Milkdromeda

Aki

misfit
Pasi nuk ekzistonte kjo teme, te vazhdojme te enderrojme edhe per pak me larg, pse jo?

Po mendohem ne fakt pse nuk e kane quajtur kete Andromilk - do dukej si nje mashkull qe ushqen me qumesht :D, por sado qe tingellon si nje cift i ri nga ata te yjeve te Hollywood-it, ky emer do i jepet galaksise se re qe do formohet pas ndeshjes/perplasjes se dy galaksive te medha Milky Way (ku jemi ne) dhe galaksise fqinje, Andromeda.
Mos u shqetesoni, nuk pritet te ndodhe dhe per 4-5 miliarda vite tjera, keshtu qe s'do jemi aty ta shohim.

C'mund te ndodhe? Mbase perplasje te disa yjeve, disa do 'hidhen' jashte e keshtu me rradhe (pritet qe per shkak te levizjes kaotike te galaksive dikur, sic ka ndodhur dhe me pare, ashtu edhe ne te ardhmen te behet perplasja dhe bashkimi i shume me shume galaksive ne nje mase gjigande).
Do behet bashkimi i dy vrimave te zeza gjigande qe ndodhen ne qender te te dy galaksive (nuk e beren kot Muse ate kengen Super Massive Black Hole, e dinin gjithe kohen se cdo ndodhe).
Sistemi jone diellor? Mbase do hidhet pak me larg nga qendra e galaksise ose do ta perzene jasht fare. Po ne? Eh deri atehere Toka do jete e pabanueshme nga nxehtesia e madhe qe do kete arritur planeti si rezultat i diellit te zmadhuar qe nje dite edhe do gllaberoje Token (supozohet).

Po tjeter? Nga hidrogjeni i mbetur ne disqet e galaksive dhe shtypja e madhe qe do i behet (nje presion qe sjell ne krijimin e yjeve) ne fund do beje booom dhe ja u formua nje kuasar dhe ne galaksine tone.

Po c'jane kuasaret? Oh vetem se disa nder objektet me gjijgande dhe me te ndritshme te universit. Imagjinoni nje vrime te zeze masive me mase te disa miliarda yjeve me nje disk levizes rreth saj dhe sic bien gazrat pluhuri nga disku drejt vrimes se zeze lirohet nje sasi e madhe e energjise qe lirohet ne forme te rrezatimit elektromagnetik dhe kshu duken si objektet me te ndritshme te universit.

Ja dhe foto te nje kuasari
1566079395161.png


Si do ndesheshin galaksite:


Ne shoqeri te kenges se ketyre cunave:
 
Top