Milan fiton mes polemikash, verdhekuqtë kontestojnë arbitrin

9a5b6170605653bad2d2b3a667a4d7b4o2-1100x620.jpg

Milan ka marrë një fitore mes polemikash në ndeshjen e radhës ndaj Romës, duke mbajtur ende gjallë shpresat për të luftuar për titullin kampion të Serie A.

Kuqezinjtë u imponuan 1-2 ndaj kryeqytetasve në një ndeshje shumë të bukur, por që u vendos nga disa episode të arbitrit kryesor Guida.

Ndeshja filloi me raste të pastra shënimi që në minutat e para të saj, por vendasit ishin me fat dhe iu falën një Pau Lopezi në formë të shkëlqyer.

Në minutën e 43 pas shumë shkëmbimeve të mëparshme arbitri i rikthehet një ndërhyrjeje në zonën e Romës dhe drejtohet tek VAR, këmba e Fazio shkel Calhanoglu dhe heq topin mbi vijën e zonës, për kryesorin është penallti. Kessie nuk gabon dhe kalon të tijtë në avantazh.

Pjesa e dytë nis me një supergol të Veretout që barazon shifrat në 1-1. Në minutat më të mira për vendasit. Mancini neglizhon Rebic i cili tregohet i saktë dhe e çon topin në cepin e portës aty ku Pau Lopez nuk mund të arrijë.

Në minutën e 77 vjen dhe rasti për të cilin verdhekuqtë protestuan më shumë. Mkhitaryan kryen disa triblime të bukura në zonë dhe në momentin e fundit pengohet nga Theo. Për kryesorin Guida nuk ka asgjë. Ekipi vendas proteston i gjithi dhe arbitri ndëshkon me të verdhë armenin dhe trajnerin Fonseca.

Episodet e kësaj ndeshje pritet të jenë në qendër të vëmendjes dhe moviolës gjatë kësaj jave duke qenë se nuk lejoi dhe shkëputjen e Interit në krye të tabelës nga rivalët e qytetit.

A2news.com
 
Top