Mikrobioma e zorrëve të njeriut

SHKENCË DHE SHËNDETËSI

Rreth 70,000 viruse të panjohura më parë gjenden në zorrët e njeriut
FB_IMG_1615546612796.jpg
Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 70,000 viruse të panjohura më parë, të cilët jetojnë në zorrët njerëzore dhe infektojnë bakteret që jetojnë atje. Por mënyra se si ato ndikojnë në trupat tanë është ende një mister.
E pabesueshme dhe shokuese njëherësh, por më se e vërtetë, shkruan Yasemin Saplakoglu për Live Science.

Mikrobioma e zorrëve të njeriut, ose bashkësia e mikrobeve që ne kemi në sistemin tonë të tretjes, luan një rol të rëndësishëm në tretjen e ushqimit dhe rregullimin e sistemit imunitar, raportoi më parë, Live Science . Por shumë studime kanë gjetur përkime të çekuilibrimit të mikrobeve të zorrëve, që ndikojnë në sëmundjen e mëlçisë, mbipeshën dhe alergjitë.

Megjithatë, derimsot ka dijeni të pamjaftueshme për mikrobiomën dhe ndikimin që japin në parametrat tonë shëndetësor. Megjithëse mikrobioma përfshin një shumëllojshmëri mikroorganizmash, përfshirë bakteret dhe viruset, studimet e mëparshme janë përqendruar kryesisht në bakteret e zorrëve, sepse ato zbulohen më lehtë.
Në një studim të ri, një grup hulumtuesish përdorën një metodë të quajtur metagenomics, për të identifikuar viruset. Kjo metodë përfshin analizimin e të gjithë materialit gjenetik nga një bashkësi mikrobesh së bashku, dhe pastaj hartëzimin e sekuencave individuale të gjetura për speciet specifike. Ata analizuan më shumë se 28,000 mostra të mikrobeve të zorrëve, të marra nga 28 vende.
Ky proces zbuloi gjenome të plota për më shumë se 140,000 lloje të viruseve që jetojnë në zorrët e njeriut. (Një person i vetëm, megjithatë, mbart vetëm një pjesë të këtyre specieve.)

Megjithëse shumë lloje të viruseve jetojnë në zorrë, ata u përqendruan në viruse që mund të infektojnë bakteret, të quajtura "bakteriofage" ose shkurt "fage".
Studiuesit e kufizuan qëllimin e tyre në bakterofagët, sepse "ne jemi akoma duke kuptuar rolin e tyre në shëndetin e njeriut", tha autori kryesor i studimit, Luis Camarillo-Guerrero, një i sapodiplomuar i PhD nga Instituti Wellcome Sanger në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka shtuar se "shumë nga këto viruse të zbulura, ndoshta nuk është shumë e sigurt të thuhet, por pjesë e konsiderueshme prej tyre nuk janë të dëmshme për ne. Ata janë thjesht përbërës integral i mikrobotës së trupit tonë. "
Fagët mund të luajnë një rol qendror në mikrobiomën e zorrëve - për shembull, duke siguruar pritësit e tyre bakterialë me tipare të favorshme dhe duke ndikuar në zhvillimin e këtyre baktereve.
"Meqenëse bashkësitë bakteriale janë një përbërës kritik i zorrëve tona, nuk është e vështirë të imagjinohet që fagët mund të kenë një rol kryesor në ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm në zorrën tonë," i tha Camarillo-Guerrero Live Science në një email.
Sidoqoftë, ka raste të njohura kur fagët kanë kontribuar në sëmundje; për shembull, si difteria, një infeksion serioz bakterial dhe botulizmi, një sëmundje serioze që sulmon nervat e trupit. Këto shkaktohen nga toksinat që janë të koduara nga gjenet e fagut.

Studiuesit botuan gjenomat e këtyre viruseve që pushtojnë bakteret në një bazë të dhënash të re, që ata krijuan të quajtur "Databaza e Gage Phage", e cila mund të përdoret për të drejtuar studime të mëtejshme mbi këto viruse, tha Camarillo-Guerrero. "Një gjenom është si projekti i një organizmi," tha ai. "Sasia e informacionit që ne mund të nxjerrim nga njohja vetëm e sekuencës së ADN- së së një organizmi është shumë e madhe."
Përgatiti: Albert Vataj
 
Top