Merret vendimi/ DASH: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen NON-GRATA për të hyrë në SHBA

lg.php

lg.php

lg.php

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të shpallë “non-grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjithashtu hyrja në SHBA do ti ndalohet dhe familjes së tij, bashkëshortes dhe fëmijëve.

lg.php

lg.php

Lajmin e ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit në administratën e presidentit Joe Biden, Anthony Blinken, i cili thotë se vendimet e Berishës “minuan demokracinë në Shqipëri.
“Veprimet korruptive të ish Presidentit Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Sot shpall publikisht Berishën dhe familjen e tij të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të #BashkuarKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
gdegherh4rh4h

/Fastnews
 
Qe është pensionist, do te thotë qe krimi nuk duhet ndëshkuar? Nuk iu kuptoj ju Demokratët, qe jeni kaq te verber, sa mbroni krimin, dhe kriminelin. Ky eshte njeriu me i korruptuar.Dhe jo vetem i korruptuar, por i ka lyer duart edhe me "gjak". Cdo gje e keqe ka ndodhur në këtë vend postkomunizmit, mban emrin e tij. Hapni syte dhe shihni te vertetat që iu bëjnë MU para syve.. mos i dilni mbrojë nje njeriu qe me kohe duhej te ishte pas hekurave. Se na eshte bere super milioner me rroge shteti?
Po rri o Abis .. krimineli me i madh po drejton vendin.. ti do me na tregu oder apo ps .. qe sja keni as idene e komunizmit.
Le te denohen ata qe e shkaterruan ket komb qe po drejtone akoms kete vend.
Dhe ta pushkatojne Salen .. asgje sdo ndryshoje .. ty shpirtin po ta merr sot Rama.. kaq kupto.
 
Rama eshte hajdut dhe bipolar por jo kriminel.
 
Në lidhje me këtë Berisha u shpreh se do të padisë së Paris, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Reagimi i fortë ka ardhur edhe nga Zylfie Haklaj, e njohur ndryshe si Shota e Tropojës. Në një reagim për TCH, ajo ka deklaruar se ky është vetëm fillimi për të.

REAGIMI

‘Sali Berisha, Boll hangre me mashtrime. Sali Berishes ju paska prekur “dinjiteti”! Nje pyetje do ta kisha? A ka kush tjetër dinjitet përvec teje dhe familjes tënde në Shqipëri? A kanë dinjitet 2000 shqiptarë dhe familjet e tyre që u vranë në Jug të Shqipërisë në vitin 1997 nga thirrjet tuaja për lufte civile ? A ka dinjitet Remzi Hoxha dhe familja e tij? Që as varri nuk i dihet! A kanë dinjitet katër protestuesit dhe familjet e tyre që u vranë më 21 janar 2011 para Kryeministrisë? A kanë dinjitet 26 viktimat e Gërdecit dhe familjet e tyre? A kanë dinjitet të gjitha ato familje në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë që i nxit për vëllavrasje? Sali Berisha të ka nxanë besa dhe besimi që të ka bërë popullit shqiptar. Duke mos përmendur përfitimet tuaja materiale, që para jetëve të vëllezërve dhe motrave janë vetëm thërrime, shtëpitë tuaja në Gjirin Lalzit, Farkë e gjetkë, dhe tani sëfundmi me avokat ndërkombëtar! Kë shpërdoruar besimin, jetët dhe djersën e popullit. Në vitet 1990 ju hoqe shqiptarëve, që ti, do t’ju sillje ndryshimin dhe të besuan, ti i preve në besë dhe besëpremi herët a vonë e paguan. Jo vetëm që nuk e solle ndryshimin e premtuar por e shkatërrove Shqipërinë dhe shqiptarët e dalë nga një diktaturë e egër dhe gjakatare, ti si një ishkomunist spiun e dërgove në skëterrë Shqipërinë, e bëre atë që asnjë regjim sado gjakatarë i mëparshëm nuk e ka bërë. Nxite gjakmarrjen dhe vëllavrasjen, përcave Shqipërinë dhe shqiptarët, nxite luftë civile Jug – Veri si askush më parë. Furnizove tanket e serbit me naftë në një kohë që bota e civilisuar ju kishte bërë embargo, ti furnizoje me naftë tanket serbe kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe tani thua kam mbrojtur kufijtë shqiptarë! Kur vriteshin dhe priteshin vëllezërit tanë të Kosovës në tokat shqiptare ti heshtje dhe e bëje të paditurin, ti nuk dije gjë për Remzi Hoxhën, ti nuk e njihje Ilir Konushefcin dhe Ahmet Krasniqin ti nuk e njihje Adem Jasharin dhe Zahir Pajzitin që arrestoheshin në tokën amtare. Sali Berisha kë shpërdoruar besimin e popullit, të ka nxënë besimi i tyre. Për ty ky është vetëm fillimi.

“Ai zhduku familjen e Haklajve dhe Azem Hajdarin”/ Shpallja ‘non grata’ e Berishës, reagon djali i Remzi Hoxhës dhe trondit me detajet që bën publike: Mbyti edhe prokurorin...​

Djali i të ndjerit Remzi Hoxha ka reaguar për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Kujtojmë që Remzi Hoxha është zhdukur në Shqipëri në vitin 1995 pasi u rrëmbye nga ish-SHIK i Gazidedes. Djali i tij tha dje në median e Kosovës se vendimi i SHBA për të ndaluar Sali Berishën dhe familjen e tij të shkojë në SHBA ishte një vendim i shumëpritur nga familja Hoxha, dhe si reagim për krimin mostruoz që i ndodhi babait të tij Remzi Hoxha. Duke folur në Kanali 10 në Kosovë, Ardian Hoxha tha se Sali Berisha është anti-shqiptari më i madh i të gjitha kohërave.

“Unë Sali Berishën e njoh që prej 25 vitesh e gjysem, kur ka djeg dhe përvëlu familjen tonë dhe ne nuk i kemi eshtrat e babës. Pra 25 vite nuk kemi varr për babën. Nuk ka vdek as në luftë por në Shqipërinë e lirë, në Shqipërinë nënë dhe shumë njerëz që kanë humbur kokën për atë Shqipëri dhe atë flamur.

M’u më është imponuar me ne ndjek gjithçka për Sali Berishën. Dhe ne e dimë që ka zhduk familjen e Haklajve dhe Azem Hajdarin. Unë po them se çka ka bërë.

Vendim gjyqsor ka dhe ka ndodhur në kohën kur ka qenë në pushtet Sali Berisha dhe e ka penguar me të gjitha forcat se gjithë institucionet I kishte në kontroll. Diku një muaj para përfundimit të procesit gjyqsor e mbysin prokurorin e cështjes, një muaj para se të shpallet verdikti. Dhe fajin ia lenë një personi, Ilir Kumbaros që e kanë mbrojt me mish e me shpirt. Dhe kur u kap në Angli i çonin dosjet e mangëta vetëm që ai të ikte prej drejtësisë. Vendim ka dihet me emer dhe mbiemër por strehohet. Berisha dashje pa dashje është 30 vjet në politikën në Shqipëri. Dhe është prej njerëzve të mencëm, prej njerëzve që ka marrë mësim prej Enver Hoxhës dhe është munduar me udhëheq në Shqipëri me një lloj, me një model të ri të diktaturës. Dhe ndoshta dhe s’kishte mundur kaq gjatë, me luajt fair dhe mos me bë eleminime fizike të njerëzve.

Unë them se Berisha dhe e them pa emocione, do jetë antishqiptari më i madh i të gjitha kohërave. Unë nuk kam lidhje me Edi Ramën, as Fatos Nanon, as ata nuk i dua hiç, se ata nuk kanë bërë asnjësend për me zbardh rastin tim. Në aspektin politik nuk më intereson asnjë individ politik. Por Sali Berisha neve na ka djeg, dhe mua me ka rënë me percjell Sali Berishën. Ai ka shitur naftë Serbisë kur lufta është bërë në Bosnje, ai ka thyer embargon; ai ka bërë shumë punë të keqia dhe është njollë, është pjesë e historisë, po është njollë e shqiptarëve dhe shyqyr po eleminohet nga politika”, tha Ardian Hoxha.

Remzi Hoxha, aktivist dhe biznesmen Kosovar u rrëmbye nga SHIK I dikurshëm në 21 tetor 1995, në moshën 39 vjeçare.

Pas torturave mostruoze mendohet se Remzi Hoxha vdiq prej tyre në bazën e SHIK në Vain të Lezhës.
 
Në lidhje me këtë Berisha u shpreh se do të padisë së Paris, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken. Reagimi i fortë ka ardhur edhe nga Zylfie Haklaj, e njohur ndryshe si Shota e Tropojës. Në një reagim për TCH, ajo ka deklaruar se ky është vetëm fillimi për të.

REAGIMI

‘Sali Berisha, Boll hangre me mashtrime. Sali Berishes ju paska prekur “dinjiteti”! Nje pyetje do ta kisha? A ka kush tjetër dinjitet përvec teje dhe familjes tënde në Shqipëri? A kanë dinjitet 2000 shqiptarë dhe familjet e tyre që u vranë në Jug të Shqipërisë në vitin 1997 nga thirrjet tuaja për lufte civile ? A ka dinjitet Remzi Hoxha dhe familja e tij? Që as varri nuk i dihet! A kanë dinjitet katër protestuesit dhe familjet e tyre që u vranë më 21 janar 2011 para Kryeministrisë? A kanë dinjitet 26 viktimat e Gërdecit dhe familjet e tyre? A kanë dinjitet të gjitha ato familje në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë që i nxit për vëllavrasje? Sali Berisha të ka nxanë besa dhe besimi që të ka bërë popullit shqiptar. Duke mos përmendur përfitimet tuaja materiale, që para jetëve të vëllezërve dhe motrave janë vetëm thërrime, shtëpitë tuaja në Gjirin Lalzit, Farkë e gjetkë, dhe tani sëfundmi me avokat ndërkombëtar! Kë shpërdoruar besimin, jetët dhe djersën e popullit. Në vitet 1990 ju hoqe shqiptarëve, që ti, do t’ju sillje ndryshimin dhe të besuan, ti i preve në besë dhe besëpremi herët a vonë e paguan. Jo vetëm që nuk e solle ndryshimin e premtuar por e shkatërrove Shqipërinë dhe shqiptarët e dalë nga një diktaturë e egër dhe gjakatare, ti si një ishkomunist spiun e dërgove në skëterrë Shqipërinë, e bëre atë që asnjë regjim sado gjakatarë i mëparshëm nuk e ka bërë. Nxite gjakmarrjen dhe vëllavrasjen, përcave Shqipërinë dhe shqiptarët, nxite luftë civile Jug – Veri si askush më parë. Furnizove tanket e serbit me naftë në një kohë që bota e civilisuar ju kishte bërë embargo, ti furnizoje me naftë tanket serbe kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe tani thua kam mbrojtur kufijtë shqiptarë! Kur vriteshin dhe priteshin vëllezërit tanë të Kosovës në tokat shqiptare ti heshtje dhe e bëje të paditurin, ti nuk dije gjë për Remzi Hoxhën, ti nuk e njihje Ilir Konushefcin dhe Ahmet Krasniqin ti nuk e njihje Adem Jasharin dhe Zahir Pajzitin që arrestoheshin në tokën amtare. Sali Berisha kë shpërdoruar besimin e popullit, të ka nxënë besimi i tyre. Për ty ky është vetëm fillimi.

Po mire keta haklajt ..nga na dolen kaq te forte e te armatosur deri ne dhemb ?
Dhe te drejte per te hedh ne gjygj e ka cdo njeri i lire .
Flm ?
 
Dhe si njeri i lire ai mund te coj kedo para gjykates kombetare dhe nderkombetare , por e dorezoi ai mandatin e deputetit?
 
Dmth te mbrosh nje njeri me curiculim te tille ...bohhh
Nejse ti e di :)
Une te kerkova fakte .. sic sulmohet ashtu duhen shqyrtuar ana tjeter .. dua te di ku dhe pse kish kaq force kjo familja ?
Per tu mbrojtur ligjerisht dhe me kushtetute te cdo vendi denokratik ka te drejte qe nga lindja.
Ja cfare duhet te mbrosh .. se keshtu me euforizem nuk ecet.
 
Ate do Rama te dorezohet .. po aq me shume i bije rama aq me shume i shtohet ymri Berishes lol
Nuk di une cdo Rama , di qe saliu po shkon de facto e de juro si deputet i te djathtes ne kete lufte ligjore e kjo e perjashton individin nga pushteti.
 
Une te kerkova fakte .. sic sulmohet ashtu duhen shqyrtuar ana tjeter .. dua te di ku dhe pse kish kaq force kjo familja ?
Per tu mbrojtur ligjerisht dhe me kushtetute te cdo vendi denokratik ka te drejte qe nga lindja.
Ja cfare duhet te mbrosh .. se keshtu me euforizem nuk ecet.
Faktet i ke te publikuara nder vite dhe kerkesa jote eshte si ajo shprehja "bejme cik mjergull"
Faktet jane te perseritura e sterperseritura por ne besojme cduam :)
 
Faktet i ke te publikuara nder vite dhe kerkesa jote eshte si ajo shprehja "bejme cik mjergull"
Faktet jane te perseritura e sterperseritura por ne besojme cduam :)
Kjo eshte mjegulla pra .. ja pikerisht kjo nga ana jote.. jane publikuar me vite lol
 
Kjo eshte mjegulla pra .. ja pikerisht kjo nga ana jote.. jane publikuar me vite lol
po jane hedhur dhe ktu o endrra , 97, gerdec afere e te birit, rruga e kombit, shitja e detit,
thyerja embargos se naftes, serio e ke ti tani?
 
Top