Mëngjesi është më se i nevojshëm për fëmijët

Erblinaa

Anëtar i ri
Gjatë një ankete të zhvilluar me fëmijët australianë është vërejtur se rreth 22% e fëmijëve shmangin mëngjesin së paku tre herë në javë, derisa 20% tjerë atë e bëjnë një ose dy herë në javë.

Shkaku më i shpeshtë i mos-ngrënies së mëngjesit te fëmijët kishte qenë mungesa e kohës ose lodhja dhe mosinteresimi. Disa studime e lidhin mëngjesin edhe me rezultate të mira në shkollë dhe me gjasat më të vogla që fëmija të bëhet i mbipeshë. Po ashtu, fëmijët që nuk e hanë mëngjesin, kanë më shumë gjasa të gjejnë kënaqësi të mëvonshme në konsumim të qumështit dhe produkteve kalorike të tij, pastaj pemëve dhe perimeve si dhe ëmbëlsirave. Prindërve u takon që t’i mësojnë fëmijët e tyre ta konsumojnë vazhdimisht mëngjesin, bëjnë të ditur shkencëtarët./ikubinfo/
 
Top