Mishi kokrra kokrra

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shprese,
javes Elbe-s, javes Spree-se.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
javes detit i palare,
javes drites i papare,
Prane sofres i pangrene,
Prane dijes i panxene,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se c'e shempne derbederet,
Mercenaret dhe bejleret,
Se c'e shtypne jabanxhinjte,
Se c'e shtrythne fajdexhinjte,
Se c'e pren' e se c'e vrane,
C'e shkretuan anembane,
Nene thundren e perdhunes,
javes Vjoses, javes Bunes.
Cirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, carmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres nje shenj' e pres nje drite,
Pres me vjet' e pres me dite,
Se c'u tera, se c'u mpaka,
Se c'u cora, sec c'u mplaka,
Lark prej vatres dhe prej punes,
javes Rinit, javes Tunes.
Cakerdisur, baterdisur,
Perpelitur dhe zalisur,
Enderonj pa funt, pa shprese,
javes Elbe-s, javes Spree-se.
Dhe nje ze vengon nga lumi,
Me bucet, me zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pelcet, kercet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjemon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punetore,
Qe nga Shkodra gjer ne Vlore!
Ky ilac e ky kushtrim
me ben djal' e me ben trim,
me jep forc' e me jep shprese,
javes Elbe-s, javes Spree-se.
Se pas dimrit vjen nje vere,
qe do kthehemi njehere,
prane vatres, prane punes,
javes Vjoses, javes Bunes.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shprese,
javes Elbe-s, javes Spre-se
 
Nuk e di qellimin e hapjes se kesaj teme por kjo eshte nje nga poezite e letersise shqiptare qe ka nje patos jashtezakonisht te larte, progresiv dhe shume konçiz.

E kam ditur permendesh qe femije dhe se kam harruar akoma sot.

Dhe po....kjo poezi ma ben me te vertete mishin kokrra kokrra.
 
SpaceGirl

BimBumBam
E lexova ne tru me zerat e filmit
Me rrenqethej mishi kur e shikoja dhe pse nuk e kuptoja
 
Nuk e di qellimin e hapjes se kesaj teme por kjo eshte nje nga poezite e letersise shqiptare qe ka nje patos jashtezakonisht te larte, progresiv dhe shume konçiz.

E kam ditur permendesh qe femije dhe se kam harruar akoma sot.

Dhe po....kjo poezi ma ben me te vertete mishin kokrra kokrra.
E lexova diku, dhe siç e that @PinkHeart po e mendoja me intonacionin e filmit. Jo vetem mishi kokrra kokrra, dhe syt me lot.

Qellimi?
- Ne kto vargje permblidhet realitetin I Shqiptarve te mjer.

Qe nga Shkodrra der ne Vlor?

Çohuni Shqiptar, shporrini... Por jo armikun Italian apo Gjermani, kto do ti quaja miq, te shporrim armiqt qe kemi ktu e 30 vjet...

Patjeter qe kjo teme si rendomte bien ne vesh te shurrdhet....
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL

Nuk eshte se bie ne vesh te shurdher ,thjesht mileti jane te lodhur dhe pa pike motovimi
 
Desa

“The truth can be a bad choice for a wise man”
Se pas dimrit vjen nje vere,
qe do kthehemi njehere,
prane vatres, prane punes,
javes Vjoses, javes Bunes.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shprese,
javes Elbe-s, javes Spre-se
Me ‘durim’ e pres këtë verë, si një ditë pas një Nate Polare si në Polin e Veriut.
 
Amara_La_Negra

Antarë i Respektuar
Nuk e di qellimin e hapjes se kesaj teme por kjo eshte nje nga poezite e letersise shqiptare qe ka nje patos jashtezakonisht te larte, progresiv dhe shume konçiz.

E kam ditur permendesh qe femije dhe se kam harruar akoma sot.

Dhe po....kjo poezi ma ben me te vertete mishin kokrra kokrra.
E vertete kjo qe thua por un diku aty nga fillimi e ngatrroj pak 🤪
Arsyeja e hapjes se temes eshte : posto mishin tend puçkurriza dhe arsyen pse 😂😂😂😂😂😂😂
 
Hera e fundit qe mu be mishi puçkurriza puçkurriza ishte sot ne mjes kur u zgjova.
Dola ne ballkon te pi kafe e duhan me te shkurtra😁
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
E kam interpretuar ne tetvjecare kte!

Po, reflekton nje realitet te forte!
Qe vazhdon akoma.
 
Top