Merrni ngjyrë me anë të produkteve të nxirjes

Erblinaa

Anëtar i ri
Merrni ngjyrë me anë të produkteve të nxirjes
Koha e verës po afrohet, por ju jeni të padurueshëm për të marrë ngjyrë para kohës! Produktet e nxirjes janë një zgjidhje për ju, madje edhe më e shëndetshme se qëndrimi në diel apo solarium.

A janë të efektshme dhe të sigurta losionet dhe kremrat e nxirjes pa rrezitje? Një pjesë e madhe e dermatologëve thonë se po, madje ka nga ata që këtë e quajnë si një opsion më të shëndetshëm.

Qëndrimi i gjatë në plazh ose nxirja në solariume janë metoda të cilat ndikojnë dukshëm në plakjen e parakohshme të lëkurës si dhe janë faktorë që çojnë edhe në paraqitjen e kancerit të lëkurës.

Por, nxirja me anë të preparateve pa rrezitje ka një efekt pozitiv pa efektet e padëshiruara të përmendura.

“Sigurisht se është një metodë shumë më e mirë se sa qëndrimi në diel apo në sallonet e nxirjes dhe ekspozimi ndaj dritave ultravjollcë”, thotë dermatologu Robin Ashinoff, nga Qendra Mjekësore Universitare në New Jersey.

Megjithatë gjithmonë para përdorimi të kremrave për nxirje pa rrezitje, ju këshillojnë të shikoni në paketim për të kontrolluar kualitetin dhe nivelin e prodhuesit.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Merrni ngjyrë me anë të produkteve të nxirjes

Ngjyren me te mire e mer nga djelli!
 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Merrni ngjyrë me anë të produkteve të nxirjes

gjith diten lakuriq rri kur ngroh koha kshu qe jam i zi si karbon skam nevoje per produkte pasi sbesoj se i bejne mire trupit
 
Top