Milani fiton edhe pse me shumë mungesa, merr vendin e parë në grup

hauge-1-1100x620.jpg
Edhe pse me shumë lojtarë të rinj në formacion, Milani koleksionoi një tjetër fitore, duke mundur 0-1 Sparta Prague-n, ndërsa humbja e Lille-s ndaj Celtic i ka dhënë vendin e parë kuqezinjve.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënuan nga norvegjezi Hauge, i cili realizoi në pjesën e parë. Ndërkohë, Lille mori humbjen e parë në grup, e cila e zbriti në vendin e dytë në klasifikim.

Më herët, Napoli, edhe pse me barazim ndaj Sociedad, arriti të marrë vendin e parë në grup, duke bërë që në fazën e ardhshme të ketë një short më të lehtë.

Në ndeshjet e tjetër, të cilat ishin të fundit të fazës së grupeve, bie në sy humbja e Romës ndaj CSKA Sofia, si dhe fitorja 2-4 e Arsenalit ndaj Dundalk në transfertë.

A2news.com
 
Top