Metroja më luksoze në botë

Tuana

Nada é por acaso!
f1_21metro1369125852.jpg


Riad, 21 maj – Secili që do të bëjë udhë me mjete publike të transportit, do të lakmojë kur të shohë metronë që planifikohet ta ketë Riadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite.

Plani i stacionit hekurudhor në kryeqytetin saudit më shumë i ngjan një projekti të ndonjë hoteli me pesë yje se sa një stacioni klasik.

Fasada do të disenjohet asisoji që të lëshojë rrezet e dritës, por që mbron në rrezet e ngrohta të diellit të shkretëtirës, ndërsa forma të përkujton simbolikisht dunat e shkretëtirës.

Sundimtari i këtij vendi, mbreti Abdullah, ka dhënë urdhër që punimet të kryhen brenda katër vjetësh, që sa për krahasim është koha që nevojitet për rinovimin e vetëm një stacioni në New York.

Ky projekt është vepër e arkitektit Zahe Hadid./kh/


21metro1.jpg

largest.jpg


21metro2.jpg


KAFD%20Metro%20Station_Exterior%2001.jpg
KAFD%20Metro%20Station_Aerial%2001.jpg
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Metroja më luksoze në botë

WOW, sa per temen, dhe pamjen, mirepo nje Allah e din sa do kushtoj kjo, e dim se sa njerez skan buke te hane,kjo me tmerron...
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Metroja më luksoze në botë

kryeveper.... puna i ben keto .
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Metroja më luksoze në botë

ku e gjete ti kte.. une e lexova ne nje reviste para nje jave, po pertova ta perkthej :p...
Madje doja ta sillja ne forum meqe Poeti e ka fiskim ZAha Hadidin :p e cila eshte ArkitektE, jo arkitekti sic thote shkrimi :D....


sa per temen:

Stili: zaha 100% po na lodhi kjo me kto volume, te beje pak ndryshim sa me thyer imazhin :p. edhe pse mua me pelqen... Sa per leket behet ne Arabi ku leket jane si nafta :D...
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Metroja më luksoze në botë

WOW, sa per temen, dhe pamjen, mirepo nje Allah e din sa do kushtoj kjo, e dim se sa njerez skan buke te hane,kjo me tmerron...


Eh princesha, sikur te mendonin te pasurit per ata qe nuk kane buke, bota do te ishte shume me ndryshe, por ku ia di pasaniku, hallin fukarase mi aman!?
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Metroja më luksoze në botë



Sundimtari i këtij vendi, mbreti Abdullah, ka dhënë urdhër që punimet të kryhen brenda katër vjetësh, që sa për krahasim është koha që nevojitet për rinovimin e vetëm një stacioni në New York.

Ky projekt është vepër e arkitektit Zahe Hadid./kh/

Cfare eshte ky krahasim banal???? Pse per inat te Amerikes po e ndertojne metron keta pffffffffffffffffffff. :jo:::cool:: Interesant me vije kur njerezit perdorin nacionalizem, kinse, edhe ne ngjarjet ku ska te beje gje me te ::cool::
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Metroja më luksoze në botë

Cfare eshte ky krahasim banal???? Pse per inat te Amerikes po e ndertojne metron keta pffffffffffffffffffff. :jo:::cool:: Interesant me vije kur njerezit perdorin nacionalizem, kinse, edhe ne ngjarjet ku ska te beje gje me te ::cool::

Kitrra nuk e besoj se e bejn per inat te tjeterkujt keta,se slodhen me ato pune, e paramendoj, vec me lodhe fakti se sikur me shume rendesi ti jepnin gjerave se cfare ndodhin neper bote, se sa gjerave qe te bejn metron me luksoze ne bote, do ishte pak me ndryshe. Nuk them vetem per keto, por ne bote ka njerez milarder, qe u rendon te japin 5 euro per nje fukara, e jep 5 milion per nje unaze, etj...Ky ehste nje realitet i hidhur, le ta gezojn ato metron, dhe fukarai le te gezoj ndonje enderr te bukur...
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Metroja më luksoze në botë

Kitrra nuk e besoj se e bejn per inat te tjeterkujt keta,se slodhen me ato pune, e paramendoj, vec me lodhe fakti se sikur me shume rendesi ti jepnin gjerave se cfare ndodhin neper bote, se sa gjerave qe te bejn metron me luksoze ne bote, do ishte pak me ndryshe. Nuk them vetem per keto, por ne bote ka njerez milarder, qe u rendon te japin 5 euro per nje fukara, e jep 5 milion per nje unaze, etj...Ky ehste nje realitet i hidhur, le ta gezojn ato metron, dhe fukarai le te gezoj ndonje enderr te bukur...

Nuk thashe se Arabia e bene per inat ngase e kuptoj se ketij shkrimit ja ka shkruar dy rreshta dikush, qe e ka shkruar, dhe qe vlon brenda nga inati :vetull: sa per te treguar se sa me i larte eshte AI se ATA.

Sa per ceshtjen e fukarallekut pajtohem plotesisht.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Metroja më luksoze në botë

O princeshe, po pse e beni kaq tragjike... Po kush eshte matesi i teprices?!.. se dhe une kshu kam pas menduar njeher e nje kohe. Po ndoshta investuesi i asaj metroje njekohesisht ka dhene dhe me miljarda per fukarenjte... Problemi i fukarallekun nuk eshte se ne harxhojme per gjera luksoze, se c'esht luks per ty nuk eshte per tjetrin. Psh ne kemi fukarenj qe flene ne dysheme, ateher pse ne njerezit e thjeshte qe ua qajme hallin kaq shume nuk fleme ne dysheme e cdo lek qe harxhojme per shtepine ti japim te varferve?Pse nuk hame sa me jetuar neve, por shkojme dhe ne restorante, pijme dhe akfe perdite, etj, Se jam kap dhe njeher me Loverboyn per ket pune. Ai qe nuk jep si u be metroja si nuk u be ska me dhene :D... kot se ka vene Zoti Zekatin. nqs tgjith do jepnin zekatin sdo kish fukarallenj nje bote, madje dhe kto gjera luksoze do i kishim pa problem :) (kjo puna zekatit i referohet vetem princeshes:p)
 
Redaktimi i fundit:

Didi

C'est la vie.
Titulli: Metroja më luksoze në botë

Tani nuk e kuptova kjo metroja eshte ndertuar apo akoma?

Se doja te dija ne cmimet do ishin te larta sic e ka vleren metroja lol
 
Top