Miqesia eshte nje forme dashurie

Si e mendoni?

  • Kush gjen nje mik gjen nje thesar.

  • Kush gjen nje mik gjen njeh veten e vet.

  • Miqesia e vertete nuk egziston. Interesi dhe intrigat po.


Results are only viewable after voting.
"Kush gjen nje mik gjen nje thesar"
Sa here e kemi degjuar kete fraze?! A do te jete e vertete?
E gjithe historia jone eshte pikturuar me miq: ato te femijerise, ato te shkolles, ato te ngushte, ato te qefit, ato te zemres dhe ato te perjetshem.
Pa dyshim, secili nga ne ka lexuar nje mori fjalish dhe citate qe lavderojne miqesine dhe te qenurit mik.
Qe nga koherat e Aristotelit deri ne sot, ne epoken e social media, lexojme aforizma qe ktheksojne ose zvogelojne ndjesine e miqesise. Pa dyshim, studimet psikologjike dhe sociologjike konfirmojne perfitimet qe rrjedhin nga pervoja e miqesise gjate gjithe jetes.
Eshte e lehte te joshesh nga madheshtia e miqesise, nga aftesja e saj per te ndricuar nje bote shpesh te erret. Na vjen natyrshem te percaktojme veten dhe te behemi miq. Ne vitin 2011 Onu ka caktuar "Diten boterore te miqesise".
Natyrisht miqesia ofron avantazhe te shumta si ne aspektin fizik si ne ate psikologjik. Jo me kot, Hillman ofroi nje ftese pa skadence per te kerkuar shpirtin ne shoqerine, komunitetin, boten dhe sigurisht tek tjetri. Le të shohim së bashku se cila është psikologjia e kësaj marrëdhënie të aftë për të na bërë të provojmë një mori të humorit. Pse një mik konsiderohet një thesar?
2443a20335dca97dd7de7251894e213a.gif

Arketipi i miqesise
"Nje mik mund te ju tregoje gjera qe nuk doni t'i thoni vetes."(Frances Ward Weller)
Me shume sesa arketip, mbase duhet te themi arketipet, arketipet e shpirtit.
Flas per potencialin e mbyllur ne secilin prej nesh, per te cilin miqesia eshte e etur. Flas per miqesine si nje kerkim i vazhdueshem per nje dhurate supreme qe dikush tjeter mund te na dhuroje.
Miqesia eshte mencuria dhe ndjergjegjesimi i Urtit; guzimi, qendrueshmeria dhe forca e Luftetarit; mirenjohja, bashkimi, identifikimi dhe dashuri e Dashnorit; mirekuptimi, ushqimi dhe frytshmeria e Nenes se Madhe; duke imagjinuar dhe formuar Krijuesin, si dhe femijen e perjetshme te Puer-it. Nga kjo perzierje lindi miqesia e afte per ti zbuluar tjetrit historine e jetes tone te brendshme dhe psikike. Kemi nevoje per miqesine per te njohur veten tone, per tu perballur me anet tona me te errta dhe per ti ndare me dike.
Nietzsche tha se nje mik duhet te jete nje mjeshter ne artin e te gjeturit cfare mendon dhe ne artin e heshtjes dhe arkeotipet jan ndihmes te shkelqyeshem per kete. Ata na ndihmojne te ndermarrim rrugen e duhur drejt njohjes te tjetrit duke rrezikuar dhe hamenduruar, por dhe ne gjendje te jetojme ne heshtjen e vetes tone dhe te tjetrit.
Bisedat me te bukura mes dy miqve, mbase, jane ato te heshtura. Jane ato ku flet esenca e miqesise dhe jo zeri i keshillit apo kritika, jane ato te afersise emocionale dhe empatike; jane ato ku, ndersa heshtni se bashku, ndiheni me afer se kurre.
Me vijne ne mendje fjalet e Jung: Takimi i dy personaliteteve eshte si kontakti i dy kimikateve: nese ka nje reagim, te dyja transformohen.

Kuptimi i vertete i miqesise
Nuk e mbaj mend saktesisht kur vendosa qe Konradin te ishte shoku im, por nuk kisha dyshim se heret a vone ai do te behej. (F. Uhlman)
Nuk mendoj se egziston nje ndjenje e vetme dhe universale e miqesise. Perkundrazi, besoj se ekziston nje vend i brendshem, nje pike ku takohen nje ose me shume shpirtra udhetar, duke u bere timonier i tjetrit ne kerkim te te njejtes esence. Miqesine e imagjinoj si rrenjet e nje peme te madhe dhe te vjeter. Nje peme ulliri ose mbase nje selvi. Nje imazh ndoshta teper poetik?! Megjithate besoj se miqesia eshte poezi dhe duhet te vendoset ne nje dimension bukolik dhe idilik.
Mundohuni te imagjinoni rrenjet e nje peme te madhe... E bet?! Cdo peme ka rrenje dhe, ashtu si miqesia jone, ajo ka nevoj per nje baze ku te qendroj, ajo ka nevoj per nje toke, nje humus nga i cili te ushqehet. Pema, si dhe ne vete, ka nevoje te ushqehet duke filluar nga pjesa e saj me e fshehur, nentoke, ndonjehere e padukshme por eshte ajo qe shenon lidhjen e pare dhe te forte me ate qe do jete fryti i saj. Imagjinoni rrenjet si hija, pjesa me e erret e miqesise, pjesa qe peshon me shume se e gjithe bima, pjesa shpirterore. Miqesia eshte si nje fluks i madh energjik, nje arterie qe transporton energji dhe arrin ne cdo periferi duke mbushur veten dhe tjetrin me nje leng te perbashket.
Per te jetuar esencen e vertete e miqesise eshte e nevojshme te jemi te gatshem dhe te predispozuar per te mirepritur ket leng, te mirepresim tjetrin vetem pasi te kemi mirepritur veten tone. Nuk mund te jemi gati per te krijuar lidhje te reja pa pasur te qarte lidhjen tone te brendshme, pa kuptuar se cila eshte "pjesa jone e erret" qe ndoshta nje dit dikush do te jete ne gjendje ta ndricoje.
Por miqesia mund te jet dhe nje ose me shume xixellonja ne nje pyll te erret. Enrico Varrani, psikoanalist italian, duke folur per profesionin e tij deklaroi se: te degjosh, te veshtrosh dhe te veprosh, duhet te shkoje krah per krah duke harruar, kujtuar dhe kuptuar. Besoj se keto fjale i pershtaten shume mire miqesise dhe jan esenca e vertete per te pasur kontakt me realitetin psikik te tjetrit. Nje mik i vertete duhet te dije te degjoje dhe mos te degjoje me vesh, duhet te dije te shohe dhe mos te shohe me sy, por mbi te gjitha ai duhet te ket deshire per te ndertuar nje miqesi. Cicero ne De Amicitia thot qe jeta nuk eshte jete pa miqesine dhe mendoj se ka te drejte, sepse nje mik na ben te njohim pjesen tone te erret ne menyre te qart dhe nese kjo nuk ndodh, sdo jetonim por mbijetonim.

Miqesi apo dashuri?
Nje marredhenie miqesie midis meshkuj apo femra, eshte gjithmone nje marredhenie dashurie. (Dacia Maraini)
Secilit prej nesh i ka ndodh te pakten nje here ne jet ti bej vetes ket pyetje apo ta degjoj nga dikush tjeter. Me siguri ka ndodhur te kemi pare miq qe jan larguar ose thjesht jan zhdukur pasi kan nisur nje marredhenie te re dashurore. Mua me ka ndodhur dhe me kan thane qe kan bere nje zgjedhje. E kam pyetur veten: pse duhet te zgjedhesh? Dashuria dhe Miqesia jan 2 faqe e te njejtes monedhe.
Miqesia eshte nje form dashurie. Le te mendojme per nje cast per etimologjine e fjales mik (nga latinishtja Amicus), kjo ka te njejten rrenje si folja e dashurise dhe do te thot "ai qe te do". Miqesia eshte nje reflektim. Refkletimi jon tek tjetri, njesoj si dashuria. Pse te privohemi nga kjo? Te mendojme se jemi ne gjendje te menaxhojme nje marredhenie te vetme afektive dhe mos te jemi ne gjendje ti kryqezojme ne nje rrjet te vetme, eshte nje vizion shum pesimist. Ndoshta na frikson aq shum ta shohim veten ne dy shpirtra, sa qe preferojme te anullojme njeren prej tyre. Per te qene ne gjendje te jetojme plotesisht marredheniet tona, duhet nje disponibilitet i kujdeshem dhe i respektueshem, nje kuriozitet jo-pushtues, nje aftesi per te qene neutral dhe shum vetdije.
Filozofi gjerman Max Scheler beson se aftesia per te dashuruar eshte berthama themelore e njeriut si dhe niveli me i larte i vet jetes morale.
Duke parafrazuar mendimin e tij, miqesia eshte nje form dashurie, nje burim qe ushqen dhe ushqehet me gjithcka qe vjen nga tjetri. Ne fakt, miqesia nuk eshte vetem nje marredhenie, por nje trashegimi. Varet nga ne a jemi te afte ta mirepresim dhe ta trashegojme. Ne fillim te cdo raporti, vet-pergjegjesohemi: "Duhet te jem i respektueshem","duhet ti jap besim", "duhet te jem pergjegjes". Sa shum duhet?! Mjafton te jini vetvetja. Miqesia nuk eshte detyrim por liri. Liria per te treguar veten ne brendesine tone te paperpunuar dhe te zhveshur dhe te lejojme te vishemi nga ky fluks energjik.
Miqesia nuk eshte nje rruge e ngushte, por nje rrafshine e hapur ku mund te konvergjojne shum shtigje.
Miqesia i ngjan dallendyshes qe nuk le asnje gjurme te fluturimit te saj ne qiellin e pafund.
9316817e49df21f3aab94088b57724da.jpg

Miqesia eshte nje dhurate.
Nese beheni miq me veten tuaj, sdo te jeni kurre vetem (Maxwell Maltz)
Me ndodh shpesh te lexoj se Dashuri eshte te dhurosh. E njejta gje vlen dhe per miqesine.
E dime shum mir qe nje marredhenie qofte miqesie apo dashurie, eshte shume e rrezikshme. E dime shume mir qe rrjeta e zhgenjimit dhe e vuajtjes eshte aty ne qoshje. E dime shume mir cilat jan pasojat kur nje marredhinie merr fund por prape se prap jemi ne gjendje te rifillojme perseri, pa dijenin se cdo her fillojme perpara nga vetja jone. Por, eshte pikerisht kjo qe dhurojme: vetja jon qe behet ne. Eshte me e lehte te mashtrojme veten duke menduar se po i japim dicka tjetrit se sa te jemi te vetdijshem qe po i dhurojme veten tone.
Duhet shum durim per te mbjelle nje fare qe ndoshta nje dit do te japi nje frut, por dhe te pranojme qe korrja mund te shkoje dem. Eshte jashtzakonisht egoiste te mendosh miqesin si gezim dhenes dhe marres. Ne nje marredhenie nuk japim asgje me shum se ajo qe kemi ne brendesine tone. Magjia dhe kompleksiteti i psikikes eshte pikerisht kjo: kemi nevoj per nje objekt dashurie qe te njohim veten sepse nuk na mjafton vetja. Eshte thelbesore te pasqyrohemi ne shpirtin e dikujt tjeter qe te sigurohemi se sdo te pasqyrohemi ne erresiren tone. Eshte e vertet qe miqesia na shtyn te kerkojme dike qe na ngjan, nje njeri me te cilin mund te ndajm nje numer te madh interesash, mendime, ideale por eshte gjithashtu e vertet qe miqesia bazohet ne respektimin e diversitetit.
Nuk mund te jetojme kurre mire me nje kopje te vetes, por mund te jetojme mire me imazhin qe tjetri na pasqyron ne diversitetin tone.
Miqesia eshte nje proces individualizmi. Ndajme me tjetrin nje qellim te perbashket, domethene realizimin e plote te vetvetes permes imazheve qe i shpetojne kontrollit te sferes ndergjegjesuese per te treguar veten tone ne marredhenien qe krijojm.
Pavarsisht kohezgjatjes te marredhenies, ato jan imazhe te perjetshme qe do na shoqerojne gjat gjith ciklit ton jetesor. Ndoshta, midis dy njerez te lidhur ne nje marredhenie miqesie, nxitet nje lloj imagjinate Jungjiane qe na lejon te njohim te gjitha ato emocione te papershkrueshme me fjale por te pranishme ne veten tone.
Te kuptojme dicka rreth vetes tone perfshin nje qendrim mendor si kur perpiqemi te kuptojne nje poezi ose te interpretojme pikturen e nje artisti. Per te kuptuar identitetin tone, duhet te enderrojme me sy hapur dhe te mbyllur, duhet te inkurajojme shfaqjen e emocioneve, te ndjenjave, te pasioneve, te imagjinacioneve te reja dhe braktisjen e kujtimeve. Duhet te kuptojme qe miqesia nuk eshte nje kuti por nje permbajtje, produkti yne. Nuk jemi identiteti qe kemi ndertuar, jemi e verteta qe na ben te lire dhe qe zakonisht skemi deshire ta degjojme por qe miqesia na paraqet qarte. Askush mund te jet ne te vertet mik i nje njeriu nese nuk eshte perpara mik i se vertetes. (Sant'Agostino)

fb675b8d6d18d2543e96e8a173adf169.jpg


Konkluzioni
Cdo miqesi fillon me nje zgjedhje, ndonjehere e menduar, e rimenduar, e analizuar ne te gjitha palosjet e saj me te thella, here te tjera e trazuar ne dallgen e deshires dhe kenaqesise me shpresen se rritja e saj, do te superoj fantazine dhe imagjinaten e sajt qe presim te na dhuroje.
Ne fillimin e nje miqesie, energia e dashurise duhet te permbahet, si vrapimi i nje kali qe rrezikon te zbeh lirine e tij duke e shnderruar ate ne cmenduri. Duhet te vendosim disa kufi, te ngrejme mure, ne menyre qe te ndertojme marredhenie te verteta. Dashuria e thelle ka gjeresine e oqeanit; por perpara se ta navigojme, duhet ta permbledhim ate ne nje harte.
Mjafton te mendojme se sa miqesi mund te lindin, te rriten dhe te zhvillohen ne bankat e shkolles, ne klasat universitare ose ne nje bashkjetese. Na surprizon lindja e nje miqesie qoft e madhe apo e vogel. Surprizohemi cdo dit se kush jemi, potencialin qe kemi, aftesine per te dhuruar veten pa kushte.
Eshte surpriza e rizbulimit te vetes dhe te tjetrit, eshte si te shkrepesh fotografi dhe ti zhvillosh ne vetvete sikur me qen nje film pa fund. Eshte surpriza te shofesh fotografit, momentet e jetuara bashk dhe ato qe akoma duhet te vijne, pertej kufijve, hapesirave, dhe distancave qe sjan me te nevojitshme kur miqesia behet e sigurt si shtigje te njohura por qe hapen ne drejtim per zbarkime te panjohura.
Secili prej nesh, paksa si Odisseo, perpara se te shkonte drejt kolonave te Herkulit, duhet te jet gati per te gjitha keto ose, te pakten, te pergatitet per mirepritjen e asajt qe do te ndodhe.
Atehere, sa e drejt eshte shprehja qe kush gjen nje mik gjen nje thesar?
Nuk do ishte me e sakt te thonim qe kush gjen nje mik, gjen veten e tij?



- Përkthyer CherryBomb, marr: animafaarte
 
Last edited by a moderator:
@CherryBomb mos e merr si perkufizim.
Por, as nuk jam i zhgenjyer nga shoqeria, sepse i kam mirekuptuar, qe sapo i eshte prekur interesi jane hedhur perpjete.
Por e verteta per mua eshte qe çdo gje vertitet perqark interesit.
 
@CherryBomb mos e merr si perkufizim.
Por, as nuk jam i zhgenjyer nga shoqnia, sepse i kam mirekuptuar, qe sapo i eshte prekur interesi jane hedhur perpjete.
Por e verteta per mua eshte qe çdo gje vertitet perqark interesit.
Ne ket rast po me citon mua duke folur per interes, dhe me ty nuk e marr si Cherry por si Adel pergjigjen.
 
Dashuria dhe miqësia kanë tre gjëra të përbashkëta:
- Lindin nga e njëjta farë:”Vlerësimi”
- Rriten nën të njëjtën dritë:”Respektin”
- Dhe për të jetuar kanë nevojë për të njëjtin ushqim:”Të jesh”.

G. Donadei
 
PErgjethsisht jam dakort me pershkrimin e mesiperm,ne te gjitha pikat gjene dicka.
Ajo qe do kundershtoja eshte qe, miqesia nuk eshte e njejta ane sic eshte dashuria mes nje lidhje partneresh mashkull-femer,si rrjedhoje kur ne nisim nje lidhje dashurie s`ka pse perjashton miqesine.
Tjeter gje,koha apo prioritetet e perditshmerise,qe ste lene shume kohe,por sa do te kemi ne jete dashurine dhe miqesine ndoshta ne te njejtin person qe kemi partner,prape miqesia eshte dicka tjeter,eshte ajo pjesa ku miku apo mikesha ka pjese mendimi,shpirti dhe enderrimesh si ti,ndersa ne dashuri jo gjithmone dashurojme te njejten monedh me karakterin tone.
Dashuri te cilat ne fakt shumicen e hereve perfundojne ose ne nje lidhje te bezdiseshme ose ne ndarje.
Prandaj eshte shkruar qe miqesia eshte nje form dashurie por ska shum lidhje me konceptin ton te nje lidhje dashurore qe kthehet ne impenjim dhe detyrime. Sepse kjo e fundit nje dit mund te mbaroj sepse kerkon shum perkushim nga te dyja palet...
 
miqesia miqesi , po jo dashuri thjesht lloj tjeter si psh ajo qe ke per femin nje lloj ndjenje dhe ajo
 
Top