe vendet e Evropës.

Ata vendosën të garantojnë të gjitha depozitat deri në 50 mijë euro, ndonëse në takim kishte edhe shtete të cilat kërkonin që shuma të shkonte deri në 100 mije euro.

“Ne duam të sigurojmë që ndihma për kreditorët e bankave të jetë 50 mije euro”, ka deklaruar ministrja franceze e Financave, Christina Lagarde.

Ndërsa komisionerja për Konkurrencën, Nelly Kroes ka bërë të ditur se për shpëtimin e depozitave do të merren si shembull eksperiencat kryesore.

“Udhëzimet tona do bazohen në skemat dhe eksperiencat më të fundit. Do të shohim skemat daneze por dhe ato irlandeze”. /spekter
 
vitk

Anëtar i Respektuar
po fundosi amerika vendet e tjera e kane kapure fundin se do iterheqe ajo me vete
perse kur dollari ulej nafta ngrihej u forcua dollari u stabilizua nafta
i gjithe ai leke qe po derdhet ne irak dhe avganistan kush do e paguaje kujtoni ju
ata e dine shume mire se cfare bejne por nuk ju ha se shume veta do digjen
keto jane piramidat e shtetit qe ti marrin me ligj pasurine
kote nuk kane thene qe politika eshte Rrugaçe
 
albgrl

GIRLICIOUS
Keto ishin te idese se zgjidhjen per kete problem qe ne te vertete nuk ekziston e kane,dhe qe eshte thjesht taktike siç ndodhi edhe me naften qe u ngrit shume e pastaj filloj te ulej.Dmth mendonin qe vete e krijuan kete krizen dhe vete do e rregullojne.Pastaj aty flitej se me kete manover ata nuk kane marre parasysh nje forcim te vendeve Aziatike e sidomos te Japonise...

Bianca, çmimin e naftes e uli Bushi dhe arsyeja ishte sepse ishin zgjedhjet politike per te zene vend me shume ne Kongres dhe Senat. Edhe ngaqe Bushi donte votat, uli çmimin e gazit qe ti bente njerezit per vete. Rezultati ishte se fitoi partia demokratike, ishin mesuar njerezit me te deri tani. Japonia eshte vendi i dyte boteror per prodhimin e materialeve por prap eshte shume larg Amerikes. Informacioni i fundit qe kam lexuar ishte se Amerika prodhon $14 trilion ne vit ndersa Japonia eshte ne vend te dyte me $4 trilion.
Plus dhe lufta ne Irak i ka kushtuar shume Amerikes. Bushi e mori postin me suficit ne te ardhura vjetore dhe tani eshte shume ne borxh.

Pastaj kriza e ekonomise ka te beje shume dhe me humbjen e shtepive. Para disa vitesh kur blerjet e shtepive ishin ne numer te madh, bankat vendosin te jepnin kredi per perqindje te lekundur, dmth jo fikse. Nqs psh nje person me rrogen vjetore $80,000 mund te blinte nje shtepi deri ne $300,000 vlera, banka i tha kete: E din ti se me 1% inters ti mund te blesh nje shtepi deri ne $500,000??? Njerezit i hegren keto dhe kur ra ekonomia keq u rriten interesat e bankes deri ne 10%. Imagjino tani se sa shume eshte rritur kesti mujor dhe u detyruan shume ti humbnin shtepite sepse kush si blinte por ta paguanin nuk kishin mundesi.

Qeveria nuk e pranon kurre se ekonomia eshte keq deri ne momentin kur jane te detyruar ti tregojne publikut sepse s'kane si ta fshehin me. Ekonomia ka qene ne renje prej kaq kohesh por ka arritur aty sa nuk mban me dhe e kane pranuar.
 
Redaktimi i fundit:

korado

President
amerika asnjehere nuk eshte mesuar te fshihet prapa historise.ajo gjithmone ka bere histori.une vetem kaq di te them.ne amerike qarkullon 65% e kapitalit boteror dhe nuk ka vend tjeter qe te pakten tia arrije asaj.Pastaj edhe neqoftese do te vdese e gjithe bota amerika do te vdese e fundit...

rrofte amerika!
 
Top