Mesime nga libri "Princi i vogel"

princi-i-vogel.jpg



Meqe libri "Princi i vogel"nuk u zgjodh per kete muaj,(ndonese mbetet libri im i preferuar :D) mendova ta sjell si teme me vete ku ne mund te sjellim fragmente te librit prej te cilave mesojme shume ne te rriturit. :)


................................

" Te rriturit i pelqejne shume shifrat. Nese ju u tregoni per ndonje mik te ri, ata nuk u pyesin kurre per me thelbesoren. Nuk ju pyesin kurre per gjera te tilla: “Si eshte valle tingulli i zerit te tij?”, “Cilen loje pelqen ai me shume?”, “Koleksionon ai flutura?” Por ata ju pyesin per gjera te tilla si: “Sa vjec eshte ai?”, “Sa vellezer ka?”, “Sa kilogram peshon?”, “Sa e ka pagen mujore babai i tij?” Vetem keshtu mendojne ata t'ju njohin ju. Por neqoftese ju u thoni te rriturve: - Une kam pare nje shtepi shume te bukur me tulla te kuqe, me jasemina ne dritare dhe pellumba mbi cati...ata as qe jane ne gjendje ta parafytyrojne kete shtepi. U duhet t'u thuhet: Une kam pare nje shtepi qe kushton njeqindmije franga dhe atehere ata menjehere do te bertasin: Ah, sa e bukur qenka!"
 
"Une di nje planet, ku banon nje burre kuqalosh. Ai s'i ka marre kurre ere ndonje luleje. S'ka pare kurre nje yll. S'ka dashur kurre askend. S'ka bere kurre asgje tjeter, vec mbledhje aritmetike. Dhe tere diten e gjate perserit njesoj si ti: "Une jam burre serioz! Une jam burre serioz!" Dhe fryhet e krekoset. Mirepo, ai kurre s'ka qene njeri. Ai eshte vetem nje kerpudhe."

:D
 
Është çmenduri të urresh të gjithë trëndafilat sepse je gërvishtur me një gjemb,

të heqêsh dorë nga të gjitha ëndrrat sepse njëra prej tyre nuk u realizua,

të heqësh dorë nga të gjitha përpjekjet sepse njëra prej tyre dështoi.

Është marrëzi të dënosh të gjithë miqtë e tu sepse një të ka tradhtuar,

për të mos besuar më në dashuri vetëm sepse dikush ishte i pabesë ose nuk të ka dashur,

për të hedhur poshtë të gjitha shanset tuaja për të qenë të lumtur sepse diçka shkoi keq.

Gjithmonë do të ketë një mundësi tjetër,
një mik tjetër,
dashuri tjeter,
një forcë të re.

Për çdo fund, ka gjithmone një fillim të ri.....

"Dhe tani këtu është sekreti im, një sekret shumë i thjeshtë:
Vetëm me zemër mund të shihet drejtë; ajo që është thelbësore është e padukshme për syrin”.

|Antoine de Saint-Exupéry - Princi i Vogël, 1943.|

FB_IMG_1641935945203.jpg
 
Princi i vogel hapi gojen i pergjumur. I erdhi keq per vonesen e perendimit te diellit.
Filloi te merzitej. - Nuk kam c'te bej me ketu, - i tha mbretit. - Do te iki!
- Mos ik, - i tha mbreti, qe ndihej krenar qe tani kishte nje nenshtetas, - do te te bej minister.
- C'minister?
- Minister te... te drejtesise.
- Por ketu nuk ka asnje njeri qe te mund ta gjykoj.
- Kete s'e di askush, - tha mbreti. - Une ende s'e kam bere viziten rreth e perqark mbreterise sime. Jam shume i vjeter, s'kam as ndonje vend per karrocen, kurse e ecura me kembe me lodh aq shume.
- Oh, kam pare une, - tha princi i vogel, i cili u perkul, per te veshtruar ne anen tjeter te planetit tjeter, - Ja, edhe atje tutje nuk eshte askush... -

Atehere do te gjykosh veten tende, - ia ktheu mbreti. - Dhe kjo eshte me e veshtira. Eshte aq e veshtire te denosh veten tende, me e veshtire se sa te gjykosh te tjeret. Dhe nese ti ia del mbane t'i besh gjyq vete vetes tende, kjo do te thote se je njeri vertet i mencur.
 
- Kam ca ngaterresa me nje lule, - tha princi i vogel.
- Ah! - tha gjarperi.
Te dy heshten.
- Ku jane njerezit? - pyeti me se fundi princi i vogel. - A nuk ndihesh pak si i vetmuar ne shkretetire?
- Edhe ne mes te njerezve ndihesh i vetmuar, - tha gjarperi.
 
Top