Mëso të mos i duash ata që nuk të duan!

Mëso të mos i duash ata që nuk të duan!, poezi nga Benjamin Prado
benjamin-prado.jpg

Kjo poezi
është për t’u lexuar kur të mos jem pranë teje,
kur për ty të mos kujdesem dot më.

Mos u kënaq kurrë me dikë që nuk kupton
që ti je flakë më e vjetër nga zjarri,
që ti je arsyeja e jetës së tij.

Mëso të mos i duash ata që nuk të duan
dhe zgjidhe mirë se nga çfarë do të kesh frikë:
s’do të ketë hije ta fshehë atë çfarë do të kesh frikë ta shohësh.

Shpëto prej atij që mendon
se ajri qenkësh muri i së padukshmes
dhe ik prej atij që pandeh
se qenkësh më i lumtur ai që ka nevojë për më pak:
ai s’do të kishte nevojë për ty.

Mos u dorëzo, mos harro kurrë që trishtimi
është vetëm burokracia e dhembjes
dhe, nëse ndien që bota po përmbyset,
mos u rrek të mbahesh mbas një tjetri
që do të jetë duke rënë njësoj siç bie ti,
sikurse bëra unë me ty.

Një ditë
do të të duhet të zgjohesh për të shpëtuar ëndrrat e tua:
do ta mësosh një ditë që në premtimet
ka gjithnjë një xham të thyer
në të cilin era e ftohtë e gënjeshtrës ulërin.​

Mbaji mend të gjitha këto.

Mos i fshih ndjenjat e tua nga droja se t’u dalluaka brishtësia
si ata që për të ruajtur sa më mirë më të rëndësishmen
e humbin përgjithmonë.

Mba mend që nuk ka asgjë
që s’mund të ndodhë një ditë prej ditësh.
Mos harro që kjo vepër përfundoi.
Mos harro që tanimë i flet një teatri bosh.

Përktheu: Aurel Plasari

Mu duk interesante per ta sjelle me shume ne kuader te diskutimit! :)
Si do e komentonit?!
:)
 
Teper e bukur faleminderit qe e solle Soûl.:)
Ne radh te par Eshte bukur te arrish te diktosh kush te don taman dhe kush te lendon me apo vetedije .
Nese arrin te kuptosh kte dmth qe je ne ate fazen ku duhet ti thuash vetes te dua mbi cdo sepse sja vlen te duash personat qe nuk te meritojne.
Ata qe lozin me ndjenjat e tua
Ata qe te mbushin trupin me plage dhe harrojne qe Shenjat nui ikin kurre .

Ne fakt un e pranoj qe jam tip shume e prapt . Po dreqi ta haj kur dashuroj jap shpirtîn ndaj dhe nuk e fal lendimin .

Ne fakt e dua shume veten time dhe krenarin qe kam ndaj jam dhe shume selektive ne ato qe zgjedh te kem prane ne jeten time .

Then shkurt se e zgjata shume préféroj te jem me pak njerez qe me falin dashuri te vertete se sa e rrethuar me rob fake .😬
 
Ne fakt, kur lexova kete me erdhen ndermend disa vargje te Fatmir Mujes i cili tek nje nga poezite e tij thote:
"Po e nderove me shume se ka nder ne peshoren e tij mbetesh i pavlere. Secili mund te peshoje aq sa e ka peshoren.
Dora e paster ndotet kur te papasterit ja jep doren. C'te besh? Te vazhdosh te besh nder, sido te peshojne te tjeret ti mbetes i paster e i vlefshem". :)

Kaq per tani, se kjo poezia per cdo strofe kishte nje qasje por s'po kam kohe:)
 
Kam dashur,me kane dashur!
Kjo eshte pergjigjia e kesaj poezise.
Tjerat jane ujra ne te cilen kalon jeta njerzore,jo vetem dashuria si pjese e pervecme! :))
 
Une ata qe sme donin nk i doja, madje dhe kur beja dicka e nk ma kthenin mbrapsht me ngelte hatri.
Pastaj dikush me tha mos prit ate qe e jep se do zhgenjehesh, leri njerzit te veprojne si te duan😁
Mire e tha :d
 
Haha. serio te paska thene te verteten 😁
 
Gjithmonë jam akuzuar si person që nuk di të dua 😂,por e vërteta është që unë robt i dua me pastërti dhe jo me interes .Po mësoj të mos i dua të gjithë robt e të jem selektive. 😂
Tani dua veç veten me që ra fjala 🤣
 
E mirë mirë kur ti shohësh bananet e Dakut në dorë thua ti 🤣🤣🤣🤣
/me quite 😝
Hahahhaja... ma ka bere njera keshtu , para ca vitesh . Shkruajtem gati nje jave ... pastaj me tha jam mashkull 🤣🤣🤣
Me iku truri ... i kisha derguar edhe foto 🤣
 
Hahahhaja... ma ka bere njera keshtu , para ca vitesh . Shkruajtem gati nje jave ... pastaj me tha jam mashkull 🤣🤣🤣
Me iku truri ... i kisha derguar edhe foto 🤣
O loot 🤣🤣🤣ça nuk dëgjoj unë për këtë virtualitet 🤣🤣🤣
Sa paske vuajt më hëngërt mortja 🤣
 
O loot 🤣🤣🤣ça nuk dëgjoj unë për këtë virtualitet 🤣🤣🤣
Sa paske vuajt më hëngërt mortja 🤣
O, nuk e kisha ndjere ndonjihere veten me keq 🤣🤣
Po nuk e shaja as dot , se kisha friken e fotove 🤣🤣
Te lutem shume i thashe , se nuk te paragjykoj .. ke jeten tende por me ler rehat dhe te lutem fshiji fotot e mia . 😂😂😂
Kjo shtriga qeshte me lot ... ore po bej shaka ma bente , jam une . Po pse me mbushej mendja mua .. une perjetova shock 😂😂😂
 
A çmë bëre lëmsh 🤣🤣banane apo pjeshk ishte? 🤣
 
Top